Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eksperiencat austriake në Policinë e Kosovës

Shko poshtë

Eksperiencat austriake në Policinë e Kosovës Empty Eksperiencat austriake në Policinë e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 30, 2009 12:53 am

Eksperiencat austriake në Policinë e Kosovës

Bota sot
Përfundon me sukses trajnimi tre mujor i njësitit K-9 të Policisë së Kosovës në Austri.Në kuadër të PK-së që nga nëntori i vitit 2002 ka filluar punën njësiti K-9.



Eksperiencat austriake në Policinë e Kosovës POL
Të gjithë pjesëtarët e PK-së të këtij njësiti (që për momentin janë 20 pjesëtarë) kanë kryer trajnime të veçanta brenda dhe jashtë vendit.

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga Departamenti i Njësive të Specializuara Njësiti me qen K-9 kanë përfunduar një trajnim tre mujor në Austri e gjithashtu janë blerë edhe dy qen për nuhatjen e eksplozivit. Rreshteri policor, Minush Krasniqi dhe zyrtari tjetër policor Misin Bislimi kanë përfunduar me sukses trajnimin tre mujor për kërkimin e mjeteve plasëse (eksploziv) në qendrat e trajnimeve të qenve zyrtar në Vjenë dhe në Bad Kruezen të shtetit austriak.
Kursi është financuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Austrisë, ndërsa për blerjen e qenve (një pastor belg dhe një pastor gjerman) dhe për akomodimin e policëve është përkujdesur Departamenti i Trajnimeve të Policisë së Kosovës.Në këtë kurs policët kanë mësuar metodat e reja dhe moderne për trajnimin e një qeni zyrtar për kërkim, si dhe njoftimin e qenit me aromën e eksplozivit.I tërë trajnimi është kryer në objekte të ndryshme. Kështu gjatë këtij trajnimi ushtrimet janë bërë në hotele të ndryshme, në shtabin e policisë së Austrisë, fabrika të ndryshme, aeroporte, stacione të policisë, stacione të zjarrfikësve, qendra të ndryshme zejtarësh super-markete, depo të ndryshme, shtëpi të banuara, shtëpi të pabanuara, etj.
Gjithashtu gjatë këtij trajnimi ka pasur edhe ligjërime nga ekspert austriak të kësaj fushe se si duhet të merren masat e sigurisë gjatë punës operacionale si dhe për llojet e eksplozivëve, ku është folur për llojet e eksplozivit ushtarak, civil dhe komercial.
Rreshteri Minush Krasniqi shprehet i kënaqur më këtë trajnim duke theksuar se “gjatë qëndrimit tre mujor është fituar njohuri e madhe në trajnimin e qenve zyrtar në kërkim ku tani ne jemi të gatshëm që këto njohuri të fituara dhe metoda ti transferojmë në njësitin K-9 të PK-së e poashtu ti asistojmë dhe ndihmojmë institucioneve tjera të Republikës së Kosovës sikurse FSK-së (Forca e Sigurisë së Kosovës), Ministrisë së Drejtësisë (Qendrës Korrektuese), Policisë Kufitare etj”
Në kuadër të PK-së që nga nëntori i vitit 2002 ka filluar punën njësiti K-9. Të gjithë pjesëtarët e PK-së të këtij njësiti (që për momentin janë 20 pjesëtarë) kanë kryer trajnime të veçanta brenda dhe jashtë vendit.
Pesë pjesëtarët e parë të PK-së të këtij njësiti ose gjenerata e parë e K-9-shit ka përfunduar trajnimin në Britaninë e Madhe (Melton Moëbray, Qendra Mbretërore e Mbrojtjes se Kafshëve për një muaj) për mbajtës të qenit si dhe trajnimin për ushtrimin e qenit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi