Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

EULEX-it, ky “mysafir i paftuar” në Kosovë

Shko poshtë

EULEX-it, ky “mysafir i paftuar” në Kosovë Empty EULEX-it, ky “mysafir i paftuar” në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 21, 2009 10:49 pm

EULEX-it, ky “mysafir i paftuar” në Kosovë

Lirie Hajdari, Bota Sot



EULEX-it, ky “mysafir i paftuar” në Kosovë --EULEX_


Megjithëse korniza ligjore e saktëson shumë qartë misionin dhe rolin që duhet të ketë EULEX-i në shtetin e ri të Kosovës, misioni ndërkombëtar e ka kaluar çdo cak. Të paktën kështu mendojnë analistë, përfaqësues të organizatave për të drejta të njeriut, por edhe qytetarë të Kosovës. I ftuar për të ndihmuar Kosovën në përmirësimin e sundimin e ligjit, por edhe për të monitoruar dhe këshilluar autoritetet vendore, EULEX-i duket se pretendon më shumë, duke përjashtuar institucionet vendimmarrëse të Kosovës nga proceset e rëndësishme, siç është rasti i fundit nënshkrimit të protokollit me Serbinë.
A është Piter Feith i pari i Kosovës?
“Misioni mbikëqyrës i EULEX-it duket se është qenë një ambalazhim mashtrues, ngase përmbajtja është krejtësisht ekzekutive edhe pse “de jure” ky mision është vetëm në cilësi të këshilldhënies. EULEX-i ka forcë ekzekutive në të gjitha fushat pavarësisht se ata deklarohen se kanë kompetenca vetëm në fusha të caktuara. EULEX-i e ka fjalën e fundit në sundimin e ligjit, ndërsa Piter Feith e ka fjalën e fundit për gjitha ato që kanë të bëjnë me Kosovën dhe për Kosovën”, mendon kështu Behxhet Shala, përfaqësues i KMDLNJ-së.
Kur kanë mbetur pak muaj deri në shënimin e një vjetorit të misionit civil ndërkombëtar, ai e konsideron të padëshirueshëm këtë mision, duke argumentuar se deri më tash nuk ka asnjë aktivitet që është në përputhje me deklarimet që i kanë bërë zyrtarët e këtij misioni ndërkombëtar. Madje ai kalon në emër të përveçëm, duke theksuar faktin se pas të gjitha këtyre është vet Piter Feith. Ai shfaq pakënaqësinë që nga ardhja e misionit të EULEX-it nuk është bërë asgjë në luftën kundër krimit të organizuar. Përkundrazi, siç thotë ai, kriminelët e të gjitha ngjyrave shumë më lehtë po kalojnë në periudhën kur po sundon EULEX-i. “Nga ardhja e EULEX-it në Kosovë nuk është vërejtur asnjë përmirësim në luftën kundër korrupsionit, asnjë përmirësim në luftën kundër krimit të organizuar dhe asnjë përmirësim në gjykimin dhe dënimin e krimeve lufte. Pra thënë me një fjalë që nga ardhja e tij në Kosovë EULEX nuk ka bërë asgjë”, shprehet ai, duke shtuar se Kosova nën sundimin e EULEX-it është bërë një oazë ku strehohen të gjithë kriminelët dhe bashkëjetojnë të gjitha krimet. Sipas tij EULEX-i me veprimet e tij të fundit po e devalvon vetën dhe po tregon qartë se këtu nuk ka ardhur për të ndihmuar, por për të marrë vendime.
Edhe Glauk Konjufca, përfaqësues i lëvizjes “Vetëvendosja”, mendon se me mandatin që ka në Kosovë EULEX është krejtësisht i pa nevojshëm. Edhe pse i thirrur të ndihmoj në fushën e drejtësisë, policisë e doganave, ai thotë se drejtësia në Kosovë nuk ka funksionuar jo edhe aq për fajin e vendorëve, aq sa për fajin e ndërkombëtareve. “Kemi një dështim total të drejtësisë që nga viti 1999. Luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe shumë fenomeneve të tjera negative kanë qenë në kompetencë të ndërkombëtarëve, kompetenca këto që në vend të UNMIK-ut i ka marrë EULEX-i. Por as tash me ardhjen e misionit të ri nuk ka përmirësim në këto fusha”, shprehet Konjufca, duke e quajtur të pa dëshiruar misionin e EULEX-it në Kosovë.
Më mirë EULEX-i sesa institucionet e Serbisë!
Ndryshe mendon analisti Nexhemdin Spahiu. Për të misioni i EULEX-it është i dëshirueshëm duke pasur parasysh brishtësinë e klasës politike dhe të shoqërisë së Kosovës në tërësi. Ai e arsyeton të drejtën e EULEX-it për të marrë vendime, duke thënë se nëse institucionet e Kosovës nuk janë të gatshme të kryejnë misionin e vet si duhet dhe për çfarë janë zotuar, atëherë është dikush tjetër që merr vendime për Kosovën. “Nëse institucionet tona do ta kryenin punën e vet si duhet, atëherë EULEX-i nuk do të kishte punë dhe do të ishte i tepërt në Kosovë. Derisa institucionet tona janë në gjumë, kjo e shton mundësinë që dikush tjetër të ushtroj pushtet, nëse jo EULEX-i, atëherë sigurisht institucionet paralele të Serbisë”, shprehet ai.
Për Kosovën ndihma e institucioneve ndërkombëtare ka qenë në vazhdimësi e nevojshme, marrë parasysh se jemi shtet në ndërtim e sipër. Por një mision si EULEX-i i cili nënshkruan protokolle pa pëlqimin e institucioneve shtetërore, për qytetarët e Kosovës është i pa nevojshëm dhe që dëmton interesat e vendit.
“Nënshkrimi i protokollit nga ana e EULEX-it me Serbinë, duke përjashtuar Kosovën, e bënë të pa nevojshëm një prani të tillë ndërkombëtare. Kjo po dëshmon se EULEX-i është vendimmarrës dhe jo si një mision mbikëqyrës. Unë frikësohem se edhe EULEX-i po punon në të njëjtën strukturë dhe plan të UNMIK-ut”, shprehet kështu Astrit Krasniqi, qytetar nga Prishtina. Edhe Daut Gashi, me profesion ekonomist, thotë se lënia anash e institucioneve të Kosovës në nënshkrimin e protokollit ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë, na bënë të mendojmë se një mision i tillë është i pa dëshirueshëm në Kosovë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi