Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shënohet '2 Korriku', shpallja e parë e pavarësisë së Kosovës

Shko poshtë

Shënohet '2 Korriku', shpallja e parë e pavarësisë së Kosovës Empty Shënohet '2 Korriku', shpallja e parë e pavarësisë së Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 02, 2009 6:16 pm

Shënohet '2 Korriku', shpallja e parë e pavarësisë së Kosovës

Fatbardhë Zeka
Delegatët e Kuvendit të 2 korrikut 1990 janë pjesë e rezistencës dhe e ndërtimit të shtetësisë së Kosovës.





Shënohet '2 Korriku', shpallja e parë e pavarësisë së Kosovës KORR
Presidenti Fatmir Sejdiu priti në një takim disa deputetë të Kuvendit të Kosovës të përbërjes së vitit 1990 të cilët në rrethana të vështira shpallën Deklaratën Kushtetuese e cila i hapi rrugë miratimit të kushtetutës që shpallte Kosovën republikë. Presidenti Sejdiu tha se ai ka qenë një hap i rëndësishëm dhe moment i kthesës së madhe.
Sejdiu: 2 Korriku i vitit 1990, një ditë e veçantë në historinë më të re të Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu sot priti delegatët e Kuvendit të Kosovës, të cilët më 1990 shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut. Presidenti Sejdiu e vlerësoi 2 korrikun e vitit 1990 si një ditë të veçantë për Kosovën në historinë e saj të re dhe shprehu respektin e tij për Kuvendin e Republikës së Kosovës që me 2 korrik 1990 miratoi Deklaratën Kushtetuese për pavarësinë e vendit.
“Ka qenë moment i kthesës së madhe në rrethana shumë të vështira, një moment i përgjigjes së veçantë të institucionit më të lartë përfaqësues të vendit për të thënë fjalën e vet karshi gjithë asaj që i kurdisej Kosovës për zhbërje si dhe ishte artikulim i vullnetit politik të qytetarëve të saj. Dhe janë punët e mëdha të mëvonshme që janë bërë me organizimin e referendumit të vitit 1991, me marrjen e një vendimi të veçantë një rezolutë për definimin e plotë të qenies së Kosovës si një shtet i pavarur dhe sovran si Republikë dhe vendime e tjera që nuk ka qenë lehtë të merren edhe jashtë vendit”, theksoi Presidenti.Gjithashtu, Presidenti Sejdiu tha se mban respektin për të gjithë njerëzit, edhe të gjallët edhe ata që janë në amshim, që kanë qenë pjesë dhe kanë dhënë kontribut për ndërtimin dhe ecjen e suksesshme të Kosovës si dhe pjesë e rezistencës dhe pjesë e ndërtimit të shtetësisë së saj.Ndërsa, kryetari i legjislaturës së atëhershme të Kuvendit të Kosovës, Iljaz Ramajli, duke e falënderuar Presidentin Sejdiu për pritjen, tha se Presidenti me ftesën që ka bërë sot e ka kthyer kujtesën në një kohë të historisë më të re të Kosovës kur është përcaktuar orientimi kushtetues juridik për Kosovës shtet sovran dhe të pavarur.Ai gjithashtu e falënderoi Presidentin Sejdiu për premtimin e tij se do të angazhohet për rregullimin e statusit të deputetëve të kësaj përbërjeje, si dhe e vlerësoi qëndrimin e Presidentit Sejdiu për realizimin në proces, të vendimeve të Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova që kanë të bëjnë me dekorimin e deputetëve të kësaj përbërjeje.
Presidenti Sejdiu u premtoi ish-deputetëve që shpallën Deklaratën Kushtetuese në vitin '90-të se statusi i tyre do të rregullohet me ligj dhe se ata do të kenë përkrahjen e merituar.
I pyetur për procesin zgjedhor në Republikën e Shqipërisë, Presidenti Sejdiu zgjedhjet në Shqipëri i vlerësoi si një hap tepër të rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë atje.
“Asnjëherë nuk është preferenca se cila parti politike duhet të fitojë sepse është çështje e elektorëve të Republikës dhe ata besoj se e kanë bërë rrugën më të mirë të mundshme se kujt duhet t’ia japin mandatin”, theksoi Presidenti Sejdiu.Shënohet '2 Korriku', shpallja e parë e pavarësisë së Kosovës 2%20korriku2 korrik 2009 / Presidenti Sejdiu, shtroi drekë për delegatët e Kuvendit të Kosovës të cilët më 1990 shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikutShënohet '2 Korriku', shpallja e parë e pavarësisë së Kosovës 2korriku1
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi