Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ja perberja e mundshme e qeverise se re shqiptare

Shko poshtë

Ja perberja e mundshme e qeverise se re shqiptare Empty Ja perberja e mundshme e qeverise se re shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 10, 2009 12:53 pm

10.07.2009
Ne keto dite te nxehta vere Sali Berisha do te duhet te ravijezoje nje kabinet te ri qeveritar, por ndryshe nga vera e kater viteve me pare, aleatet percaktues per krijimin e qeverise kane ndryshuar dhe bashke me ta kane ndryshuar edhe kerkesat per ndarjen e tortes se pushtetit.
Tani, Sali Berishes nuk i duhet me te ndaje nga 1 ministri per 5 aleatet e dikurshem te koalicionit, por i duhet te beje llogarite per ndarjen e tortes se pushtetit me Ilir Meten, i cili po rikthehet ne pushtet pas 5 vjetesh e gjysme ne opozite me Berishen, por edhe me te tijte.

Megjithese ende nuk eshte e qarte, nese kryeministri Berisha do te mbaje te njejtin numer ministrash, 14, nje numer qe deri me sot ka perfaqesuar parimin e qeverise se vogel dhe ne diete, mund te linde nevoja, qe per te kenaqur te gjithe, numri i ministrive te rritet.

E sigurt eshte se Ilir Meta nuk ka bere kerkesa modeste. C’ka do te thote se vendet qe ai ka kerkuar ne qeveri perputhen me numrin e deputeteve te tij, 4 portofole ministrore plus kryetarin e Kuvendit te Shqiperise.

Shume per per qindjen kombetare te LSI-se, rreth 5 perqind te votave te shqiptareve. Por, mjaftueshem per nje parti qe i jep kryeministrit Berisha mundesine per te qeverisur ne komoditetin e mazhorances parlamentare.

Nga bisedimet mes Berishes dhe Metes nuk eshte bere asgje zyrtare, por bashkepunetore te tyre kane nisur te peshperisin ne publik kerkesat e LSI-se, qe synon te kete Ministrine e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, portofol qe gjithnje e ka mbajtur Partia Demokratike, pavaresisht ndryshimeve te kabinetit ne 4 vjet; Ministrine e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve, qe gjithashtu e ka mbajtur Partia Demokratike. Ministrine e Ekonimise, Tregtise dhe Energjitikes, dhe ky nje dikaster qe jo vetem e ka mbajtur PD-ja ne 4 vjet, por qe nuk nderroi asnjehere ministrin e saj, Genc Ruli.

Sipas burimeve nga LSI-ja, zgjidhja mund te gjendet me ndarjen e kesaj ministrie. Dikasteri tjeter qe kerkon Ilir Meta eshte Ministria e Shendetesise, dikaster me nje historik te trazuar politik, qe ne tre vitet e fundit eshte drejtuar nje here nga demokristianet dhe ne fund nga republikanet.

Nuk dihet nese kryeministri Berisha ka marre nje vendim per keto portofole ministrore qe kerkon Ilir Meta. Por, politikisht dhe mediatikisht, ajo cka terheq edhe me shume vemendjen eshte pozicionimi i vete Ilir Metes ne bashkeqeverisjen me Sali Berishen.

Zera te besueshem nga te dyja palet flasin rreth synimit te Ilir Metes per te marre kreun e Kuvendit te Shqiperise, duke zevendesuar keshtu Jozefina Topallin, nenkryetaren e Partise Demokratike.

Te njejtet njerez, duke analizuar edhe profilin politik te nenkryetares se Partise Demokratike besojne se zonja Topalli mund te marre postin e ministrit te Jashtem, per te cilin u perfol edhe 4 vjet me pare.

Ne nje analize tjeter, Jozefina Topalli, shikohet si kryetare e grupit me te madh parlamentar, qe duhet te jete gjithnje nen kontroll dhe i konsoliduar.

Kjo jo vetem per shkak te rrethanave te reja politike, kur perballe eshte nje opozite solide dhe mazhoranca eshte krijuar me nje aleat jo te natyrshem te se djathtes.

Gjate ketij mandati, nje nga sfidat me te rendesishme eshte zgjedhja per here te pare me 71 vota e presidentit, apo presidentes se vendit.

Ne kete skeme politike brenda partise ne pushtet, qe behet me me shume te panjohura, nese Lulzim Basha eshte menduar te projektohet ne parti, duke mos u perfshire ne qeveri, zotit Berisha i duhet te negocioje edhe me nje aleat tjeter, Partine Republikane.

Me nje deputet ne Kuvend, kryetarin Fatmir Mediu, republikanet kane kerkesat e tyre. Aleatet e djathte kane synimin te marrin 2 ministri, ku jane te hapur te negociojne ose Ministrine e Arsimit dhe Shkences, dikur e demokrateve te reformuar te Genc Pollos, tani te shkrire me Partine Demokratike; ose Ministrine e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave, qe per 4 vjet edhe kjo u drejtua nga aleati Lufter Xhuveli; si dhe jane te vendosur per Ministrine e Integrimit, qe per 4 vjet u drejtua vetem nga Partia Demokratike, por qe tani kerkohet nga vete kryetari Fatmir Mediu.

Me numrin 14 te ministrive, pa llogaritur zevendeskryeministrin dhe kur te pakten gjysmen e portofoleve e kerkojne aleatet, vendimet e kryeministrit Berisha nuk pritet te jene te lehta.

Pervec aleateve te rinj dhe te vjeter, zotit Berisha i duhet te beje llogarite edhe me te vetet. Ne te shkuaren, lideri i demokrateve e ka zgjidhur te fundit kete ceshtje. Dhe kesaj here, ka me shume arsye per te mos ndryshuar kete pike te axhendes se pushtetit. (tch)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi