Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Donald Trump do t’i japë fund terrorit të Shtetit Islamik”

Shko poshtë

“Donald Trump do t’i japë fund terrorit të Shtetit Islamik” Empty “Donald Trump do t’i japë fund terrorit të Shtetit Islamik”

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 13, 2016 8:42 pm

“Donald Trump do t’i japë fund terrorit të Shtetit Islamik”
“Donald Trump do t’i japë fund terrorit të Shtetit Islamik” Donald-trump-vs-isis_1479050825-4255526


Donald Trump e di se ISIS është “kërcënim i vërtetë ndaj njerëzimit” dhe duhet të formojë një koalicion global kundër tij, thotë Paul Nuttall, një politikan britanik.


Duke folur ekskluzivisht për Express.co.uk, Paul tha se Putin dhe Rusia nuk janë shkaktarët e vërtetë të paqëndrueshmërisë globale dhe se zgjedhja e Trump paraqet një mundësi për liderët botëror që të bashkohen kundër “armikut të vërtetë” të ekstremizmit Islam.
Paul tha: “Mendoj se Trump e kupton se cili është kërcënimi i vërtetë ndaj njerëzimit në shekullin e 21-të. Nuk është Rusia, nuk është Putin. Lufta e Ftohtë ka mbaruar, e kemi bërë atë në shekullin e kaluar”, transmeton Gazeta Express.
“Kërcënimi i vërtetë është fundamentalizmi islamik, dhe nuk do të doja të isha në Siri ose Irak si anëtar ISIS-it për shkak se çfarë dyshoj se Trump është duke u përpjekur të bëjë, ose çfarë do ta inkurajoja që ai të bënte, është të ndërtojë një koalicion botëror në të cilin do të përfshihej Kina, Rusia dhe së bashku të fokusohemi në armikun e vërtetë”, tha ai.
Edhe pse i befasuar me fitoren e Trump, Paul shtoi se zgjedhja e tij nënkupton një marrëdhënie më të veçantë mes SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi