Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FALSIFIKIMI I HISTORISË MË TË RE KOMBËTARE NGA PSEUDOPATRIOTËT DHE “ÇLIRIMTARËT”!

Shko poshtë

FALSIFIKIMI I HISTORISË MË TË RE KOMBËTARE NGA PSEUDOPATRIOTËT DHE “ÇLIRIMTARËT”! Empty FALSIFIKIMI I HISTORISË MË TË RE KOMBËTARE NGA PSEUDOPATRIOTËT DHE “ÇLIRIMTARËT”!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 20, 2016 7:04 pm

FALSIFIKIMI I HISTORISË MË TË RE KOMBËTARE NGA PSEUDOPATRIOTËT DHE “ÇLIRIMTARËT”!


 


Ashtu si në të kaluarën e largët dhe atë të afërt, të pushtimeve të gjata shekullore, historia e popullit shqiptar është shkruar sipas orekseve të pushtetarëve,…në...
FALSIFIKIMI I HISTORISË MË TË RE KOMBËTARE NGA PSEUDOPATRIOTËT DHE “ÇLIRIMTARËT”! LDK-Zanzibari-2-po-t%C3%AB-troket-t%C3%AB-dera

Shkruan: Florim ZEQA

Ashtu si në të kaluarën e largët dhe atë të afërt, të pushtimeve të gjata shekullore, historia e popullit shqiptar është shkruar sipas orekseve të pushtetarëve,…në periudhën e sundimit komunist, pushtetarët për interesat e “vëllazërim-bashkimit” dhe “internacionalizmit proletar” e kanë shtrembëruar dhe falsifikuar historinë e lavdishme të kombit tonë përmes shqipfolësve dhe sahanlëpirësve të pushteteve. 
Pas çdo kryengritje apo lufte çlirimtare, shqiptarët na dalin të jenë ata që kanë shtrembëruar historinë e tyre, duke mohuar heronjtë e vërtetë,…në të shumtën e rasteve ata që kanë bashkëpunuar me armikun apo që kanë vra shqiptarë janë shpallur “heronj dhe dëshmorë”,…përderisa luftëtarët dhe komandantët trima janë vra pas shpine gjatë apo pas lufte si “tradhtar”!
Sindromi kancerogjen i bajraktarizmit i shfaqur brez pas brezi në shoqërinë tonë, është reflektuar negativisht dhe si është më së keqi në këto dy-tri dekadat e fundit, gjatë përpjekjeve të popullit tonë për çlirim dhe bashkim të trojeve etnike shqiptare.
Pas çdo ngjarje, pas çdo aktiviteti dhe pas çdo sakrifice popullore, në sipërfaqe janë dalë pseudopatriotët të veshur në petkun e “shpëtimtarit” apo “çlirimtarit”, duke u shtyrë me bërryla dhe me forcën e muskujve për të marrë meritat e të tjerëve.
Të tillë na dolën me bollëk pas luftës së fundit çlirimtare, ku shumë prej tyre u ngritën në karrierë politike dhe ushtarake duke u thirrur në emrin e dëshmorëve, gjakut të derdhur për liri, pa dhënë asgjë nga vetja e tyre për lirinë e vendit.
 
Zhgënjimi i veteranit të luftës çlirimtare

Sa e pandershme dhe e pasinqertë, po aq fyes dhe denigrues është fakti që në të njëjtën listë të veteranëve, çlirimtarëve të vërtetë, luftëtarëve që lanë gjymtyrët e trupit të tyre në fushat e betejës ballë për ballë me armikun të futen edhe sabotuesit e luftës çlirimtare, hajdutët dhe uzurpatorët, manipuluesi, falsifikatorët e deri tek bashkëpunëtorët e armikut dhe tradhtarët e kombit shqiptar.
Ditë më parë, gjatë një bisede me një veteran të vërtetë të luftës çlirimtare, bartës i armatimit disa herë gjatë luftës nga Shqipëria në Kosovë dhe pjesëmarrës në shumë beteja,…i zhgënjyer në manipulimin me listat e veteranëve u shprehë, po citoj; “Sikur të kisha pasur një burim sa do të vogël ekzistencial për familjen shtatë anëtarësh, kurrën e kurrës nuk e kisha lënë pa dal publikisht me e shqyer librezën dhe certifikatën e veteranit të luftës çlirimtare,…e ndjejë vetën tepër të fyer të krahasohem me spiun dhe bashkëpunëtor të Serbisë,…si dhe me ata që nuk kanë qenë  asnjëherë pjesë e luftës çlirimtare (komandantët e Rognerit), apo me ata që gjatë periudhës së luftës kanë qenë azilant në shtetet perëndimore…”
Më tepër se fyes për çlirimtarët është fakti tjetër, që në Kosovën e pasluftës e sidomos të kësaj periudhës së pas-pavarësisë, komandantët  e djeshëm (varfanjak),…milionerët e sotëm janë shndërruar në “supermen” të skenës politike, të cilët për interesat e tyre personale janë duke dëmtuar interesat e vendit dhe rrënuar  ardhmërinë e popullit të tyre! 
Për të vërtetuar këtë, merreni dhe analizojeni qeverisjen e tyre. A kanë qeverisur me vendin ashtu siq e kemi pritur?
Kjo është një JO e madhe. 
Qytetarët, nuk e kanë pritur, që 17 vjet pas lufte të hanë me lugën e artë, por kanë pritur që familjet e tyre t’i ushqejnë më djersën e tyre në Kosovë, e jo të bredhin rrugëve e metropoleve të botës në kërkim të ekzistencës për familjet e tyre!
Askush nuk ka pritur që pas gjithë atij gjenocidi, pas gjithë atyre masakrave serbe anë e kënd Kosovës, t’i kemi prapë pas dere ata që na vranë dhe prenë pamëshirshëm përgjatë një shekulli, e në veçanti gjatë luftës së fundit ! 
Populli nuk e ka pritur në asnjë rrethanë, që një lider politik i krahut të luftës të negocioj lirinë e fituar më gjak, sovranitetin dhe integritetin e vendit duke shkelur mbi gjakun e martirëve dhe dëshmorëve, duke shkelur mbi eshtrat e të pagjeturve,…përderisa një gjë e tillë është krejt normale për ndonjë pionierë të Titos dhe sllavokomunisti të përbetuar.
 
Varfëria e popullatës, pasojë e kusarëve politik

Përderisa gjysma e popullatës kosovare jeton në varfëri (16 % në varfëri të skajshme), familjarët e qeveritarëve, supermenëve të këtij populli të varfër bëjnë jetë luksoze që i kalon nivelet e shteteve të perëndimit dhe gëzojnë të gjitha privilegjet; shkollim cilësor, shërim, punësim, rekreacion (pushime në vendet më të bukura në botë),…ngase këtë ua mundësojnë pagat e larta mujore prej disa mijëra eurosh dhe të ardhura enorme nga aferat korruptive !
Kjo klasë politike, që vjedh pamëshirshëm pasurinë shtetërore, është fajtore për varfërinë ekstreme në vendin tonë, për vetëvrasjet e çlirimtarëve, për shkatërrimet familjare, për degradimin kulturor të shoqërisë sonë,…përgjegjëse është edhe për zbrazjen e Kosovës së lirë nga popullata shqiptare, si pasojë e gjendjes së rënduar ekonomike dhe të pashpresë për jetë në Kosovë, e cila ka shkaktuar thyerje të thella shpirtërore si pasojë e denigrimit social dhe moral nga pushtetarët e papërgjegjshëm dhe kusarët e pangopshëm politik.
Si përfundim i këtij shkrimi, më së miri i shkon për shtati thënia e intelektualit të përmasave botërore, të pavdekshmit Esat Stavileci, po citoj; “Shqipëria dhe Kosova të përbashkët e kanë paaftësinë, në Shqipëri për ta mbrojtur shtetin, në Kosovë për ta bërë shtetin”
.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi