Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Rishqyrtim të historisë kombëtare

Shko poshtë

Berisha: Rishqyrtim të historisë kombëtare Empty Berisha: Rishqyrtim të historisë kombëtare

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 19, 2012 6:30 pm

Berisha: Rishqyrtim të historisë kombëtare


Berisha: Rishqyrtim të historisë kombëtare Largea_november-19-13-40-5231353330901
Në Tiranë ka filluar sot konferenca shkencore për rolin e Kosovës në themelimin e shtetit shqiptar. Gjatë seancave shkencore do të ligjërojnë historianë eminentë, të cilët do të shqyrtojnë rolin figuarave historike nga Kosova në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe më pas ndërtimin e shtetit shqiptar.

Konferenca është hapur nga ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi, ndërsa po marrin pjesë edhe kryeministri Berisha, kryesocialisti Edi Rama, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krsniqi e shumë figura tjera nga jeta politike e shkencore.

Gjatë fjalës së tij në konferencën shkencore ”Roli i Kosovës në krijimin e shtetit shqiptar”, Ambasadori i Kosovës, Sylejman Selimi, theksoi e ky 100-vjetor nuk do të kishte kuptim pa pavarësinë e Kosovës. Ambasadori Selimi vlerësoi rolin e UÇK-së në Kosovë, duke i cilësuar aksionet e ushtrisë si shpresa e vetme që kishte populli në momente mjaft të vështira.

Në këtë konferencë kryeministri Berisha ka theksuar se në këtë 100-vjetor të shtetit shqiptar nuk kishte si të mungonte një konferencë për rolin e Kosovës në historinë e kombit tonë. “Pa Kosovën kremtimet e 100-vjetorit do ishin të mangëta”, ka deklaruar Berisha.

Për kreun e qeverisë shqiptare ka ardhur koha që të gjithë shqiptarët të mësojnë të vërtetat historike ashtu siç janë, pasi në Shqipëri historia ka qenë e manipuluar dhe në Kosovë e ndaluar.

“Roli i Kosovës në themelimin e shtetit shqiptar dhe në vazhdim ka qenë i madh. Në rast se i referohemi kohës së Kongresit të Berlinit do gjejmë se Kosova u shndërrua në djepin ku po zhvillohej dhe konsolidohej përpjekja kombëtare e shqiptarëve. Në lidhjen e Prizrenit ideali kombëtar i shqiptarëve, u shndërrua në idealin udhëheqës të tyre”, ka theksuar ai.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka theksuar rëndësinë që vështrimi nga e kaluara të na shërbejë për të ndërtuar të ardhmen.

“Kjo është një përpjekje e ndarë e historianëve nga njëra anë dhe e politikës nga ana tjetër. Kemi jo pak energji të konsumuara në drejtim të paditur, për shkak të politikanëve që përpiqen të rikshruajnë historinë dhe historianëve që përpiqen ta modelojnë ata sipas interesave politike. Në këtë moment kaq themelor për shtetin, siç është 100-vjetori, ne duhet t’i referoheshim të ardhmes si domosdoshmëri për të mos humbur kohë”, u shpreh Rama.

Ai nënvizoi nevojën e bashkëpunimit, në mënyrë që siç tha ai brezat që vijnë të mos trashëgojnë plagët e së kaluarës, Rama theksoi se lavdia e së shkuarës nuk mund të mbulojë dot boshllëqet e së ardhmes.

Sipas Ramës, sot Kosova dhe Shqipëria kanë mundësi që të krijojnë një strategji kombëtare, që kapërcen kufijtë, e cila do t’i shërbejë përballimit të sfidave që do vijojnë nga bashkimi i dy vendeve në BE.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi