Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skënder R. Hoxha: Toponimia e Dushkajës (I)

Shko poshtë

Skënder R. Hoxha: Toponimia e Dushkajës (I) Empty Skënder R. Hoxha: Toponimia e Dushkajës (I)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 03, 2010 3:23 am



Skënder R. Hoxha: Toponimia e Dushkajës (I) U1_SkenderHoxhaProf.
SKËNDER R. HOXHA








TOPONIMIA
E DUSHKAJËS








Ju shpreh mirënjohje pleqve, mësuesve, si dhe qytetarëve të tjerë, të
cilët nuk kursyen kontributin e tyre për
t’më ndihmuar gjatë vjeljes së lëndës toponimike nëpër fshatra të
krahinës së Dushkajës.












SHKURTIMET E FJALËVE, TË PUNIMEVE,



TË VEPRAVE E TË INSTITUCIONEVE







Alb. = Albanologjik



ALL = Antroponima e Llapushës
(Prekorupës).




antrop. = antroponim (-i, -et).



arab. = arabisht.



arn. Arnautska (kupto: shqipe).



ASHK = Antroponimia e shqiptarëve të
Kosovës –I.




Bashkimi = Fjalori i “Bashkimit”.



dalm. = dalmatisht.



DH = Decanske hrisovulje
(Krisobulat e Deçanit).




DRSSH = Defteri i Regjistrimit të
Sanxhakut të Shkodrës
(1485).




dt. = data (i, e ) datës



ERHSJ = “Etimologijski rjecnik
hrvatskoga ili srpskoga jezika”.




f. = diku tregon gjininë femërore, e
diku tregon faqen e tekstit të cituar.




FGJSSH = Fjalori i Gjuhës së Sotme
Shqipe
.




FGJSH = Fjalori i Gjuhës Shqipe.



fig. = figurativisht.



fj. = fjalë.



Fj. e gj. shq. = Fjalorët e gjuhës
shqipe
.




Fj. i Bujq. = Fjalori i Bujqësisë
i Doc. Niko Q a f z e z i t.




Fj. Serbokr. – shq. = Fjalori
Serbokroatisht – Shqip
.




geg. = gegërisht.



god. = godina (viti).



gr. = greqisht.



HHGJSH = Hyrje në historinë e gjuhës
shqipe
.




IAP = Instituti Albanologjik i
Prishtinës.




ie. = indoevropiane.



ind. = indishte.



indeur. = indoeuropiane.



it. = italisht.



u. c. = ime sela (emër fshati).



j. = jug (krahu jugor).



jl. = juglindje.



jp. = jugperëndim.



kat. = katund.



KD = Krisobulat e Deçanit.



khs. = krahaso.



knj. = knjiga (libri).



krahin. = krahinarizëm.



l. = lindje (krahu lindor, pol
gjeografik).




lat. = latinisht.



let. = letonisht.



lit. = lituanisht.



m. = tregon gjininë mashkullore.



Makrotop. = makrotoponim.



matr. = matronim,



mikrotop. = mikrotoponim.



nr. = numër.



p. = perëndim.



part. = patronim.



pun. cit. = punimi i cituar.



RKMD = Recnik Kosovsko – Metohijskog
dijalekta
.




RM = Recnik mesta.



rum. = rumunisht.



SANU = Srpska Akademija Nauka i
Umetnosti
.




serbokr. = serbokroatisht.



SGJFSH = Studime gjuhësore në fushë të
shqipes
.




sll. = sllavisht (sllave).



sshf. = Seria e shkencave filologjike
(në “Gjurmime Albanologjike”).




St. gj. = Studime gjuhësore.



Stud. Fil. = Studime filologjike.



(c. – sello).



(cv. = sveska).



sh. = në disa fjalorë tregon numrin e
shumës e diku është shkurticë për fjalën: shih.




shq. = shqip.



shum. = shumës-i (numri shumës).



top. = toponim (-i, -e, -et).



tosk. = toskërisht.



trak. = trakisht.



tur. = turqisht.



v. = veri (poli verior).



v. = viti.



vep. cit. = vepra e cituar.



vj. = vjetër.



vl. = verilindje.



vp. = veriperëndim.







Shënimet më të gjera për veprat,
punimet, autorët e tyre, vendin e botimit, etj., jepen në fusnota.












RELIEVI, PËRKUFIZIMI, LASHTËSIA



DHE POPULLATA E DUSHKAJËS







Krahina Dushkajës shtrihet në pjesën
lindore të Dukagjinit Qendror, e cila karakterizohet me numër të madh kodrash,
sukash, fushëgropash dhe luginash të gjera të mbuluara me pyje të vogla e të
mëdha me dushk, për çka ky rajon herët e vonë u quajt D u s h k a j ë. 1)
Si i tillë, konfiguracioni i rajonit të Dushkajës në mënyrë komplekse
paraqet një veçanti trajtash tektonike dhe morfologjike. Duke shkruar për këtë
formacion bimor, gjeografi serb, Jovan Cvijiq, kishte thënë se: “S’ka asnjë
fushëgropë në Gadishullin Ballkanik, për të cilën ky formacion vegjetativ të
jetë aq karakteristik sa (Dushkaja – vërejtja jonë) për Metohinë”2)




Gjatë hulumtimeve tona , e sidomos pas
bisedimeve e konsultimeve me pleq të kësaj treve, kemi ardhur te formulimi se
regjioni etnogjeografik i Dushkajës përfshin 26 katunde të komunave Gjakovë e
Deçan, nga të cilat: Bardhaniqi, Beci, Bërdesana, Cërmjani, Doblibarja,
Gërgoci, Jabllanica, Janoshi, Kralani, Llugaxhia, Marmulli, Meqja, Palabardhi,
(Radoniqi e Rakoci, të cilat janë përmbytur në Liqenin Akumulues “Radoniqi”)3),
Rakovina, Rashkoci, Sapoti, Vraniqi, Zhabeli dhe Zhdrella – për qendër
administrative, arsimore e kulturore kanë Gjakovën, kurse Dashinoci, Mazniku,
Ratishi i Epër, Ratishi i Ulët dhe Vranoci i Vogël – Deçanin. Mirëpo, në kuadër
të kësaj krahine, janë edhe katër vendbanime të cilat në pikëpamje
administrative janë si paralagje: 1. Velikobarja – si paralagje e
Bardhaniqit, 2. Kodralia, 3. Netici – si paralagje të Rashkocit
dhe 4.Rezina – si paralagje e Bërdesanës. Këto katër vendbanime, nga ajo
që dëgjohet në traditë, kanë shumë atribute të katundeve në vete, sepse
gjithandej thuhet: “
Po shkoj në Kodrali, në Velikobare, …” etj. Ndërkaq,
për Kodralinë, ndonjëherë thuhet Kodralia e Rashkocit, kur e kërkon puna për ta
dalluar nga Kodralia e Pozharit, e cila gjendet në krahinë të Rekës.




Kufij natyrorë të kësaj krahine janë:
Drini i Bardhë – në lindje, Bistrica e Deçanit (Lumbardha) – në veri, rrjedha e
poshtme e lumit Erenik – në jug dhe krahina e Rekës – në perëndim.




Pjesa lindore e Dushkajës i takon pellgut
të Drinit të Bardhë, duke u shtrirë në anën e djathtë të rrjedhës së mesme të
tij, ndërsa kah veriu dhe verilindja, për kufi natyror, ka po ashtu anën e
djathtë të rrjedhës së poshtme të Bistricës së Deçanit, e cila e ndan Dushkajën
nga krahina e Lugut të Baranit në këtë krah. Duke e kundruar më tej, nga
aspekti i përkufizimit, Dushkaja, në anën perëndimore ka krahinën e Rekës e për
të vazhduar kah jugu me Fushat e Trakaniqit, Fushat e Gjakovës dhe anën e majtë
të rrjedhes së poshtme të lumit Erenik, gjer te gryka e derdhjes së tij në
Drinin e Bardhë, afër katundit Marmull.




Në qendër të Dushkajës, në mes të
territoreve të katundeve Gërgoc, Radoniq, Zhdrellë, Rashkoc, Cërmjan e
Rakovinë, gjendet një kodër e lartë e quajtur Suka e Cërmjanit, e cila paraqet
një fragment të vargut serpentin (Suka e Koznikut, e Cërmjanit, e Babajlloçit
dhe Suka e Hereçit), që rajonit të Dushkajës, të thuash, i vë përmes një kufi
natyral horizontal në drejtimin lindje – perëndim. Suka e Cërmjanit,
përafërsisht, është në mes të Dushkajës, e cila kërkon studim të thukët e të
gjithanshëm nga fusha të ndryshme diturake, ngase përreth majës së saj gjenden
fragmente gërmadhash të mureve të një
kalaje të dikurshme, mbase të kohës ilire? Për ekzistimin e këtij lokaliteti të
lashtë dëshmon edhe një legjendë që ruhet në traditën popullore të atjeshme, si
dhe disa mikrotoponime që gjallojnë në këtë oronim kompleks të tipit të
fortifikuar, ndonjë prej të cilave do t’i zëmë ngoje më vonë.




Gjatë punës sime në terren (të filluar
para 30 vitesh) për vjeljen e toponimisë, nëpër katundet periferike dhe ato të
brendisë së territorit të Dushkajës, ku pata biseda të shumta me njerëz moshash
të ndryshme, analfabetë e të shkolluar, profesionesh të ndryshme dhe
përkatësish të ndryshme konfesionale, kam hetuar se këtë krah të atdheut tonë
nuk e ka përthekuar syri as dora e shkencëtarëve, veçmas të shkencës së
onomastikës, me përjashtim të katundeve Bec, Cërmjan e Rashkoc që janë afër
qendrës komunale, Gjakovës dhe afër rrugëve, paksa, të mira, por që edhe për to
pak është bërë në këtë drejtim. Kjo rrethanë rezulton se për Dushkajën kemi
fare pak apo hiç burime të shkruara paraprake të kësaj fusha, gjë që është një
zbrazësirë për shkencën, por edhe një vështirësi për interesimet tona.




Sipas pohimeve të pleqve (informatorëve),
respektivisht nga të dhënat në terren, një numër i madh i katundeve të
Dushkajës janë shumë të vjetra. Këtë e tumirin edhe defterët mesjetarë të
administratës sllave e osmane, e sidomos: “Decanske hrisovulje
të vitit 1330 dhe “Defteri i Regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës” të
vitit 1485, si dhe disa harta të vjetra. Në defterin e parë gjeta të shënuara
katundet: Jabllanicë, Ratishë, Rakoc, Rashkoc, Zhdrellë, Meqe, Sapot, Cërmjan,
Rakovinë, Kralan, Bec dhe Radoniq 4), ndërsa në të dytin:
Palabardhin, Janoshin, Vraniqin, Kralanin, Cërmjanin, Becin, Rashkocin,
Radoniqin, Rakocin dhe Rakovinën 5), ku për disa prej tyre nuk jemi
krejt të sigurt se me vërtetësi janë trajta të mëhershme të katundeve të sotme.
Mirëpo, ka mundësi që në këta defterë të jenë të shënuara edhe katunte të tjera
të kësaj krahine, por që të mos jenë transkriptuar e transliteruar mirë, gjë që
na e vështirëson identifikimin e tyre. Sidoqoftë, këto burime shkrimore janë të
rëndësishme dhe dëshmojnë për vjetërsinë e këtyre vendbanimeve të Dushkajës
edhe shumë para kohës së shkruarjes së defterëve të sipërpërmendur.




Në një shkrim ku bëhet fjalë për
Dushkajën dhe lashtësinë e saj, thuhet: “Sipas hartave të vjetra nga libri “Kosova
në hartat e vjetra gjeografike
”, gjurmimeve arkeologjike, defterëve turkë
dhe dokumenteve të tjera të periudhës osmane, supozohet se rajoni i Dushkajës i
takon një lashtësie të largët. Këtë e argumentojnë më së miri shënimet nga
hartat e vjetra mbi Dardaninë – Kosovën.




Në hartën “Gastaldi, Carta dei
Paesi Danu­bja­ni”
, e vitit 1517, në të cilën është përfshirë edhe ra­jo­ni
i Du­shkajës së sotme, tërë këtij
rajoni i është dhë­në ka­ra­kter malor, që paraqitet me maja të rru­m­bu­­­llakta
dhe drunj gjetherënës. Në mesin e
shumë ve­n­d­ba­ni­meve të tjera të
asaj kohe shënohet edhe vend­ba­ni­mi Barda­gi (Bardani), ku sot është fshati Bar­dhaniq i kë­tij
rajoni.




Në harta dhe shënime të mëvonshme, shënohen edhe
vendbanime dhe toponime të tjera. Kështu në
hartën “Generál Karte Von Zeneral Evropa” (Vien, 1900 dhe 1904), territori i Kosovës është përfshirë në katër pjesë, ku njëra prej tyre është Prizreni
(pje­­sa JP), ku shënohen këto
vendbanime dhe to­po­­nime të Dushkajës: Cerneljan (Cërmjani i so­tëm),
Jab­llanica, Janosh, Luka Maze, Luka
Ve­g­le (si duket ësh­të fja­la për toponimet: Suka e Ma­dhe dhe Suka e Vogël,
ko­drina në afërsi të fshatit Cër­­mjan), Me­qe, ... Rash­ko­vce (Rashkoc).




Në hartën “General
Karte Von Bosnien der He­r­­c­e­
go­­vina,
von Serbien und
Montenegro  M  12 Pri­­shti­na”
(pjesa lindore) shënohen këto vend­bani­me: He­rec (Hereq), Janos (si
duket fshati Ja­nosh).




Në hartën “Ubersichts
– Balat... L, 12 – Scu­ta­ri”,
për­­me­ndet toponimi Luka Sermijanit (Suka
e Cër­mjanit).




Në hartën “Kieperet, General
Karte von den Eu­ro­­paischen Turkei”
..., viti 1853, përmendet vend­ba­­­nimi Kraljana
(fshati Kralan i këtij rajoni).




Lashtësinë e këtyre vendbanimeve e argu­me­n­to­jnë
edhe gjurmimet arkeologjike të bëra nga En­ti Ar­­ke­o­lo­gjik
i
Kosovës, në pranverën e vitit 1982, në Sukë të Cërmjanit, ku është konstatuar
ve­n­dba­ni­mi
i kohës iliroromake.” (shih, 80  vjet pune të shko­llës fillore të Cërmjanit,
Cërmjan 1995, f. Cool.




Popullata e Dushkajës tradicionalisht ka
jetuar, po edhe sot kryesisht jeton, nga bujqësia e blegtoria, por në këto tri
– katër deceniet e fundit po i jepet rëndësi arsimit, punësimit, emancipimit
dhe transformimit të gjithmbarshëm të katundit. Në këtë trevë, me shqiptarët
autoktonë, kanë jetuar një kohë edhe serbë e malazezë kolonistë, romë endacakë
(gjithandej këta të fundit i quajnë gabelë e maxhupë), si dhe, sipas gjurmëve
në toponimi, kam gjetur se në një anë të Dushkajës, për një kohë, të kenë
jetuar edhe pak çerkezë etj., por ka edhe shumë vendbanime që në vazhdimësi
kanë qenë të banuara etnikisht vetëm nga pjesëtarët e kombit shqiptar.6)




Në këtë libër do të paraqesim nga një
historik të shkurtër për secilin katund të Dushkajës, lëndën toponimike të
vjelë në terren gjatë tridhjetë vjetëve, natyrisht, të punuar kohë pas kohe. Do
të hedhim sadopak dritë mbi disa emërtime të vendbanimeve, të mikrotoponimeve e
të makrotoponimeve, të oronimeve, të hidronimeve etj. të kësaj treve, në
rrafshin etimologjik, leksikor, kuptimor dhe gjuhësor të tyre, për çka mendojmë
se kjo punë do të jetë një kontribut i rëndësishëm për njohjen dhe studimin e
toponimisë së këtij krahu, e mbase edhe për fusha të tjera studimore. Ndonëse
pjesa më e madhe e mikrotoponimeve dhe makrotoponimeve, oronimeve, ojkonimeve,
hidronimeve etj., të Dushkajës janë me prejardhje të gurrës shqipe,
etimologjikisht apo në trajtë të mirëfilltë, një pjesë e tyre janë gjuhësisht
të përziera, pra me origjinë të gjuhëve sllave, turke, latine, greke, apo të
gjuhëve të tjera. Por, “kjo është edhe krejt e qartë nëse kemi parasysh se
gjatë periodave të ndryshme, për shkaqe historike, ekonomike, edhe në Kosovë janë
bërë dyndje, shtegtime dhe lëvizje të tjera të popujve të ndryshëm, të cilët
kanë jetuar, madje disa prej tyre edhe sot jetojnë në kontakt ose në
simbiozë"7). Për këtë arsye ngjan që një fjalë e shqipes të
shkruhet në bazën e patronimeve a toponimeve jo si duhet, (gabimisht) me
alfabete të gjuhëve të hershme të shkruara Cool, dukuri kjo e cila me
të madhe është e shprehur edhe në toponimi, e sidomos në toponimet ekstraktike.




(autori)







Fusnotat:



1)
Skënder R. H o x h a, Toponimia e fshatrave Radoniq e Rakoc, Gjurmime
Albanologjike, Seria e Shkencave Filologjike (më tej: sshf.), 16 – 1986,
Instituti Albanologjik i Prishtinës (më tej: IAP), Prishtinë, 1987, f. 285; S.
R. H o x h a, Çështje të toponimisë së katundeve Radoniq dhe Rakoc të
Dushkajës
(kumtesë), Çështje të studimeve albanologjike I, IAP, Prishtinë,
1987, f. 333.




2)
Jovan C v i j i ć, Osnove za geografiju i geologiju Makedonije i Stare
Srbije III
,
Beograd, 1911, f. 1138.



3)
Katundet Radoniq dhe Rakoc, si vendbanime, janë zhdukur që nga viti 1984, ngase
pjesa më e madhe e tokave të tyre u përmbytën në Liqenin artificial “Radoniqi”,
por toponiminë e territorit të këtyre dy katundeve e pata vjelë para zhdukjes
së tyre.




4)
Pavle I v i ć – Milica G r k o v i ć, Dečanske hrisovulje (më tej: DH),
Novi Sad, 1976 (f. I – 191,
196, 265; II- 26, 39, 49, 50, 54, 62, 67; III- 1167, 2309, 2331, 2601, 2602,
2826).




5)
Selami P u l a h a, Defteri i Regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës, i vitit
1485
, (më tej: DRSSH…), Tiranë, 1974, f. 249, 334, 135.




6)
Shih, Rezultatet e
Para të Regjistrimit të
Popullsisë së Kosovës, të vitit 1981
, Enti Krahinor i Statistikës,
Prishtinë, 1981.




7)
Dr. Latif M u l a k u, Toponime me prejardhje shqipe, serbokroate, arumune
dhe turke
, :Rilindja”, 1.XII.1974, Prishtinë, f. 14.




Cool
Rexhep D o ç i, Antroponimia e Llapushës (Prekorupës) (më tej: ALL…),
Instituti Albanologjik i Prishtinës (më
tej: IAP), Prishtinë, 1983, f. 31.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi