Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pacolli: Mandati i ardhshëm, mandat i AKR-së

Shko poshtë

Pacolli: Mandati i ardhshëm, mandat i AKR-së Empty Pacolli: Mandati i ardhshëm, mandat i AKR-së

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 12, 2009 10:15 pm

Pacolli: Mandati i ardhshëm, mandat i AKR-së

Fidan Morina& Albulena Neziri, Bota sot
AKR mban kuvendin zgjedhor



Pacolli: Mandati i ardhshëm, mandat i AKR-së AKR%20(Small)
Behgjet Pacolli lider i AKR-së tha në këtë Kuvend se do të punojnë më mirë se LDK-ja në Prishtinë, PDK-ja në Gjilan dhe AAK-ja në Pejë.

Aleanca Kosova e Re ka mbajtur Kuvendin e III-të zgjedhor në Prishtinë dhe ka rikonfirmuar edhe njëherë rizgjedhjen e lidershipit të kësaj partie në krye me Behgjet Pacollin. Kjo politike, ekziston që nga fillimi i vitit 2006 ku një grup ideatorësh me bindje liberal-demokrate në krye me Behxhet Pacollin, të shtyre nga nevojat imediata të qytetarëve të Kosovës të cilët po ballafaqoheshim me varfëri, papunësi e nëpërkëmbje, vendosën të formojnë këtë parti politike dhe përmes sajë të sjellin ndërrimin në filozofinë politike në Kosovë, duke shfrytëzuar gjithë mekanizmat institucional dhe demokratik. AKR-ja si partia me e reja në vend, në zgjedhjet zgjedhjet e para arriti qe të jete partia e tretë opozitare në vend. Pacolli: Mandati i ardhshëm, mandat i AKR-së AKR2
Kuçi : AKR-ja është një freski e skenës politike
Në pranin e shumë mysafirëve vendor dhe ndërkombëtarë, lideri i AKR – së, Behgjet Pacolli, premtoi se AKR – ja do të punojë për një Kosovë ku institucioni do të shkojë tek qytetari, për një Kosovë me ekonomi të zhvilluar, dhe jetë dinjitoze të qytetarëve të vet. “Unë së bashku me ju në nëntor të këtij viti do të dalim për herë të dytë në zgjedhje. Unë dhe ju do t’u tregojmë qytetarëve se çka do të bënim më mirë dhe më shumë se sa të tjerët. Do t’u tregonim se çka do të punonim më mirë se ata të LDK – së në Prishtinë, të PDK – së në Gjilan dhe ata të AAK – së në Pejë. Do t’u tregojmë qytetarëve se AKR – ja din të punojë më mirë, më transparente dhe më përgjegjëse” tha kryetari i AKR-së Behxhet Pacolli.
Zv. Kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi tha se Partia Demokratike e Kosovës, AKR-ën e ka parë si një freski të skenës politike në Kosovë, si një partner të ndërtimit të shtetit sovran dhe demokratik në qeverisjen e vendit dhe në ndërtimin e vlerave demokratike në vend. “Partia Demokratike e Kosovës, AKR-në dhe të gjitha partitë e tjera që janë në vend i sheh edhe si konkurrencë të mendimit politik, të ideve dhe projekteve në të mirën e qytetarëve. PDK-ja, AKR-në dhe të gjitha partitë tjera politike i sheh si korrektuese të veprimeve të njëra tjetrës në të mirën e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha zv kryeministri Kuqi, duke shtuar se PDK-ja e çmon në veçanti rolin e opozitës në Kosovë të të gjitha partive politike, që kanë luajtur për të mirën e vendit dhe në veçanti AKR-në për rolin e tyre konstruktiv. Ndërkaq kryetari i Partisë Social Demokrate, Agim Çeku tha se vet fakti se AKR-ja mban kuvendin e tretë zgjedhorë, është një dëshmi e qartë për demokracinë e brendshme se është duke kultivuar demokraci të mirëfilltë të partisë. Ai tha se fillimi i AKR-së dhe hyrja në politikë ka nxjerrë një kualitet të ri në jetën tonë politike në demokracinë e re.Vetë fakti që rezultatet që i kemi marrë në zgjedhjet e fundit tregon se qytetarët e Kosovës kanë pasur nevojë edhe një parti tjetër por edhe një mundësi tjetër. PSD vlerësoi shumë lartë rolin konstruktiv që AKR dhe vetë kryetari z. Pacolli ka luajtur në skenën tonë parlamentare në jetën tonë parlamentare demokratike duke mos lejuar njerëzit që të grisin tensionin e panevojshëm por duke qenë konstruktiv në përballimin e të gjithave sfidave të ndryshme”, tha ish-kryeministri i Kosovës Agim Çeku. Pacolli: Mandati i ardhshëm, mandat i AKR-së AKR3
Demokracia e brendshme e AKR-së, shembull për të tjerët
Edhe deputeti nga radhët e AKR-së Ibrahim Makolli, tha se është kuvendi i rregullt zgjedhorë, dhe ka shumë kohë të cilin e kemi paralajmëruar dhe të gjithë po deklarohemi për zbatim të ligjit. Ai tha se ligji thotë se kuvendët e partive duhet të mbahen çdo dy vite dhe duhet të epën prova nga brenda dhe po ashtu është një kuvendë në të cilën do të ketë edhe disa freskime ne program dhe në statut në të cilën do të dalin struktura të reja sepse ne tashme i kemi zgjedhur gjatë këtyre katër muajve të zgjedhjeve në nivel të degëve dhe të nëndegëve, kemi zgjedhur struktura të reja në të gjitha nëndegët dhe degët e Kosovës ku tashmë është një përmbyllje e aktivitetit shumë të madh disa mujorë në të gjithë Kosovën. Ndërkaq Myzejene Selmani, deputete ne Kuvendin e Kosovës (AKR), tha se kjo parti mbanë statutin dhe programin e saj të cilin e ka definuar, dhe pas mbajtjes së kuvendeve në të gjitha degët e Kosovës, AKR mbanë kuvendin zgjedhorë në nivel qendrorë ku demokracia ka qenë shumë e hapur dhe shumë transparente gjatë kohës nëpër degë, dhe shpresoj se kjo demokraci dhe transparencë të dominojë edhe në përzgjedhjen e kryesisë së nivelit qendrorë të partisë së AKR-së. Kurse deputeti Ibrahim Gashi, tha se ky kuvend është e arritura tri vjeçare që nga themelimi i partisë. Për të respektuar kuvendët e mbajtjes së kuvendeve nuk ka qenë i domosdoshëm që të mbahen bash tani, sepse ne kemi mbajtur mjaft kuvende. Duke qenë se AKR ka pasur rritje të saj të vazhdueshme dhe ka pasur një paraqitje të suksesshme në skenë politike në zgjedhjet e para me pak se një vit nga themelimi, ka arritur që të dalë mjaft fuqishëm edhe për mos hyrjen e sajë në qeverisje megjithatë ardhjet e reja kanë vazhduar.
Kuvendi ka vazhduar me zgjedhjet e reja të organeve të partisë dhe ka rikonfirmuar liderin e saj Behgjet Pacollin në krye të partisë. Pacolli: Mandati i ardhshëm, mandat i AKR-së AKRA1

Kthehu | 12.07.2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi