Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Obama uron Berishën për fitoren e zgjedhjeve: Jemi përkrah Shqipërisë

Shko poshtë

Obama uron Berishën për fitoren e zgjedhjeve: Jemi përkrah Shqipërisë Empty Obama uron Berishën për fitoren e zgjedhjeve: Jemi përkrah Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 06, 2009 9:08 pm

Obama uron Berishën për fitoren e zgjedhjeve: Jemi përkrah Shqipërisë

Kreu i Shtëpisë së Bardhë shpreh vullnetin dhe angazhimin e tij për të vijuar bashkëpunimin me Berishën

Obama uron Berishën për fitoren e zgjedhjeve: Jemi përkrah Shqipërisë ----ber-obama1


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama përgëzoi Kryeministrin Berisha me rastin e fitores së zgjedhjeve të 28 qershorit dhe formimit të qeverisë së re. Nëpërmjet një mesazhi urimi që iu dorëzua kreut të qeverisë nga ambasadori i SHBA-së në Tiranë, John L. Withers, kreu i Shtëpisë së Bardhë shpreh vendosmërinë e tij që të vazhdojë të punojë së bashku me Berishën për të promovuar lirinë dhe mirëqenien në të gjithë botën. Duke evidentuar momentin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, kreu i Shtëpisë së Bardhë, vlerëson kontributin e Shqipërisë në shtrirjen e paqes dhe stabilitetit në botë. Presidenti Obama shpreh vullnetin dhe angazhimin e tij për të vijuar bashkëpunimin me Berishën dhe gjithashtu shpreh mbështetjen për aspiratat integruese të Shqipërisë. "I dashur Kryeministër, ju lutem pranoni përgëzimet e mia për rikonfirmimin e mandatit tuaj si Kryeministër i Shqipërisë. Pres me padurim të vazhdoj të punoj së bashku me ju për të promovuar lirinë dhe mirëqenien në të gjithë botën", thuhet mes të tjerash në tekstin e mesazhit që kreu i Shtëpisë së Bardhë i dërgon Kryeministrit Berisha. "Për mua ka qenë një nder i madh që së bashku me udhëheqësit e tjerë të vendeve të NATO-s të mirëpresim Shqipërinë dhe Kroacinë si anëtarët më të rinj të Aleancës në Samitin e Strasburg-Kehlit, në fillim të këtij viti. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë kontributin e Shqipërisë në shtrirjen e paqes e stabilitetit në botë. Mbetem i angazhuar të vazhdoj bashkëpunimin me ju dhe të përkrah aspiratat Euroatlantike të vendit tuaj", vijon më tej mesazhi i Presidentit Obama. Ai vlerëson lart marrëdhëniet e ngushta e miqësore me Shqipërinë. "Jam i bindur se bashkëpunimi ynë i vazhdueshëm do t'i konsolidojë edhe më tej lidhjet midis dy vendeve tona. I uroj qeverisë suaj dhe juve personalisht sukses të plotë në mandatin e ri qeverisës si Kryeministër", përfundon mesazhi i Obamës drejtuar Kryeministrit Berisha. Mesazhi i kreut të Shtëpisë së Bardhë për kryeministrin Berisha vjen si një sinjal mbështetjeje pa rezerva nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për qeverinë dhe programin e saj të reformave, vetëm pak ditë para datës së paralajmëruar nga Rama për nisjen e protestave në rrugë. Qëndrimet e Presidentit Obama të shprehura në mesazhin e urimit dëshmojnë qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke u bazuar në raportin e OSBE/ODIHR-it, i vlerësojnë zgjedhjet në përputhje me standardet ndërkombëtare, duke hedhur poshtë çdo alibi të Ramës për të vënë kushte absurde që nuk lidhen aspak me situatën politike në vend, por vetëm me interesat e tij personale. Komuniteti ndërkombëtar tashmë e ka bërë të qartë qëndrimin se nuk mbështet asnjë nga politikat obstruksioniste të Ramës, qoftë atë të bojkotit të Parlamentit apo të protestave në rrugë. Kjo ka çuar në një izolim total të kreut të PS-së nga përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar, të cilët kanë injoruar në mënyrë të vazhdueshme kërkesat e tij qoftë edhe për takime. Komuniteti ndërkombëtar është i mirinformuar për kërkesat ilegjitime të Ramës, të cilat prezantohen si kushte për të hyrë në Parlament.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi