Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skënder R. Hoxha: Kultura shpirtërore e Dushkajës (IV)

Shko poshtë

Skënder R. Hoxha: Kultura shpirtërore e Dushkajës (IV) Empty Skënder R. Hoxha: Kultura shpirtërore e Dushkajës (IV)

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 08, 2009 2:26 pm

Skënder R. Hoxha: Kultura shpirtërore e Dushkajës (IV) U1_SkenderHoxhaKultura shpirtërore e Dushkajës (IV)

KISHA E BECIT

SHKRUAN PROF SKËNDER R. HOXHA

Për ndërtimin e Kishës në Bec, tokën e kanë lshu familja e Delikolve. Iniciatorë m’i maru Kishën ishin kanë Nikë Martini e Deli Kola. Kisha asht ndërtu në kohën e Austro – Hungarisë. U maru për tri vjet…. Kallxojshin se, kur e kan’ nisë temelin e Kish’s, Nikë Martini e kish pas marrë Brahim Ukën, nipin e vet, si fëmijë, m’i nisë temelin, simas tradie…” *)(Kujtim i Martin (Hajdar) Ukës (1934) nga Beci, dhënë autorit më 15.II.2007, në shtëpinë e tij në Bec.) “Deli Kola kishte qenë i interesuar për ndërtimin e Kishës në Bec. Për këtë e kishte lëshuar tokën, ku edhe sot gjendet Kisha…Gurthemelin e kishte vënë, si më i riu dhe sipas traditës, Ali Binaku i Becit, atëherë fëmijë,… Kisha ishte ndërtuar në kohën e Austro-Hungarisë, ku e kishin pasë ndërtuar austriakët bashkë me fshatarët e Becit… ”*)(Kujtim i Pal Kolës (1962), pasrendës i familjes së Delikolve të Becit, dhënë autorit më 13.III.2007, në Bec.)
“Iniciativa për ndërtimin e Kishës në Bec ndërmerret pas rastit të vrasjes së don. Luigj Palajt, bashkë me 50 shqiptarë të tjerë, në vitin 1913, në Janosh të Dushkajës, në kohën e konvertimit të fesë me dhunë nga malazezët. Kisha ishte ndëtuar në kohën e Austro-Hungarisë (1916 – 1918). Famullitar i parë i kësaj kishe ishte don Gjon Bisaku. Pas tij, e deri në vitin 1949, na mungojnë të dhënat. Ndërkaq, gjatë viteve 1949 – 1953, famullitar ishte don. Marjan Gllasnoviq; prej 1953 – 1954, don. Nikollë Mini; pastaj, prej 1954 – 1959, don Mark Shiroka; në periudhën prej 1959 -1968, famullitar ishte don.Anton Gllasnoviq; don. Pjetër Berisha ishte gjatë viteve 1968 – 1974; prej vitit 1974 deri më 1983, ishte don. Gjergj Berisha; prej 1983 – 1987, don. Prekë Lazraj; ndërsa prej vitit 1987 e deri më sot famullitar i Kishës së Becit të Dushkajës është don. Kolë Thaçi nga Gllogjani i Lugut të Baranit, komuna e Pejës.
Skënder R. Hoxha: Kultura shpirtërore e Dushkajës (IV) U1_KishaBecitNë famullinë e Kishës së Becit, më herët, gravitonin këto katunde të Dushkajës dhe jashtë saj, si: Ratishi, Dashinoci, Bardhaniqi, Zhabeli, Gërgoci, Vraniqi, Doblibarja, Kramoviku, Dobidoli, Çifllaku dhe Meqja. Nga viti 1979 Doblibarja bëhet famulli në vete. Në vitin 1990 në Lugbunar është ndërtuar Filiala e “Martirizimit Shën Gjon Pagëzuesit”, pjesë e Kishës së Becit. Gjithashtu, në vitin 2001, kemi ngritur një Filial tjetër në fshatin Janosh të Dushkajës, e cila i është kushtuar të Lumes Nënë Terezës. Ndërkaq, sot në famullinë e Kishës së Becit gravitojnë fshatrat: Bec, Zhdrellë, Sapot, Janosh dhe Lugbunar. Famullia ka gjithsej 2.300 besimtarë, prej tyre 1.050 gjenden në vendet jashtë Kosovës.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë (1998 – 1999), edhe kjo famulli pati shumë probleme nga forcat pushtuese. Kanë maltretuar disa herë priftin, don. Kolë Thaçin, ndërsa në qershor të vitit 1999 forcat serbe kanë hyrë në kishë, ku kishin plaçkitur dy vetura… Po ashtu, pas luftës, me iniciativën e priftit, janë ndihmuar popullata e këtushme, pa dallim feje, me artikuj ushqimorë, veshmbathje, pastaj në ndërtimin e 102 shtëpive etj.” (Deklaratë e don. Kolë Thaçit, prift në Kishën e Becit, dhënë autorit, nëpërmjet të Gani Binakut, më 28 mars 2007, në Bec.)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skënder R. Hoxha: Kultura shpirtërore e Dushkajës (IV) Empty Skënder R. Hoxha: Kultura shpirtërore e Dushkajës (V)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 14, 2009 1:25 pm

Skënder R. Hoxha: Kultura shpirtërore e Dushkajës (IV) U1_SkenderHoxhaKULTURA SHPIRTËRORE E DUSHKAJËS (V)

TYRBJA E DOBLIBARES DHE BABALLAKI
I SHQIPONJËS (ISH-JABLLANICËS)

SHKRUAN PROF. SKËNDER R. HOXHA

a) Një historik i shkurtër për vendbanimin Doblibare

Katundi Doblibare i përket rajonit të Dushkajës. Shtrihet në perëndim të rrjedhës së djathtë të Drinit të Bardhë dhe në lindje të Gjakovës, komune së cilës i takon. Ky katund kufizohet: Me Meqen – në verilindje, Vraniqin – në veri, Bërdesanën – në jug dhe Drinin e Bardhë – në lindje.
Në bazë të disa gjurmëve arkeologjike mund të thuhet se në këtë lokalitet ka ekzistuar vendbanimi i lashtë ilir, përkatësisht antik. Në juglindje të fshatit është ruajtur toponimi Qereminet, ku thuhet se dikur kishin qenë troje e sot janë ara. Aty janë gjetur qypa të ndryshëm, qeramidhe si dhe elemente të tjera që dëshmojnë për një vendbanim të mëhershëm. Aty është gjetur edhe skeleti i njeriut në themele. Mbi bazë të këtyre gjurmëve në lokalitetin Qeremine, Doblibarja bën pjesë në “vendbanimet rrafshinore të periudhës romake”1)
Në dokumentet e shkruara e gjejmë me emrin Dobrilepara, i varur nga Peja, në Defterin e Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1582 dhe kishte 18 shtëpi e 6 beqarë. Është karakteristike se në këtë defter, banorët janë me antroponimi shqiptare.
Ndërkaq, në regjistrat e Kishës së Zymit, të cilët janë ruajtur që nga viti 1842 e deri në vitin 1918 është i regjistruar ky vendbanim.

1. LEGJENDA PËR TYRBEN E DOBLIBARES
Në katundin Doblibare të gjithë banorët janë të konfesionit katolik, me përjashtim të familjes së Shehit të Doblibares (Shejh Sahit Mehmetit), i cili shërben në Tyrbe, e njohur si Tyrbja e Doblibares, për të cilën informatorët thonë se është shumë e vjetër. Rreth motivit të ndërtimit të Tyrbes së Doblibares, në traditë ruajnë legjendën: “Kur kishte vdekur njëfarë Sahit Deda (njeri i mirë), në Krushë të Vogël, e kanë qitë në një qerre kufomën për ta varrosur diku (s’dihet se ku ?). Kur kishin ardhur në Doblibare, kufoma kishte lëshuar gjak, e mu për këtë thuhet se në atë vend është ndërtuar Tyrbja e Doblibares. Ndërsa në katundin Bec thehet qerrja dhe aty e varrosin Sahit Dedën, ku edhe aty ndërtohet Tyrbja, që sot është e njohur si Tyrbja e Becit.2)
Thuhet se Tyrbja e Doblibares është Tyrbe e vjetër. Informatorët nuk dinë se kur është ndërtuar, por ruhet legjenda për motivin e ndërtimit të saj, të cilën e kemi dhënë më sipër. Në oborr të saj është edhe Teçja. Në të shërben Sheh Sahiti i Mehmet Alisë./.

2. BABALLAKI I JABLLANICËS
E quajnë Baballaki, Te Baballaki etj. një vend në jugperëndim të katundit, midis disa lisave të mëdhenj e të moçëm, Sipas informatorëve, për këtë varr (e quajnë edhe Vorri i Mirë) ruhet një legjendë e cila thotë: “Një njeri, dikur moti, ishte plagosur në Luftën e Moraçës. Duke udhëtuar ish kanë ndalur të pushojë në Grabanicë (komuna e Klinës – sqarim yni), ku kishte derdhur gjak nga plagët, e sot ai vend është Tyrbe. Pushon edhe në Jabllanicë, ku prapë derdh gjak nga plagët dhe ai vend bëhet si Tyrbe (Baballaki). Prej Jabllanice kishte vazhduar rrugën në drejtim të Gjakovës dhe pushon edhe në Kodrali të Rashkocit, (Dushkajë), ku edhe ai vend bëhet si Tyrbe. E, prej aty, thuhet se shkon e vdes në Pashtrik të Hasit.”
Mikrotoponimi Baballaki, në Jabllanicë, gjendet afër shtëpive të familjes së Bardhecve dhe të Ukzenelve, krye toponimit Ulica Lugjve, buzë rrugës kryesore të fshatit. Vendi, që konsiderohet se është “Vorri i njerit të mirë”, është i rrethuar më dërrasa, si shtëpizë (Baballaki), ku njerëzit lënë “nezra”, ndezin qirinj etj., veçanërisht me rastin e festave fetare, kur ju sëmuret dikush në familje etj.

Referencat
1) Prof. dr. Edi S h u k r i u, Trashëgimia arkeologjike në kontekst të ndryshimeve të toponimeve (Komuna e Gjakovës), Toponimia e Gjakovës me rrethinë, Gjakovë, 2002, f. 47.)
2) Kallëzim i informatorëve: Ndue (Mark) G j i d o d a (1905) dhe Gjon (Dedë) K a r r i c a (1902), nga Doblibarja, dhënë autorit më 7.XII.1985, në Doblibare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi