Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sokol Demaku: Poezia ka lexuesit e vet

Shko poshtë

Sokol Demaku: Poezia ka lexuesit e vet Empty Sokol Demaku: Poezia ka lexuesit e vet

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 20, 2009 1:58 am

Sokol Demaku: Poezia ka lexuesit e vet U1_SokolDemakuPOEZIA KA LEXUESIT E VET

Nga Sokol DEMAKU

Në kuadër tër kremtimit të Ditës së flamurit dhe 97 vjetorit të Shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në qytetin Borås të Suedisë në organizimin e Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni dhe organeve të saj revistës mujore shqipe ”Dituria” dhe radios lokale në shqip Radio Dituria e në bashkëpunim me Këshillin komunal të Kulturës dhe Bibliotekën e qytetit në Borås u mbajt orë e madhe letrare në ”Javën e Bibliotekës Nordike”.
Këtë orë të madhe letrare në bibliotekëne qytetitit Borås e hapi sekretarja e Qednres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” zonja Gjyljeta Andersson, e cila në mes tjerash foli rreth rendësisë që ka 28 Nëntori për ne shqiptarët në diasporë dhe pasardhësit tanë këtu.
Manifestimin e hapën nxënësit e shkollave fillore me mësim në shqip këtu në Borås me recitimet e tyre kushutar flamurit, atdheut, kombit, shkollës. Ishte mahnitëse voglushja Arbëresah Jashari nxënëse e klasës së tretë me recitimin e saj të vjershës ”Flamuri”, pastaj Andi Baruti me poezinë e Naim Frashërit ”Mëmëdheu”.
Në këtë orë të madhe letrare merrnin pjesë poet shqiptar dhe suedez. Ne mesin e tyre Ibrahim Abedini, Hamit Gurguri dhe poetet suedez Lars Gastin, Anna Lisa Ekelund dhe Inger Dahlgren.
Poeti Ibrahim Aberdini beri promovimin e librit të tij më të ri ”Harro se ç`kemi biseduar”. Ibrahim Abedini, në pesëmbëdhjetë tregimet sa përmbanë libri ka shterur me fanatizëm të gjitha frazologjitë e gjuhës së qëndrueshme. Fjalët e urta popullore që ne i përdorim në jetën e përditshme, krahasimet e thashethemet e trevës së Strugës janë prezent në të gjitha tregimet që i japin një kolorit të veçantë shprehjeve gjuhësore të tregimeve. Tregimet e Ibrahimit me personazhet e tyre të qëlluara kanë kaluar nëpër periudha kohore të vështira, në kohën që ishte ”një pilaf me gozhda”.
Ndersa shkrimtari i mirënjohur shqiptar Hamit Gurguri prenzentoj librin e tij me të ri ” Ah, Toplicë” që ka dal nga shtypi këto ditë i cili temë boshte ka të kaluarën historike të shqiptarëve dhe rrjedhat e jetës. Libri u kushtohet qindra e mija viktimave shqiptare që pësuan nga terrori dhe masakrat e ushtrisë së Serbisë gjatë viteve 1877-1878 në Krahinën e Toplicës, në vise të tri regjioneve: ate të Toplicës, të Nisihit e të Pirotit.
Deshira e shkrimtarit është që këto viktima dhe ato të sotmet që pësuan në lufgtëne fundit në trojet etnike nga e njeta dorë të mos harrohen kurr dhe se dicka e tille mos të ndodhë askund në botë ma.
U pritë me ovacione edhe poema e shkruar nga Hamit Gurguri enkast për këtë mbëmje e që u kushtohet bashkëshortëve Xhevë e Fehmi Lladrovci që ranë heroikisht në fushën e betejës në luftën e fundit për clirimin e vendit.
Në këtë mbëmje të madhe letrare ishin pjesëmarrës edhe poetët suedez Lars Gastin, Anna Lisa Ekelund dhe Inger Dahlgren që janë aktiv në shoqatën Boråsbygdslyriken në Borås dhe pjesemarrës në manifestimet letrare poetike ”Poetry slam” dhe ”Borås oppen” në Borås. Një nder ta është Lars Gastin i cili tani ai mbush 80 vjeq. Ai thotë se poezia ka lexuesit e vet, të gjithë kënaqin ndokënd.
Eshtë interesante për të dëgjuar autorët duke lexuar veprat e tyre thotë ai. Ai u prit me ovacione nga publiku i pranishëm edhe pse lexoj në gjuhen amtare pra ne ate suedeze por të pranishmit shqiptar dhe suedez ishin ata qe përjetuan poezinë tij në shpirt.


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi