Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Shqipërinë dhe se kryeministri Edi Rama “është një mysafir i nderuar në Serbi”. Ai ka thënë për televizionin publik “RTS” se Shqipëria është një potencial ekonomik dhe se Serbia i ka kthyer përgjigjen e duhur Ramës lidhur me njohjen e Kosovës dhe "Trepçën".