Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sejdiu uron Berishën për fitoren në zgjedhjet e 28 qershorit

Shko poshtë

Sejdiu uron Berishën për fitoren në zgjedhjet e 28 qershorit Empty Sejdiu uron Berishën për fitoren në zgjedhjet e 28 qershorit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 08, 2009 9:17 pm

Sejdiu uron Berishën për fitoren në zgjedhjet e 28 qershorit

Bota sot
Presidenti Sejdiu uroi Kryeministrin Berisha për fitoren në zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri



Sejdiu uron Berishën për fitoren në zgjedhjet e 28 qershorit Sejdiu_1111
Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu i ka dërguar një letër urimi z. Sali Berisha, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, për fitoren e koalicionit që ai drejtoi në zgjedhjet e 28 qershorit dhe marrjen e përkrahjes nga qytetarët e Shqipërisë për të qeverisur vendin edhe në mandatin e ardhshëm.
Në urimin e Presidentit Sejdiu thuhet:

I dashuri kryeministër Berisha,
Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, Ju përgëzoj për fitoren e 28 qershorit në të cilën “Koalicioni për Ndryshim” mori përkrahjen e qytetarëve të Shqipërisë për të qeverisur vendin Tuaj në mandatin e ardhshëm.
Vlerësoj se procesi i zhvilluar zgjedhor u dha votuesve shqiptarë mundësinë që të përcaktohen të lirë për përfaqësuesit e tyre.
Jam i bindur se Shqipëria, e qeverisur nga koalicioni i ndërtuar mbi vlera të demokracisë dhe të zhvillimit, do të vazhdojë me hapa të vendosur që kombi dhe shteti shqiptar të bëhet pjesë e familjes së gjerë evropiane, duke marrë kështu detyrimet dhe përgjegjësitë që i takojnë. Besoj se Shqipëria, pas anëtarësimit në NATO, në një kohë fare të shkurtër, do të përmbushë kriteret për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, duke realizuar kështu një nga dëshirat dhe ëndrrat më të mëdha të kombit shqiptar.
Ju siguroj me këtë rast se, si President i Republikës së Kosovës, do të punoj ngushtë së bashku me Ju për të thelluar bashkëpunimin në interes të të dy vendeve tona si dhe gjithë rajonit.
Duke Ju përgëzuar edhe një herë, Ju dëshiroj fat dhe sukses në punën Tuaj për të mirën e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.

Sinqerisht

Fatmir Sejdiu
President i Republikës së Kosovës
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi