Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpresë për bashkim

Shko poshtë

Shpresë për bashkim Empty Shpresë për bashkim

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 08, 2009 9:37 pm

Shpresë për bashkim


Shpresë për bashkim Em-490x320
Opsioni i bashkimit të LDK’së dhe LDD’së po shtrohet sërish. Nënkryetarët e këtyre partive, Lutfi Haziri dhe Berim Ramosaj, publikisht, janë shprehur në favor të bashkimit. Por, a ka gjasë vërtet të ndodhë një bashkim mes këtyre subjekteve? Në radhë të parë duhet të sqarohet se kush kujt do t’i bashkohet. Në radhë të dytë kush do ta marrë përgjegjësinë për ndarjen e këtyre subjekteve tri vjet më parë. A do të munden Fatmir Sejdiu dhe Nexhat Daci ta tejkalojnë vetveten?

Nga Leonard Kerquki më 08.07.2009 në ora 8:02

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe në Lidhjen Demokratike të Dardanisë po shtohen zërat që thërrasin për një bashkim mes këtyre subjekteve, për të qenë grusht relevant përballë partive tjera. Nënkryetari i LDD’së, Berim Ramosaj, është profili më i lartë i këtyre subjekteve që ka bërë thirrje të hapur për bashkimin e partive të ndara në dhjetor të vitit 2006, pas Kuvendit të dhunshëm zgjedhor, që çoi më pas në fitoren e PDK’së në zgjedhjet parlamentare.

Duke folur të hënën në mbrëmje në emisionin “Zona B” të televizionit KlanKosova, Ramosaj ka thënë se elektorati i të dy partive si dhe një pjesë e madhe e anëtarësisë përkrahin bashkimin e LDK’së dhe LDD’së në një parti. “Për mendimin tim në vijë të ndalimit të këtij bashkimi janë një pjesë e liderëve të të dyjave. As LDK as LDD kështu si janë kurrë nuk do të mund të fitojnë më shumë ndonëse mund të ruajnë këto pozita. Kosova ka nevojë për një parti ku do të vihej besimi i shumicës së popullit”, ka thënë Ramosaj.

Ai është shprehur i pakënaqur me qëndrimet e LDD’së si opozitë jo shumë aktive, por ka thënë se edhe Qeveria e Kosovës dominohet nga PDK dhe jo LDK. Ramosaj nuk është i vetëm në këtë kauzë. Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka thënë se koha po vjen për bashkimin e këtyre partive, të cilat kanë programe pothuajse të njëjta, ashtu sikurse kanë edhe anëtarësinë e njëjtë.

“Besoj se koha po vjen, koha po flet... Besoj se do të krijohet momentumi për këtë bashkim”, ka deklaruar Haziri për Express, të martën. Ai ka insistuar që ky proces të kuptohet si një shkrirje e natyrshme, e jo si një bashkim. “Kthimi në LDK është i natyrshëm, është kthim si në shtëpinë e vet”. Edhe më parë ka pasur përpjekje për bashkimin e këtyre subjekteve, por nismat kryesisht kanë ardhur nga anëtarësia dhe zyrtarë të rangut të ulët. Tash, nëse ka vullnet të dyanshëm, një bashkim mes LDK’së dhe LDD’së mund të bëhet në zgjedhjet lokale të 15 Nëntorit.

Një mundësi e tillë hedhet poshtë nga Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri. “Nuk mund të them asgjë, sepse nuk kemi biseduar. Një është e qartë se LDK ka vendosur që të ketë koalicione parazgjedhore në të gjitha komunat. Kjo i hapë rrugë të gjitha partive”, ka thënë ai. Sipas Hazirit, në këtë garë LDK’së mund t’i bashkohen të gjitha subjektet, përveç PDK’së Hashim Thaçit. “Për koalicione mund të vendosin vet degët e LDK’së. Por ato nuk mund të lidhin koalicione me PDK’në, sepse atë e kemi konkurrent”, ka thënë Haziri.

Në një vijë me Lutfi Hazirin është edhe Astrit Haraqija, anëtar i Kryesisë së LDK’së.
“Jo, për bashkim nuk ka nevojë. Por ata lë të kthehen në partinë e vet, në LDK. Derën e kanë të hapur. S’ka kurrfarë problemi, ne edhe më parë ju kemi bërë ftesë atyre publikisht”, ka thënë Haraqija për Express. Aktualisht LDK në Parlamentin e Kosovës ka 24 deputetë, derisa LDD 11 deputetë. Partia më e madhe në Kosovë, PDK, ndërkaq, ka 37 deputetë. Një bashkim i mundshëm i LDK’së dhe LDD’së mendohet se do t’i shndërronte ata në forcë kredibile.

Megjithëkëtë, jo pak zyrtarë të të dyja partive kundërshtojnë opsionin e bashkimit. Lulzim Zeneli, Sekretar i Përgjithshëm i LDD’së, është njëri nga ata. “Kjo është një dezinformatë. Është pjesë e propagandës që individë të caktuar po i plasojnë në media. Nuk bëhet fjalë për një bashkim, pasi që një gjë e tillë asnjëherë nuk është diskutuar”, ka thënë Zeneli për Express. Ai madje ka mohuar se ka presione nga figura të njohura të LDD’së për t’u bashkuar me LDK’në.

“Deklarimet e individëve mbesin të individëve”, ka thënë ai, duke folur rreth deklarimeve të Nënkryetarit Berim Ramosaj. “LDK dhe LDD janë subjekte në veti, kanë strukturat e veta, dhe këto i konsiderojë më shumë si tendencë e dikujt për me qenë në agjenda mediale”, ka shtuar ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shpresë për bashkim Empty Manaj: LDK e hapur për të gjithë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 11, 2009 11:40 am

Manaj: LDK e hapur për të gjithë

Bota Sot
I pyetur se çka nëse Nexhat Daci kushtëzon kthimin në LDK për të marrë postin e kryetarit të LDK-së Manaj u shpreh se asnjë kushtëzim prej askujt dhe as prej zotit Daci nuk do të jetë i pranueshëm.


Shpresë për bashkim Manaj%20(Small)
Opinioni i gjerë publik dhe politik e ka të qartë se LDK-ja mban dyert a hapura për kthim të atyre që kanë shkuar por edhe për anëtarësim të ri. Manaj ka cilësuar se kjo çështje ende nuk është në nivel forumesh dhe nuk ka kërkesë për një gjë të tillë dhe se nuk mund ta paragjykojë qëllimin dhe mendimin e z. Ramosaj.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka uruar fitoren e Aleancës për ndryshim në Shqipëri të udhëhequr nga kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kryeministrit shqiptar Sali Berisha, dhe ka përgëzuar zgjerimin e koalicionit qeverisës, ku ka shprehur besimin e plotë se gjatë mandatit katër vjeçar Shqipëria do të ecë më shpjet drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Ky urim është thënë nga sekretari i përgjithshëm i LDK-së Ramë Manaj në takimin e rregullt me gazetarë. Ai gjithashtu u shpreh se LDK-ja e vlerëson fjalimin vjetor të presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu, të paraqitur para deputetëve të parlamentit, duke e cilësuar fjalën e tij përmbajtjesore, gjithëpërfshirëse dhe e cila prezanton progresin e institucioneve shtetërore të vendit, ngritjen institucionale, konsolidimin e shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të ri të Kosovës. Ai gjithashtu ka folur edhe për zgjedhjet ku theksoi se LDK-ndodhet në vazhdën e aktiviteteve për të përgatitur kuualitativisht dhe kuantativisht pjesëmarrjen në zgjedhjet e nëntorit të këtij viti, pasi që në shumicën e degëve janë formuar dhe po formohen grupet për programin zgjedhor komunal. Ai njoftoi për përgatitjen e kritereve ose parimeve themelore për kryetarë të komunave, ku tha se në disa degë po hulumtohen kandidaturat më të suksesshme dhe më garantuese të suksesit të procesit zgjedhor.
I pyetur se a ka gjasa të ndodhë ribashkimi i LDK-së me LDD-në, Ramë Manaj tha se është shprehur interesimi i individëve dhe të një pjesë të anëtarësisë të LDD-së për rikthim në LDK. Por opinioni i gjerë publik dhe politik e ka të qartë se LDK-ja mban dyert a hapura për kthim të atyre që kanë shkuar por edhe për anëtarësim të ri. Manaj ka cilësuar se kjo çështje ende nuk është në nivel forumesh dhe nuk ka kërkesë për një gjë të tillë dhe se nuk mund ta paragjykojë qëllimin dhe mendimin e z. Ramosaj. “Ka manifestim të gatishmërisë së kthesave të individëve dhe të grupeve por do të shohim zhvillimet e mëtutjeshme, por LDK është e hapur për kthim të anëtarësisë së dikurshme të saj dhe për pranim të anëtarëve të rinj”, u shpreh ai. I pyetur më tej se a mund të kthehen para kuvendit të ardhshëm të LDK-së dhe a do të behet bashkimi i këtyre dy partitve para kuvendit të ardhshëm, Manaj u përgjigj se çka mund të ndodh të ardhmen nuk mund ta parashikojë askush, sepse tani për tani është faza e manifestimit të gatishmërisë dhe të interesimit të individëve dhe të grupeve për kthim prandaj si do të vazhdojë procesi mbetet përpara. Ai tha se personalisht si anëtar i kryesisë dhe sekretar i përgjithshëm është në favor të mirëpritjes të kthimit të gjithë atyre që shprehin gatishmëri për tu kthyer.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shpresë për bashkim Empty Deklarimet e Ramosajt, personale dhe të izoluara

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 13, 2009 9:49 pm

Deklarimet e Ramosajt, personale dhe të izoluara

Reagon LDD-ja


Shpresë për bashkim Nexhat%20Daci-2

Prishtinë- Kryesia e LDD-së deklarimet publike të z. Berim Ramosaj i konsideron personale dhe të izoluara, dhe ato në asnjë mënyrë nuk do të kanë ndikim dhe peshë në përcaktimin e vendosur të anëtarësisë dhe elektoratit të LDD-së, u vlerësua ne takimin e rregullt të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Dardanisë, të cilin e udhëhoqi akademik Nexhat Dacit. Kryetari Daci gjithashtu informoi Kryesinë lidhur me aktivitet në nominimin dhe promovimin e kandidatëve të partisë për kryetar të komunave. U theksua se LDD në zgjedhjet lokale të këtij viti do të garon si subjekt i vetëm politik dhe do të artikuloj vizionin e sajë në dobi të zhvillimit dhe prosperitetit të vendit dhe se në tërësi do të respekton vullnetin e anëtarësisë dhe elektoratit të saj. Me ketë rast u vlerësuan lartë takimet me simpatizuesit e LDD-se dhe me anëtaret e saj në Prizren dhe Gjilan me rastin e nominimit dhe promovimit të kandidatëve të LDD –së për kryetar të këtyre komunave.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shpresë për bashkim Empty Re: Shpresë për bashkim

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi