Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Reagon Rexhepi ndaj deklaratave të Shefqet Krasniqit: Mos e bëni fenë cirk dhe gogol

Shko poshtë

Reagon Rexhepi ndaj deklaratave të Shefqet Krasniqit: Mos e bëni fenë cirk dhe gogol Empty Reagon Rexhepi ndaj deklaratave të Shefqet Krasniqit: Mos e bëni fenë cirk dhe gogol

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 04, 2016 5:30 pm

Venhar Ramadani


Reagon Rexhepi ndaj deklaratave të Shefqet Krasniqit: Mos e bëni fenë cirk dhe gogol
Reagon Rexhepi ndaj deklaratave të Shefqet Krasniqit: Mos e bëni fenë cirk dhe gogol Sulejman-Rexhepi-1-780x439

Ka reaguar kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni për zërat dhe polemikat e fundit rreth asaj se a duhet gratë të dalin në plazhë, duke thënë ”Është e pafalshme të vlerësosh si gra të përdala nënat, gratë, motrat dhe bijat e hallkut.”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Me një shkrim të titulluar “Ç’ punë keni me gratë e huaja?” Sulejman efendi Rexhepi në mes tjerash thotë ”Jam tej mase i prekur nga vrazhdësia dhe lehtësia e padurueshme me të cilën disa “predikues të Islamit” po i qasen gruas në përgjithësi. Është e pafalshme të vlerësosh si gra të përdala nënat, gratë, motrat dhe bijat e hallkut. Ato gra kanë baballarë, vëllezër, burra e djem, pra për ato ka kush të përkujdeset. Besa,duke e njohur mentalitetin tonë, ka edhe kush e shkrepë armën për ato gra.”
“Më të moshuarve do ju kujtohet me siguri se çfarë i ndodhi ish-liderit komunist kosovar Fadil Hoxha kur e tha një fjalë goje për gratë serbe, andaj po habitem se si dikush që i thotë vetes hoxhë merr guximin dhe aq lehtas prekë në nderin e gruas shqiptare. Mos të harrojmë, nga shtatë milionë shqiptarë, tre milionë e gjysmë janë femra, por në këtë rast është ofenduar edhe pjesa mashkullore e kombit shqiptarë. Iritimi i grave shqiptare dhe i burrave të tyre, mjerisht mund të reflektojë me krijimin e rezervave ndaj Islamit, jo ndaj njeriut që nuk e kontrollon gojën e vetë.
Kujtoj se muslimanët shqiptarë si edhe të gjithë muslimanët tjerë, kanë para vetes sfida shumë më të mëdha e më të rëndësishme se problem i grave që i marrin vetullat, se gratë që shkojnë në det, se gratë që veshin pantollona, se robëreshat e seksit që po ju takuakan muslimanëve në luftë.”


“Po ashtu, nuk më duket ndonjë gjë qenësore se sa gra mund të merr muslimani dhe” a mund të merr më shumë se katër sepse Pejgamberi Muhamed a.s. paska pasur më shumë” !? Dhe, puna e grave nuk përfundon këtu. Predikuesit tanë që kanë marrë rolin e “policëve moralë” po mbajnë edhe ligjërata se sa qenka sevap me i marrë gratë e shehidëve. Personalisht, nuk kam dëgjuar që ndonjëri nga këta sevapbërës të ketë marrë ndonjë grua shehidi që ka pesëdhjetë e kusur vjetë, që nuk është e bukur e që ka plotë fëmijë. Të marrësh një grua të atillë, po se do ishte një sevap i madh. Pejgamberi Muahmed a.s. ka thënë: “Allahu nuk është i mëshirshëm për ata që nuk kanë mëshirë për të tjerët”. shkruan në mes tjerash Sulejman efendi Rexhepi, kryetar i Bashkësisë Fetare Islame./Telegrafi/
Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU!
Lexo po ashtu:
Reagon Rexhepi ndaj deklaratave të Shefqet Krasniqit: Mos e bëni fenë cirk dhe gogol Bik-shefqet-krasniqi-euml-sht-euml-profesor-n-euml-fakultet-por-jo-ligj-euml-rues-n-euml-xhami_hd-380x233Reagon Shefqet Krasniqi: Nuk kam thënë se femrat që shkojnë në det janë prostituta (Video)

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi