Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VV:Qeverisja e Ramadan Mujës si ajo e Hashim Thaçit

Shko poshtë

VV:Qeverisja e Ramadan Mujës si ajo e Hashim Thaçit Empty VV:Qeverisja e Ramadan Mujës si ajo e Hashim Thaçit

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 05, 2011 7:52 pm

VV:Qeverisja e Ramadan Mujës si ajo e Hashim Thaçit 174883_58483591999_4724447_n
VV:Qeverisja e Ramadan Mujës si ajo e Hashim Thaçit

Qeveria komunale në krye me Ramadan Mujën është bërë qeveri kundër qytetarit dhe në llogari të Hashim Thaçit. Keqpërdorimet dhe abuzimet me paranë publike të evidentuara së fundi në Komunën e Prizrenit nga Zyra e Auditorit Gjeneral të Kosovës gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2010, dëshmojnë qartë për institucionalizimin e vjedhjes dhe plaçkitjes sistematike të parasë publike nga ana e pushtetarëve lokal.

Një pushtet i tillë nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve dhe si i tillë është thellësisht jodemokratik dhe kryekëput në shërbim të kleptomanëve, me të cilët në kushte dhe rrethana normale duhet të merrej drejtësia.

Nuk mund të llogarisim në ndërgjegjen dhe moralin e këtyre politikanëve. E vetmja gjë që mund të llogarisim është presioni ynë qytetar.

Kjo është arsyeja pse ne përmes këtij aktiviteti simbolik, lokalizuam vendin ku kryhen keqpërdorimet dhe abuzimet dhe krimet e vazhdueshme të pushtetarëve të korruptuar në llogari të xhepave të tyre.

Kërkojmë nga Kryetari i Komunës Ramadan Muja, që së bashku me dorëheqjen e tij para pensionimit, të bëjë edhe denoncimin publik dhe ligjor të të gjithë personave përgjegjës për abuzimet e kryera ndër vite.

Qytetarët e Prizrenit nuk e meritojnë një qeverisje të tillë, nuk i meritojnë njerëz të tillë! Prandaj ata duhet të largohen.
VV:Qeverisja e Ramadan Mujës si ajo e Hashim Thaçit 270057_10150224171612000_58483591999_7624224_2699620_n


29 Qershor 2011
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra Prizren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi