Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hakerët publikojnë pasaportën e skanuar të Michelle Obamës

Shko poshtë

Hakerët publikojnë pasaportën e skanuar të Michelle Obamës Empty Hakerët publikojnë pasaportën e skanuar të Michelle Obamës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 24, 2016 9:35 am

Hakerët publikojnë pasaportën e skanuar të Michelle Obamës


Hakerët publikojnë pasaportën e skanuar të Michelle Obamës Auto_22951474644757

Zonja e Parë e SHBA-së, Michelle Obama.

Shtëpia e Bardhë tha se është duke hetuar një “shkelje kibernetike”, që ka të bëjë me publikimin online të pasaportës së skanuar të Zonjës së Parë, Michelle Obama.
Skanimi duket se është marrë nga një llogari në Gmail, e cila i përket një punonjësi të Shtëpisë së Bardhë, tha zëdhënësi Josh Earnest.
Informacione të tjera konfidenciale janë publikuar po ashtu online, përfshirë detaje të udhëtimit, emra, numra të sigurimit dhe ditëlindje të stafit.
Shtëpia e Bardhë tha se nuk i ka verifikuar ende dokumentet.
DCLeaks.com, një grup hakerësh, i cili javën e kaluar ka publikuar emaile personale të ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Colin Powell, ka marrë përgjegjësinë për sulmin kibernetik.


Hakerët publikojnë pasaportën e skanuar të Michelle Obamës 850x636_ie1irw3bxcwmzahucofv1474644727
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi