Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Turqi: Mbi 32 mijë persona janë arrestuar pas puçit të dështuar

Shko poshtë

Turqi: Mbi 32 mijë persona janë arrestuar pas puçit të dështuar Empty Turqi: Mbi 32 mijë persona janë arrestuar pas puçit të dështuar

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 28, 2016 12:20 pm

Turqi: Mbi 32 mijë persona janë arrestuar pas puçit të dështuar
Turqi: Mbi 32 mijë persona janë arrestuar pas puçit të dështuar Auto_2A22FDB9-F4AC-4BB0-A8C8-4C411F89F134_w987_r1_s1475053241



Turqia thotë se ka arrestuar më shumë se 32 mijë njerëz, që dyshohet se kanë lidhje me lëvizjen e klerikut Fetullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për organizimin e grushtshtetit të dështuar të 15 korrikut.
Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag ka thënë për televizionin turk se 70 mijë njerëz janë hetuar pas puçit të dështuar ushtarak, ndërkaq 32 mijë prej tyre zyrtarisht janë të arrestuar nga autoritetet turke.
“Procesi është duke vazhduar”, ka thënë Bozdag.
Më herët qeveria turke ka deklaruar se rreth 10 mijë njerëz janë arrestuar.
Bozdag ka thënë se hetimet ndaj më shumë se 30 mijë njerëzve do të testojnë sistemin ligjor të Turqisë, duke shtuar se gjykimet ndaj të arrestuarve do të mbahen në mbarë vendin.
Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, ka mohuar përfshirjen në grushtshtetin e dështuar.
Bozdag ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë thënë Ankarasë se do t’i përgjigjen në ditët në vazhdim, lidhur me kërkesën e Turqisë për ekstradimin e Gulenit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi