Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Po hapet dera e madhe e Shqipërisë

Shko poshtë

Po hapet dera e madhe e Shqipërisë Empty Po hapet dera e madhe e Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 27, 2009 10:42 pm

Po hapet dera e madhe e Shqipërisë



Ekzistojnë qindra mijë libra të botuara, libra fragmente, të cilat, po të përmblidheshin së bashku brenda dy kopertinave, do ta kishin bërë “Historinë e Shqipërisë” sipas “shkencës ortodokse” të kishës autoqefale ruse. Por një “komplet” i tillë nuk arrin të sajohet, sepse historia e rrenës nuk mund të sistematizohet, për shkakun se “argumentet” që farkohen me kudhrën e zjarrit dhe ujit të rrenës sllave, nuk mund të vënë një kompozicion minimal logjik. Për dy dekada, Shqipëria po dëshmohet, po del në skenën politike dhe në akademinë shkencore, ndonëse jo ende në shkëlqimin e saj të vërtetë. Pas 500 vjet feudalizmi, dhe njëqind vjet robërie komuniste sllave, shqiptaria po e shplon për pak kohë identitetin e saj nacional. Feudalët na akulturuan nga Lindja, komunistët po ashtu nga Lindja. Na thanë ortodoksë, katolikë, myslimanë… dhe në të gjitha skedat e arkivave në kronikat historike 600-vjeçare evropiane, askund këto karakteristika përgjithësuese për krejt botën, nuk e nxorën një veçori identiteti që kanë myslimanët, katolikët dhe ortodoksët e krejt botës, kur janë arabë, francezë, anglezë… etj. Kjo “shqiptar” për vetëm shqiptarët në këtë botë, ishte një margjinë, para se të ishim shqiptarë ishim diçka tjetër që Evropën e bënte të “frikohet” prej shqiptarëve. Por Evropa nuk u frikua kurrë nga shqiptarët, madje e njihte traditën dhe trashëgiminë shqiptare më mirë se vetë shqiptarët në margjinat enciklopedike evropiane të identitetit e nocionit “nacional”, që do të thotë shqiptar. Përndryshe si ta arsyetojmë faktin se asnjë popull a shtet i kësaj bote (veç viteve ’20 shek i kaluar ShBA-të) nuk ishte aleat i shqiptarëve, po përkundrazi të gjithë ishin kundër dhe në aleanca shekullore, pikërisht kundër shqiptarëve. Kjo temë këtu në këtë editorial, duket si tregim i thjeshtë të cilin e dinë të gjithë shqiptarët? Vërtet a e dinë këtë tregim të gjithë shqiptarët? Po ta zëmë që e dini? Po pse atëherë diçka kaq thjesht të ditur nuk e shkruajnë, nuk e flasin. Njëherë nuk na lejonin feudalët, pastaj komunistët, e tash qe 20 vjet “shoqëria civile” e konvertizmit feudalo-komunist, trashëgimtarët e antishqiptarizmit. Shqipëria, po kthehet djathtas. Ç'është e vërteta shqiptarët djathtas kanë qenë gjithmonë, por jo ata që kanë sunduar, por vetëm popullit. Populli ka qenë djathtas. Si dëshmohet kjo? Populli shqiptar ka luftuar, i ka fituar luftërat, por pas lufte trashëgimtarët feudalë dhe komunistë u janë vënë në shërbim “çlirimtarëve” të ndryshëm gjatë gjithë kohëve të robërisë. Shqipëria (dhe shqiptarët) e kanë hapur Portën e Madhe të Derës Skënderbegiane, dhe andej po hyjnë të gjithë, në shtëpinë e tyre, të cilën ata e mbrojtën dhe e ndërtuan me shekuj. Shtëpia e Shqipërisë është në Portën e Djathtë, në derën nacionale, andej nga do të reinkarnohet identiteti shqiptar i nëpërkëmbur nga komunistët, si dhe sot, shoqëria civile, përkatësisht nga majtistja. Në Shqipëri mund të hysh vetëm djathtas, dhe assesi ndryshe.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi