Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AI kritikon policinë e Kosovës

Shko poshtë

AI kritikon policinë e Kosovës Empty AI kritikon policinë e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 16, 2012 11:04 pm

AI kritikon policinë e Kosovës


AI kritikon policinë e Kosovës DemonstrataAI kritikon policinë e Kosovës Amnesty
Organizata Amnesty International (AI) ka kritikuar atë që e cilëson si forcë e tepruar e përdorur nga policia e Kosovës kundër protestuesve në dy demonstratat e 14 janarit.

Në një deklaratë për shtyp, organizata thekson se policia kishte përdorur gaz lotsjellës, shkopinj gome, dhe pompat e ujit në kushte të temperaturave nën zero. Organizata nënvizon karakterin paqësor të protestës.

Amnesty International (AI) përshkruan në deklaratë rrethanat e precipitimit të situatës. Policia u kishte dhënë urdhër protestuesve të largoheshin dhe më pas kishte ndërhyrë për t’i shpërndarë, duke rezultuar në plagosjen e dhjetëra vetëve dy prej të cilëve anëtarë të Vetëvendosjes të cilët sipas njoftimeve ishin rrahur nga forcat e rendit, pas arrestimit.

Amnesty International (AI) ndalet edhe tek incidentet në protestën pranë pikëkalimit Dheu i Bardhë, ku demonstruesit kishin raportuar se ishin qëlluar me këmbë dhe ishin shkelur nga policia.

Në analizën e saj, organizata thekson se sipas raporteve të medias, incidentet filluan pasi policia kishte ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit.

Amnesty International (AI) vazhdon më tej se standardet ndërkombëtare kërkojnë që niveli i forcës së ushtruar të jetë proporcional dhe në përputhje me ligjet e vendit dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të cilat theksojnë se “në shpërndarjen e grumbullimeve të paligjshme, por paqësore, policia duhet të shmangë përdorimin e dhunës, ose kur e sheh të pazbatueshme, të përdorë forcë në minimumin e nevojshëm”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi