Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ymeri reagon ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Mustafa

Shko poshtë

Ymeri reagon ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Mustafa Empty Ymeri reagon ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Mustafa

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 01, 2016 7:58 pm

Ymeri reagon ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Mustafa

Ymeri reagon ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Mustafa Largea_largea_visar14427419051467374850


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Kryeministrit të vendit Isa Mustafa i cili ka thënë se VV-ja mund të shkaktojë incidente me NATO-në.
Ymeri ka thënë se kudo e kurdo që duhet mbrojtur shtetin Isa mungon dhe se kudo e kurdo që dëmtohet shteti e Republika Isa prinë.
“Isa Mustafa, si një aparatçik i dëshmuar që është, qenka aktivizuar sërish. Sigurisht, nuk ka marrë mundin të flasë për ushtrinë e vendit që po e bllokojnë partnerët e tij të koalicionit në Listën Serbe, as për projektin kolonizues të Serbisë “Lugina e Diellit” që po vazhdon. Kudo e kurdo që duhet mbrojtur shtetin Isa mungon. Kudo e kurdo që dëmtohet shteti e Republika Isa prinë.
Isa, që i thotë vetes kryeministër, po pret nga qytetarët t'ia tregojnë kufirin. T'ia dëshmojnë atë me tapi. Por lumenjtë nuk janë pronë private, pastaj rruga e asfaltuar deri aty është shtruar nga buxheti publik yni. Pse paskemi shpenzuar para tonat që t'i shtrojmë rrugët e Malit të Zi?
Tek ne kanë ardhur qytetarët Isë, dhe na kanë treguar ku është kufiri, kanë folur edhe ekspertë nga partia jote të cilët s’ke kurajo t’i dëgjosh.
Verzionin aktual të marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi do ta luftojmë me çdo kusht. Ai kufi nuk do të jetë asnjëherë i pranueshëm për qytetarët e vendit. Këtë bën mirë ta dijë Isa Mustafa dhe miqtë e tij Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Këta që kërcënimet ndaj qytetarëve (herë me NATO e herë me liberalizim të vizave), e nënshtrimin e plotë ndaj kujtdo tjetër, i kanë bërë modus të rregullt të politikbërjes”, ka shkruar Berisha në Facebook./A.M.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi