Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:Pa gjak e pa krim të g´zohet Liria!(Kushtuar dëshmorëve të demokracisë)

Shko poshtë

Agim Gashi:Pa gjak e pa krim të g´zohet Liria!(Kushtuar dëshmorëve të demokracisë) Empty Agim Gashi:Pa gjak e pa krim të g´zohet Liria!(Kushtuar dëshmorëve të demokracisë)

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 02, 2016 7:26 pm

Agim Gashi:Pa gjak e pa krim të g´zohet Liria!(Kushtuar dëshmorëve të demokracisë)


Sot u bënë 17 vjet kur të kidnauan dhe të vranë!


Në të ardhmen do të mundohemi që t'i përkujtojmë Dëshmorët e Demokracisë me nga një biografi të shkurtër dhe me këngë e poezi të kushtuara nergut për Ata.

Haki Ymeri
(1953-1999)


Agim Gashi:Pa gjak e pa krim të g´zohet Liria!(Kushtuar dëshmorëve të demokracisë) 1915368_165345839076_5273355_n
Haki Ymeri duke u intervistuar nga gazetarët e BBC-së në mars të vitit 1998


Aty, ku shpirti është i patrembur dhe balli qenedron lart,
ku lejohet dituria;
ku bota s´mbyllet me avllia
ku fjalët burojnë nga e vërteta
Ku synimi i palodhur shtrinë krahët kah përsosmëria;
Në atë qiell të lirisë, Imzot, zgjoje vendin tim.
Tagora


Agim Gashi:Pa gjak e pa krim të g´zohet Liria!(Kushtuar dëshmorëve të demokracisë) 1915368_165347534076_4523651_n
Libri i parë i Haki Ymerit „Lirika të përkthyera”


Haki Ymeri u lind në Vojnikë të Skënderajt me 1953. Shkollën fillore e kreu në Turiqefc, ndërsa gjimnazin në Skënderaj.
Studimet i mbaroi në Universitetin e Prishtinës, dega e Letërsisë dhe Gjuhë shqipe.
Po ashtu Haki Ymeri për një kohë studjoi edhe Gjuhën dhe letërsinë anglo-amerikane në Universitetin e Prishtinës..Punoi si mësimdhënës në shkollën fillore “Kosova” në Vajnik dhe shkollën “Iliria” në Turiqevc. Me përkthime është marrë që nga vitet e ´80-ta dhe që atëherë ka botuar në gazetën “Rilindja” si dhe në revistat “Zëri i Rinisë” dhe “Bota e re”. Librin e parë e boton më 1997 me titull “Lirika të përkthyera”. Rrjedh nga një familje atdhetare e Drenicës së Tahir e Ymer Binakut. U vra në tradhëti më 2 nëntor 1999.
Ishte veprimtarë i pa epur i çështjes kombëtare. Ndihmoi luftën çlirimtare me pushkë dhe mjete materiale. Në momentin e vrasjes ishte profesor në shkollën e fshatit.
 



Qendra për Informim me rastin e vrasjes se Hakiut lajmëronte;

Qendra për Informim e Kosovës
Informatori ditor nr. 2474 B
Prishtinë, 3 nëntor 1999

Persona të panjohur kidnapojnë dhe vrasin anëtarin e Kryesisë së Degës së LDK-së në Skënderaj
Prishtinë, 3 nëntor (QIK) - Haki Ymeri, anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Skënderaj, është gjetur i vrarë mbrëmë, në rrethana të pasqaruara dhe nga autorë deri tash të panjohur,njoftoi Dega e LDK-së në Skënderaj. Njoftohet se z. Ymeri (46), baba i gjashtë fëmijëve, është kidnapuar dje pasdite, midis orës 16 dhe 17, në fshatin Brojë,nga persona të panjohur, që janë prezentuar si policë, që kishin rroba të zeza dhe që ishin me një veturë të tipit "Opel Omega" me ngjyrë të zezë. Sipas njoftimit, trupi i pajetë i Hakiut u gjet në një thellësi të malit në fshatin A‡arevë, dy kilometra larg vendit ku është kidnapuar. Z. Ymeri është i lindur në fshatin Vojnik dhe punonte në shkollën e fshatit si profesor i gjuhës shqipe dhe i gjuhës angleze.
Ai ishte aktivist i LDK-së që nga themelimi, ndërsa në momentin e vrasjes ai ishte në detyrën e kryetarit të nëndegës së LDK-së në Turiçvec dhe të anëtarit të kryesisë së Degës së LDK-së në Skënderaj. Varrimi i Haki Ymerit bëhet nesër në orën 14 në varrezat e fshatit Vojnik.
Me Medaljen e Artë të Pavarësisë nga Presidenti Rugova dekorohen: Prof. Fehmi Agani, Latif Berisha, komandat Sali Çeku, Agim Hajrizi, Enver Maloku, Xhemail Mustafa, Shaban Manaj, Ismet Rraci, Ismail Hajdaraj, Ukë Bytyçi dhe Haki Ymeri.
 



Moj Drenicë e Haki Ymerit
Agim Gashi

I
Kull´ e Kamer Loshit
Dhe Ahmet Delisë,
Ndeleni Ju vajin
Për msues t´letërsisë.

Mjaft kanë qajtë lisat,
Blinajat n´Aqarevë,
Kur ja morën jetën
Çunat e pa nderë.

II
Kulla e Tahir Mehes
Qe e mbrojte nderin,
A sma fale nji lule 
Per Haki Ymerin

T´ia la te vorri
Msuesit t´letersise,
Qe ja moren jeten
Diten e lirise.

III
Nur i Azem Bejtës
Dhe Adem Jasharit,
Ja përkdhelin plagët
Atje n´thellsi t´varrit.

Vjen Shote Galica
E të përkdhel Ty,
Trimin e Kosovës 
Që ra për liri!

III
Flej me gjyshin tand
Trim Tahir Binakun,
Që bajlozav shkie
Mirë ja ipte hakun.

Të rrallë janë kta trima
Që i pat Kosova,
Tash t´erdhi përgjithmonë
Dhe Ibrahim Rugova.

IV
Lut´ Kosova e bukur
Me zemër të madhe,
Të ndalen hasmenitë
Dhe vrasjet nder shqiptare.

Pash gjakun e derdhun
Pashë vorret e mija,
Pa gjak e pa krim
Të g´zohet Liria!

Düren, 18.08.06


Agim Gashi:Pa gjak e pa krim të g´zohet Liria!(Kushtuar dëshmorëve të demokracisë) 1915368_165494744076_6687656_n
Shkolla ku punoi Haki Ymeri

Agim Gashi:Pa gjak e pa krim të g´zohet Liria!(Kushtuar dëshmorëve të demokracisë) 1915368_165495054076_5411167_n
Fotografi e rrallë e ruajtur me gjelozi nga familja e Hakiut: nga e djathta Ymer Binaku, Shaqir Smaka, Azem Bejta i ulur, Fazli Berani dhe Fekë Rakinica
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi