Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çun Lajçi, Isa Mustafës: Ti don Rugovën me shti n’luftë!

Shko poshtë

Çun Lajçi, Isa Mustafës: Ti don Rugovën me shti n’luftë! Empty Çun Lajçi, Isa Mustafës: Ti don Rugovën me shti n’luftë!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 02, 2016 9:44 am

Çun Lajçi, Isa Mustafës: Ti don Rugovën me shti n’luftë!


Çun Lajçi, Isa Mustafës: Ti don Rugovën me shti n’luftë! Auto_cun-lajqi-646x3581470088930

Çun Lajçi

Aktori Çun Lajçi është marrë sërish me demarkacion, por kësaj here i është përgjigjur kërkesës së kryeministrit Isa Mustafa që kushdo që ka fakte për “pronat e humbura” të tregojë.
Lajçi, aktor që nuk përton të luaj në filmat serb që shqiptarët i paraqesin si vrasës të fëmijëve, habitet pse kryeministri Mustafa kërkon tapi private për bjeshkët që tash me marrëveshje i takojnë Malit të Zi ndërsa pyetet pse Kosova nuk ka pronë shoqërore.
“Ti don Rugovën me shti n’luftë por me ken m’thuej: Me shitsin a me blersin?”, shkruan nder tjerash aktori rugovas.
Ky është postimi i plotë i Çun Lajçit:
“Z.Isa Mustafa.
Ç’është gjithë ky insistim yti që banorët e Rugovês të sjellin para Jush deshmi ( tapia ) për Bjeshkët e Nemuna. Qysh asht e mundun të kenë qenë në pronësi private ato bjeshkë që i mallkuen pikërisht Ata që Ju po ua falni ( sepse u mbeten eshtnat sa herë tentuen ti pushtojnë, prandaj i quejten Prokletije )
Po kjo Kosovë, nuk paska diçka edhe në pronësi shoqnore, apo gjithçka të sajen e paske ba rrush e kumulla!
Kryeministër. Ti a me neve a me arushat? Ti si duket po frigohesh që nuk po u mbeten Malit Zi, prandaj s’don të takohesh me Ekspert dhe insiston n’ tapia për bjeshkët masive siç asht Çakorri, Moknat e Dromodoli. A ke tru apo vertetë qenke frustru! A mos po kërko tapi nga dikush edhe për vet Kosovën?
Ti don Rugovën me shti n’luftë por me ken m’thuej: Me shitsin a me blersin? Nuk e kishte kurrë Mali i Zi at teritor o i pa shkolli akademik, po lejoj ekspertet të ta spjegojnë se Hashimi dy gram shkollë të bleme i ka e nuk ka se si ta këput lakun qafës as Ty as Murat M…!”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi