Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - KAH PO SHKON SHQIPTARI

Shko poshtë

AGIM GASHI - KAH PO SHKON SHQIPTARI Empty AGIM GASHI - KAH PO SHKON SHQIPTARI

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 20, 2016 11:33 pm

AGIM GASHI - KAH PO SHKON SHQIPTARI 10273411_10152152401729077_2143664983759400784_n



AGIM GASHI


KAH PO SHKON SHQIPTARIA?


AGIM GASHI - KAH PO SHKON SHQIPTARI 13466116_10153736795614077_3937420171836641187_n

Kah u nisë kjo shqiptari?
N`mes t`Evropes paska hi, 
N´plisa t´bardhë pa hajgare
Me shqiponjat dykrenare.


Hajt Arbëni e lumja ti
Për rininë që e ki.

Çka nuk bani në politikë
E banë trimat zemër çelik,
Me futboll e lidhë në fjalë 
Pa hoxhollarë dhe pa tradhtarë.

Shkuen n´Evropë se jem aty
Jo të lindjes në ferr të zi.

Luej Kombëtare në emen t`Zotit
N`emen t´Arbnisë e në emen t`kombit, 
Në mirësjellje dhe bonton
Në botë jemi kampion.

T´falenderojmë me shpirt e zemër
Moj Kombëtare me nji emën.

Sa buzqesh, gzohet Arbnia, 
Luen Kosova e luen Shqipnia, 
Buzqeshin detna, buzqesh dheu,
Në qiell buzqeshë dhe Skënderbeu.

Mirë po kthehesh me komb e fe
Në emen t´Zotit për atdhe.

Kush ashtë shqiptar, trim i atdheut 
Bija e bijë të Skënderbeut, 
Para sbashku me mësim e dije
Aromë Evrope e aromë Arbnie;

Na bashkoi futbolli e loja
Gjithmonë Arbnia ka qenë e jona.

Urime djem të tones kombtare
Aromë Arbrni, aromë shqiptare, 
Armë e fortë për çdo tradhtarë
Kunorë e artë për bashkim kombtar.

Para djem n´fitore t´reja
Mos të ndalet nga ne hareja.

20.06.2016
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi