Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lajme mbi rezultatet e zgjedhjeve:Edhe PD-ja edhe PS-ja kane filluar te festojne fitoren!

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Lajme mbi rezultatet e zgjedhjeve:Edhe PD-ja edhe PS-ja kane filluar te festojne fitoren! - Faqe 2 Empty Mëhilli: PS, të njohë pa kusht rezultatin e zgjedhjeve

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 14, 2009 9:39 pm

Mëhilli: PS, të njohë pa kusht rezultatin e zgjedhjeve

Partia Demokratike reagoi rreth deklaratave të Partisë Socialiste dhe kryetarit të saj z.Edi Rama se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve.


Lajme mbi rezultatet e zgjedhjeve:Edhe PD-ja edhe PS-ja kane filluar te festojne fitoren! - Faqe 2 ERLA
Erla Mëhilli, zëdhënëse e PD



Erla Mëhilli, zëdhënëse e PD, tha se këto deklarata vijnë “pasi në Komisionin Qendror të
zgjedhjeve përfaqësuesit e PS deklaruan se komisionerët e tyre dhe vëzhguesit e tyre ndonëse kanë qenë në shumicë në qendrat e numërimit nuk kanë pasur integritetin dhe nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre ligjore, pavarësisht faktit se kanë vendosur firmat në të gjitha procesverbalet dhe protokollet”.
Në këtë pikë, PD thotë se i bën me dije të gjithë shqiptarëve se “z. Rama nuk mund të njohë zgjedhjet dhe është i aftë dhe i gatshëm të bëjë çdo gjë tjetër përveç njohjes së tyre sepse kërkon me çdo kusht të mos pajtohet me humbjen, dështimin dhe pasojat e humbjes së këtyre zgjedhjeve”.
Mëhilli tha se PD i kërkon edhe një herë z.Rama të lërë shpifjet dhe trillimet ndaj KQZ-së, ndaj veprimtarisë transparente të këtij Komisioni.
Po ashtu, PD i bën thirrje znj. Dëshira Subashi, të cilën edhe mazhoranca e ka votuar për të qenë anëtare e këtij komisioni dhe që në 2007 votoi kundër numërimit të votave në Bashkinë e Durrësit dhe në rastin analog në 2009 votoi pro numërimit të votave të Beratit.
Ndaj Subashit, PD shtron pyetjen: “A do të ishte dakord ajo për numërimin e fletëve të pavlefshme të Lezhës, të Qarkut të Fierit në tërësi apo të Durrësit? Duke patur parasysh që ne Lezhë e në Durrës, përqindja e fletëve të pavlefshme është shumë më e lartë se në Berat?”.
Këtu, PD i konsideron si primitive kërcënimet e Edi Ramës dhe zëdhënësve të tij si dhe urdhrat politik që i jep militantëve të vet në KQZ të cilët Mëhilli tha se “në shkelje të betimit të bërë para Kuvendit, veprojnë si një celulë e cila nuk njeh ligje dhe procedura”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi