Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Egzon Azemi arrestohet se protestoi para dy vitesh kundër Ramadan Mujës

Shko poshtë

Egzon Azemi arrestohet se protestoi para dy vitesh kundër Ramadan Mujës Empty Egzon Azemi arrestohet se protestoi para dy vitesh kundër Ramadan Mujës

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 14, 2016 3:25 pm

Egzon Azemi arrestohet se protestoi para dy vitesh kundër Ramadan Mujës


Egzon Azemi arrestohet se protestoi para dy vitesh kundër Ramadan Mujës Largea_unnamed-51457956467


Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një komunikate për media njofton e sot Policia ka arrestuar në shtëpinë e tij aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje Egzon Azemin, për protestën e mbajtur në Prizren dy vjet më parë kundër kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.
“Ramadan Muja, është i dënuar nga Gjykata për keqpërdorim dhe abuzim me detyrën por vazhdon të qëndrojë në liri dhe vazhdon të jetë kryetar i komunës. Kurse aktivistët e Vetëvendosjes që protestuan kundër tij vazhdojnë të përndiqen e arrestohen nga ky sistem i kapur i drejtësisë”, thuhet në një njoftim të VV-së.
“Iu bëjmë thirrje organeve të rendit që t’i lirojnë të gjithë aktivistët, dhe t’i ndalin përndjekjet ndaj tyre. Në anën tjetër, policia duhet të arrestojë zyrtarët e pushtetit kriminal, të cilët edhe pse formalisht janë të dënuar, vazhdojnë të qëndrojnë në krye të institucioneve”, vazhdon në njoftimin e VV-së.
Sipas njoftimit Ramadan Muja duhet të shkojë në burg, e jo aktivistët që protestuan kundër tij. Shteti ku hajnat dhe keqpërdoruesit e dënuar apo të padënuar vijojnë të rrinë në pushtet ndërsa protestuesit arrestohen, është shtet në shërbim të krimit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi