Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Letra prekëse e djaloshit 6 vjeçar për Obamën (Foto)

Shko poshtë

Letra prekëse e djaloshit 6 vjeçar për Obamën (Foto) Empty Letra prekëse e djaloshit 6 vjeçar për Obamën (Foto)

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 22, 2016 2:56 pm

Letra prekëse e djaloshit 6 vjeçar për Obamën (Foto)


Letra prekëse e djaloshit 6 vjeçar për Obamën (Foto) Proxy_1474539967-5593446


Një djalosh amerikan 6 vjeçar, Alex nga New Yorku, i ka dërguar letër presidentit amerikan, Barack Obama dhe i ka kërkuar që t’ua mundësoj udhëtimin Omranit të vogël dhe familjes së tij për në SHBA te shtëpia e tij


Përmes kësaj letre, Alex i ka thënë Obama’s që të shkojë t’i marrë Omran Daqneesh – djaloshi që tronditi botën me pamjen e tij pas një bombardimi të forcave siriane në Aleppo. Alex është i gatshëm që ta strehoj atë dhe familjen e tij, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse është vetëm 6 vjeçar, familja e Alex pajtohet plotësisht me dëshirën e djalit të tyre që do që t’i strehoj Omranin dhe familjen e tij në New York.
“I dashur President Obama, a ju kujtohet djali që u nxor nga greminat në Siri?, fillon letra e shkruar nga Alex për Presidentin amerikan.
“A mundeni ju lutem të shkoni ta merrni atë dhe familjen e tij, sepse unë dhe familja ime kemi vendosur që t’i strehojmë në shtëpinë tonë në New York”.
Momentin kur Obama e mori letrën e Alexit të vogël, kishte vendosur që ta bëjë publike në samitin e Kombeve të Bashkuara. Obama, lexoi letrën e tij dhe iu drejtua anëtarëve të samitit “të gjithë duhet të jemi si Alex”, transmeton Express.
“Imagjinojeni nëse në botë do të kishte më shumë njerëz që mendojnë kështu si mendon Alex dhe dëshiron të bëjë mirë për moshatarët e tij”, tha Obama.
Letra, pas samitit, bëri bujë të madhe në të gjitha rrjetet sociale. /GazetaExpress/

Letra prekëse e djaloshit 6 vjeçar për Obamën (Foto) 91335919-alexfullletter_1474539945-4820116
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi