Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpallja e Pavarësisë së Çamërisë ndodh në ora 14:00

Shko poshtë

Shpallja e Pavarësisë së Çamërisë ndodh në ora 14:00 Empty Shpallja e Pavarësisë së Çamërisë ndodh në ora 14:00

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 30, 2016 11:27 am

Shpallja e Pavarësisë së Çamërisë ndodh në ora 14:00


Shpallja e Pavarësisë së Çamërisë ndodh në ora 14:00 Auto_cameriaaa_proteste_127321477814622


 - Shpallja e mëvetësisë së Çamërisë do të ndodh sot në ora 14:00 në Holandë. Ajo do ta ketë miratimin edhe nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, dhe lugina e Preshevës.
Sipas kryetarit të Shoqatës “Çamëria”, Festim Lato, sot do t’i zgjedhin institucionet udhëheqëse që do ta çojnë përpara çështjen çame, deri në përmbushjen e objektivave politike kombëtare të popullit të Çamërisë, si dhe do të formohet edhe Forca Mbrojtëse e shtetit çam.
Degët e Shqipërisë do të mblidhen në Vlorë, kurse, degët nga të gjitha komunat e Kosovës, si dhe përfaqësuesit e Malit të Zi, Preshevës, Bujanovcit, Metvegjës, do të mblidhen në fshatin Komoran të Drenasit, ku bashkë me ata në Holandë, e Vlorë, me ngritje dore do ta shpallin pavarësinë e Çamërisë.
Kryetarit të Shoqatës “Çamëria”, Festim Lato Lata, thotë se Çamëria do ta ketë historinë e njëjtë sikur të Kosovës, derisa thekson se shpallja e sotme e Pavarësisë së Çamërisë dhe formimi i Qeverisë, ka mbështetjen ndërkombëtare.
“Po, nga OKB-ja, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, nga Parlamenti Evropian, nga të gjitha institucionet ndërkombëtare. Shteti i Çamërisë është 17 mijë km katrorë, që gjendet në Çamërinë e sotme që nga, do të themi nga  Qafë-bota e kufirit sot shqiptaro – shqiptarë, nuk e quaj shqiptaro – grek, e deri në hartat Prevezë e deri në Janinë , duke përfshirë dhe pjesën e detit që ka Çamëria me ishullin e saj Korfuzin. Sot totalisht, ajo që ka qenë ëndërr sot do të bëhet realitet”, ka thënë Festim Lato, kryetar i Shoqatës “ Çamëria”.
Ai paralajmëron se sot çamët do ta shpallin mëvetësinë dhe do ta emërojnë Qeverinë e Çamërisë. Sipas Latos, emërimi i Qeverisë, sot do të bëhet nga qindra delegatë të të gjitha trojeve shqiptare.
Po ua sjellim edhe një letër informuese e cila iu ka shpërndarë të gjitha degëve ditë më parë, ku njoftohet për mbledhjen e Kuvendit Gjithëpërfshirës çam, i cili sot shpallë pavarësinë e Çamerisë.
Shpallja e Pavarësisë së Çamërisë ndodh në ora 14:00 Auto_unnamed_31477813372
Këshilli gjithëpërfshirës i popullit çam dhe arvanitas, sot do ta shpallë mëvetësinë e Çamërisë dhe do t’i zgjedh institucionet udhëheqëse që do ta çojnë përpara çështjen çame, deri në përmbushjen e objektivave politike kombëtare të popullit të Çamërisë.
Sipas kryetarit të Shoqatës “Çamëria”, Festim Lato, nesër do të formohet edhe Forca Mbrojtëse e shtetit çam.
“Nesër në Hagë, të gjithë shqiptarët, Kuvendi gjithëpërfshirës, do ta formojmë Qeverinë e Çamërisë. Kjo Qeveri, do të përfaqësojë popullin çam, për të drejtat edhe në konventat ndërkombëtare. Çamëria, së shpejti do ta ketë shtetin e vet, institucionet e veta, do të ketë të gjitha organizatat ndërkombëtare që i takojnë një shteti. Është e pashmangshme, është e paevitueshme. D.m.th është një gjë që është e vendosur”, ka thënë ai për Radio-Kosovën.
Lata, thotë se Çamëria do ta ketë historinë e njëjtë sikur të Kosovës, derisa thekson se shpallja e sotme e Pavarësisë së Çamërisë dhe formimi i Qeverisë, ka mbështetjen ndërkombëtare.
“Po, nga OKB-ja, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, nga Parlamenti Evropian, nga të gjitha institucionet ndërkombëtare. Shteti i Çamërisë është 17 mijë km katrorë, që gjendet në Çamërinë e sotme që nga, do të themi nga  Qafë-bota e kufirit sot shqiptaro – shqiptarë, nuk e quaj shqiptaro – grek, e deri në hartat Prevezë e deri në Janinë , duke përfshirë dhe pjesën e detit që ka Çamëria me ishullin e saj Korfuzin. Nesër totalisht, ajo që ka qenë ëndërr nesër do të bëhet realitet”, ka thënë Festim Lato, kryetar i Shoqatës “ Çamëria”.
Nga sot, qyteti i Hagës, në Holandë, do të jetë Kaçaniku i Kosovës. Kështu paralajmëron kryetari i Shoqatës Demokrate “Çamëria”, me seli në Holandë, i cili paralajmëron se nesër çamët do ta shpallin mëvetësinë dhe do ta emërojnë Qeverinë e Çamërisë. Sipas Latos, emërimi i Qeverisë, nesër do të bëhet nga qindra delegatë të të gjitha trojeve shqiptare. /RTK/


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi