Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

EULEX sulmohet edhe nga hakerët

Shko poshtë

EULEX sulmohet edhe nga hakerët Empty EULEX sulmohet edhe nga hakerët

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 28, 2009 10:06 pm

EULEX sulmohet edhe nga hakerët




EULEX sulmohet edhe nga hakerët Untitled-490x320



Nga Express

Hakerët kanë sulmuar ueb sajtin e misionit të EULEX’it në Kosovë, www.eulex-kosovo.eu.

Grupi i ashtuquajtur Kosova Hackers Group (KHG), në faqen e parë të ueb sajtit të EULEX’it ka vendosur një mesazh.

“Ju nuk mund t’ia shisni vendin tonë prapë Serbisë, ne kemi luftuar me gjak... Ne të rinjtë e Kosovës jemi të lodhur nga gënjeshtrat se EULEX-i është prapa popullit dhe nënshkruan marrëveshje për të shkatërruar të ardhmen e Kosovës... Ne që jemi e ardhmja, kurrë nuk do ta lejojmë këtë. Asnjë nuk është më i fortë se njerëzit në vendin e tyre. Mbane mend EULEX, se ju jeni të ftuar këtu për të na ndihmuar dhe jo të vendosni për neve... Siç kemi thënë Mirësevini, ne mund të themi edhe Mirupafshim ...", thuhet në mesazhin e hakerëve.

Mesazhi i hakerëve përfundon me vargun e njohur të këngës “Albanian”.

”Red n'black i dress eagle on my chest
It's good to be an ALBANIAN
Keep my head up high for that flag I die
Im proud to be an ALBANIAN”.

Sulmi i hakerëve vjen në kohën kur EULEX-i ka paralajmëruar nënshkrimin e një protokolli bashkëpunimi me Beogradin, në fushën e sigurisë. Përveç tjerash, në këtë protokoll, kufiri i Kosovës konsiderohet “vijë administrative”.

Kundër protokollit janë shprehur edhe drejtuesit e institucioneve, ndërkohë që Lëvizja “Vetëvendosje”, ka reaguar më së ashpri, duke përmbysur dhe dëmtuar rreth 30 vetura të EULEX-it në Prishtinë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi