Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Donika Gërvalla reagon ashpër pas kalimit të Ramiz Kelmendit në LDK

Shko poshtë

Donika Gërvalla reagon ashpër pas kalimit të Ramiz Kelmendit në LDK Empty Donika Gërvalla reagon ashpër pas kalimit të Ramiz Kelmendit në LDK

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 26, 2016 10:29 am

Donika Gërvalla reagon ashpër pas kalimit të Ramiz Kelmendit në LDK

Donika Gërvalla reagon ashpër pas kalimit të Ramiz Kelmendit në LDK 14449825_10207161750419064_29956793135122943_n
Donika Gërvalla

Aktivistja e LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla, ka reaguar ashpër ndaj kalimit të Ramiz Kelmendit në LDK. Gërvalla, Kelmendin e ka quajtur Ramizi i Ramushit apo karta e artë e Hashimit, duke e konsideruar si person të padenjë për LDK-në.


Ja statusi i saj i plotë postuar në Facebook


Ramiz Kelmendi, po po Ramizi i Ramushit dhe karta e artë e Hashimit në zgjedhjet e kaluara i qenka bashkuar LDK-së. 
Kuizi i javës është se në cilën parti në Kosovë nuk ka qenë ende Ramiz Kelmendi?

Ose shtruar ndryshe pyetja: cili prej financuesve dhe aktorëve të terrorit kundër LDK-së nuk mund ta përfaqësojë këtë parti? Kush dhe pse po dëshiron ta tjetërsojë LDK-në deri në atë shkallë sa të mos e njohë më as vetveten? Cilat janë motivet e këtyre njerëzve që nuk lanë derë pa hapur për kundërshtarë të LDK-së? Vallë të jetë vetëm financimi i fushatës zgjedhore, e cila siç pritej, me bekimin e shefit të nëntokës kosovare po vjen më shpejt sesa që e dëshiron shumëkush në LDK? Nuk e besoj.
Jam kureshtare se cilët zëra do të ngrihen. Apo kemi vendosur të bëjnë sehir deri sa ta varrosin krejtësisht LDK-në, më së voni në zgjedhjet e ardhshme? 
Kosova mundet edhe pa LDK-në, por pa të rruga e Kosovës drejt normalitetit politik do të jetë shumë më e gjatë dhe më e vështirë. Dhe asnjë prej spektatorëve dhe servilëve të sotëm të mos na qajë atëherë me lot krokodili.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi