Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sokol Demaku: Filxhani i kafes

Shko poshtë

Sokol Demaku: Filxhani i kafes Empty Sokol Demaku: Filxhani i kafes

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 26, 2009 10:53 am

Sokol Demaku: Filxhani i kafes U1_SokolDemakuSokol DEMAKU

FILXHANI I KAFËS

Në një lagje të qytetit jetonin dy fqinjë. Njëri ishte aq i pasur sa mos me ta marrë mednja, ndërsa
tjetri aq i vafër sa për tu çuditur.Për çdo ditë kur ata dilnin nga shtëpia takoheshin në rrugën e lagjës.
Kjo ishte bërë e zakont për ta. Një ditë prej ditësh i pasuri ndaloj kalin e tij, pas tij edhe zonja e tij dhe
ky e priti derisa iu afrua i varfëri.
E përshendeti. Si je zotni, a je mirë? Po, po mirë jam! Iu përgjegjë ky.
Ka kohë që të dy dalim në të njejtën kohë dhe pjekemi këtu.
Po zotni e mundur është, por si tia bejë, jam shumë i varfër, me duhet ta kërokoj fatin dhe kështu për çdo ditë dal nga shtëpia në këtë kohë dhe vazhdoj ditën si i pa krye.
Kisha pas dëshirë që një ditë të vish të më vizitosh, e fundit të pim nga një kafe së bashku tek une në konakun tim.
Po more zotni, po si të vijë unë e shef si jam?!
Rrobat e tija ishin të pista me një mijë lecka, zgjyrë të palara.
Unë po të ftojë e ti kur të mundesh eja!
Falmnderit zotni!
Një ditë e beri zemrën gur dhe vendosi ta qoj në vend fjalën e zotnis i varfëri. Ia mësyu derës dhe trokiti.
Paf në derë zonja!!!
Kush jeti? Cka kërkon këtu? E shef si je?
Paj, po bre zonjë jam e shef edhe ti vet si jam, por zotnia më ka ftuar!!
Cili zotni?
Hiqmu qafësh, e shef si je?!
Paj, po bre zonjë por zotnia me ka ftuar, i tregoni se e kërkojë unë e atëhere do shkoj.
Hyn zonja brenda i tregon zotnis.
Po, po, fute brenda unë e kam ftuar në kafe.
E shiqon me ironi zonja.
Del e fut brenda të varfërin.
Ai tenton të ulet në dyshemen që ishte e mbuluar me një tepih Bagdadi, se frigohet mos ia zhytë
zotnisë orendit.
Jo, jo, eja ulu këtu i drejtohet zotnia, ky kundershton, por duhet ta respektoj të zotin e shtëpisë.
Ulet në koltuk.
Fillojnë bisedën.
Zotnia e lut për drekë, por ky nuk pranon sepse ishin marrë vesh vetëm për një kafe.
Urdhëron zonjën tua sjellë nga një kafe.
Pasi i pin kafet i varfëri e lut zotnin që tia kqyr filxhanin pasi kishte dëgjuar se zotnia ia kishte zanat
kësaj pune. E kthen së prapthi filxhanin. Do presim pakëz sa të thahet. Pas pakëz zotnia mori filxhanin dhe i habitur iu drejtua mysafirit. E more zotni po kështu a puna. Eu sa vështirë e paske!
Po a tash po e di o zotni a?
Qebesa shumë jetë të vështirë paske!
Po bre zotni për këtë po e di, po cka mandej?
E lemë edhe pakëz le të thahet se nuk po shifet mirë.
Pas pakëz e muar serish zotnia filxhanin dhe po thot ”Lum për zotin, të lumin”. E Mysafirit i erdhi pakëz qehrja: Cka po thot tash bre zotni? Paj si po duket nuk qenka vështirë!
Po si nuk qenka vështirë lum zotnia, po çka po thot në filxhan???
Qebesa edhe nja dy tri vjet kështu e mësohesh me fukurallak e nuk ta nin fare!
E ishlla allahu të bënë qare!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi