Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KMDLNJ:Roli i OJQ-ve në Kosovë, kolonë e tretë apo fuqi e tetë!

Shko poshtë

KMDLNJ:Roli i OJQ-ve në Kosovë, kolonë e tretë apo fuqi e tetë! Empty KMDLNJ:Roli i OJQ-ve në Kosovë, kolonë e tretë apo fuqi e tetë!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 12, 2009 10:29 pm

KMDLNJ:Roli i OJQ-ve në Kosovë, kolonë e tretë apo fuqi e tetë!

KMDLNJ:Roli i OJQ-ve në Kosovë, kolonë e tretë apo fuqi e tetë! PARTITE
E ardhmja e OJQ-ve do të përcaktohet në bazë të asaj se sa do të jenë të gatshme të përballen me luftimin e fenomeneve negative që po e gërryejnë shoqërinë dhe themelet e shtetit siç janë, në radhë të parë korrupcioni dhe krimi i organizuar, krimi politik dhe etnik!


E kaluara: OJQ-izmi është fenomen relativisht i ri në Kosovë, me një histori 20 vjeçare të veprimit. Organizata e parë joqeveritare e formuar në Kosovë ishte KMDLNJ-ë,e cila ishte edhe organizata më e madhe e këtij lloji në këtë pjesë të Evropës. Me ardhjen e Adem Demaçit, fitues të çmimit Saharov në krye të KMDLNJ –së, KMDLNJ- u bë organizata më e madhe me një shtrirje në tërë Kosovën dhe vendet ku jetonin shqiptarët. Kishte përfaqësues në shumë shtete ku krijoheshin politikat dhe që kishin ndikim. Atëhere, jo që kishim ndonjë njohuri të madhe për të drejtat e njeriut por, meqë rrezikohej substanca kombëtare e ndjenim si detyrim që të bëjmë diçka për sensibilizimin dhe informimin e opinionit vendor e sidomos atij ndërkombëtar. Dhe, në këtë fushë arritëm shumë suksese! KMDLNJ-ë ishte burimi i vetëm dhe jashtëzakonisht i besueshëm për gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë në bazë të të cilave u miratuan shumë rezoluta për Kosovën nga Departamenti i shtetit amerikan, Kongresi amerikan si dhe Komisioni dhe Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë. Thuaja shumica e atyre që janë marr ose mirren me politikë sot në Kosovë kanë qenë anëtarë ose bashkëpunëtorë të KMDLNJ –së. Parlamenti i Republikës së Kosovës është argumenti më bindës për këtë, së paku 40 deputetë kanë qenë anëtarë ose bashkëpunëtorë të KMDLNJ –së. Nuk ka segment në jetën politike, ekonomike, kulturore, sportive etj. ku nuk do të gjeni ish anëtarë apo bashkëpunëtorë të Këshillit. Një numër jo i vogël i tyre ndjehet i tillë edhe sot. Pas KMDLNJ –së u formua LDK-ë, SHBH “ Nëna Terezë”, Qendra për Mbrojtjen e Gruas dhe Fëmijëve etj. Këto OJQ-ë, para, gjatë dhe pas përfundimit të luftës ( periudha emergjente) kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në riparimin e pasojave të luftës, si në aspektin material ashtu edhe në ate informativ. Menjëhere pas përfundimit të luftës shpërtheu “ vullkani i OJQ-ve”! U bënë më shumë se 3500 OJQ-ë. Monopolin në këtë fushë të veprimit e kishin OJQ- të ndërkombëtare, si mekanizëm i dëshmuar për zhvatjen e fondeve dhe pastrimin e parave! Ato, si edhe në politikë, vendosën një raport kolonialist përballë OJQ –ve vendore duke i shndërruar ato në “punëtorë krahu” dhe duke i shfrytëzuar ato si dikur zezakët në Afrikën e Jugut. Llogaritet që nga mjetet që janë ndarë për sektorin joqeveritar, midis 95-97% të këtyre fondeve janë ndarë për OJQ-të ndërkombëtare e ato pastaj kanë gjetur OJQ-ë” zezake” në Kosovë! Edhe natyra e aktiviteteve dhe interesimi kanë ndryshuar rrënjësisht në Kosovë pas përfundimit të luftës! Nga përvoja personale e punës sime në KMDLNJ-ë e sjell një fakt shumë sinjifikativ; pas vrasjes së Komandantit Legjendar, Adem Jasharit, një gazetar i një gazete shumë prestigjioze i ka ofruar KMDLNJ –së 10.000 $ për foton e Adem Jasharit. Natyrisht se e kam refuzuar këtë! Pas përfundimit të luftës shumica e atyre që e vizitonin KMDLNJ –në, i mbyllnin sytë kur ua tregonim “albumet e tmerrit”, me foto të të vrarëve dhe të masakruarve sepse tash ishin në lojë disa projekte të tjera, projekte për krijimin e një historie të re por pa e përmendur të kaluarën! Kjo vetëm sa e përforcon bindjen time që një pjesë e OJQ-ve shërbejnë si kolonë e pestë apo si “ Pykë e Naimit” për arritjen e qëllimeve të caktuara politike! Sa here që paraqitet nevoja për ndryshime , shpeshhere të kamufluara edhe si “ demokratike”, OJQ-të përdoren si njësi për deminim, dekontaminim por edhe shkatërrim! Çdo rregull bën përjashtime andaj nuk i fus të gjitha OJQ-të në një thes! Mirëpo, ju përkujtoj se në shumë zhvillime dramatike në shumë vende të Amerikës Latine , në Afrikë, Azi por edhe në Evropë, OJQ-të kanë qenë paraprijës të proceseve pas së cilave numri i viktimave ka qenë edhe shtatë shifrorë. Kujtojeni rolin e mediave në Ruandë, Serbi dhe në vende tjera. OJQ-të kanë luajtur edhe rol pozitiv në shkatërrimin e diktaturave, si në Sebi psh. kur u largua nga skena politike Sllobodan Millosheviqi. Edhe këtu shërbyen si “ Pykë e Naimit” por në kontekstin pozitiv! Të qenit kolonë e pestë dhe mercenarizmin e tyre një pjesë e OJQ-ve në Kosovë e dëshmuan me rastin e ngjarjeve të marsit të vitit 2004, kur në tryeza të organizuara i denonconin shqiptarët si terroristë, thonin se nuk dihet se si u mbytën tre fëmijë shqiptarë në lumin Ibër të fshatit Çabër etj. Mercenarizmi antologjik i disa OJQ-ve në Kosovë ishte përballë Lëvizjes Vetëvendosje si dhe arrestimit dhe gjyqit politik ndaj Albin Kurtit. Qëndrimi për demonstratat e Vetvendosjes e sidomos qëndrimi për vrasjen e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, qëndrim ky i turpshëm për OJQ-ë, i bëri të pasura materialisht disa OJQ-ë por e cullakosi mjerimin e moralit të tyre! Ngarendja pas projekteve dhe pykënaimizmi i disa OJQ-ve në krye me ish-kryeprokuroren e Tribunalit të Hagës, kryekirurgen për transplantim të organeve, Karla del Ponten “ zbuloi” edhe “klinikën për trafikimin e organeve” në klinikën me “ renome botërore” në Burrel e quajtur “ Shtëpia e Verdhë”! Në anën tjetër kemi përpjekjen e disa OJQ-ve që në emër të patriotizmit folklorik dhe të kaluarës së tyre kompromentuese, tashmë paraqiten si “ mbrojtës” të vlerave të luftës duke amnistuar krimet ndaj serbëve dhe pakicave tjera që kanë qenë të theksuara menjëhere pas përfundimit të luftës dhe se kjo e vërtetë nuk mund të mohohet! Këto OJQ-ë i mbrojnë , ose nga frika ose për shkaqe të tjera disa komandantë dhe politikanë që janë kriminalizuar skajshmërisht pas përfundimit të luftës duke i bërë në këtë mënyrë dëm të madh shtetit të Kosovës! Mos të flasim për llaskucërinë dhe shpërfaqjen e karakterin denoncues ndaj ndërkombëtarëve!
E tashmja:
Edhe sot në Republikën e Kosovës veprojnë shumë OJQ-ë. Thënë më mirë, më shumë vegjetojnë se sa veprojnë! Ato i mbulojnë të gjitha fushat, nga të drejtat e njeriut në përgjithësi, ambientit, të drejtat e personave me orientim seksual ndryshe, luftojnë për lirinë e fjalës dhe shtypit,e luftojnë varfërinë, për transparencë, i mbrojnë minoritetet, i mbrojnë konsumatorët, luftojnë kundër trafikimit dhe prostitucionit ,e luftojnë korrupcionin etj. Faktet flasin të kundërtën, standardet për respektimin e të drejtave të njeriut nuk respektohen sidomos nga ndërkombëtarët, varfëria është e skajshme dhe e barasflefshme me atë të Kongos para 30 vjetëve, liri të shtypit dhe të shprehjes ka në Danimarkë, minoritetet ( serbët) nga ajo numerike është shndërruar në shumicë politike ndërkaq që korrupcioni është shndërruar në kartë identiteti! OJQ-të në Kosovë, duket se nuk kanë arritë ta përmbushin misionin e tyre ose e kanë ë bërë këtë vetëm pjesërisht! OJQ-të ndërkombëtare, si “shtegtarë të demokracisë” janë dyndur si dallëndyshet, në vende ku ka klimë më të favorshme financiare, si në Irak, Sudan, Afganista, Pakistan etj. Atje tashmë është ardhmëria e çastit! Disa prej tyre janë konvertuar në OJQ-ë vendore. Një numër i OJQ-ve shiten si vendore ndërkaq që selinë e kanë në Serbi, ( Beograd, Novi Sad, Nish etj ). Mbase Rezoluta 1244 dhe 6 pikat e Banit ua mundësojnë këtë! Sot në Kosovë janë në modë OJQ-të llaskuce, denoncuese, ato që e përkrahin decentralizimin sipas parimit etnik, ato që në emër të demokracisë i identifikojnë OJQ-të ekstermiste dhe nacionaliste dhe pastaj i denoncojnë në prokurorinë e Dragodanit dhe ato OJQ-ë që në emër të pajtimit ndëretnik i falin vuajtjet e të tjerëve ndërkohë që vuajtjet e tyre kryesore kanë qenë tërheqja e parave nga llogaritë e fryra! Këta OJQ-istë e “ shajnë” çdo qeveri ndërkaq që në të shumtën e rasteve përfundojnë në bashkëjetesë me ta, në të njëjtin shtrat apo më mirë të them në të njëjtin grazhd! Tash disa fjalë për atë pjesë të shëndoshë dhe të dinjitetshme të sektorit joqeveritar në Kosovë. Aktualisht ata janë pakicë por mjaft aktiv. Ata i denoncojnë shkeljet e të drejtave të njeriut, korrupcionin, kriminalizimin e politikës ndërkombëtare dhe vendore, janë mbrojtës të vërtetë të mjedisit ( kujtojeni aktivitetet rreth Kosovës Plakë ( C) dhe Kosovë së Re). Nëse i hapni mediat elektronike do të shihni se 35-40% të aktiviteteve, që merren me brengat e qytetarit janë aktivitete të këtij sektori joqeveritar. Nuk janë pjesë e vendimmarrjes por për çdo ditë rritet ndikimi i tyre në vendimmarrje. Ky mekanizëm joqeveritar, ndonëse përballet me shumë vështirësi të natyrës financiare dhe kërcënime të të gjitha llojeve, megjithatë mund të shërbejë si bërthamë për krijimin e një mase kritike që do të kishte ndikim të fuqishëm në të ardhmën, në favor të ndryshimeve pozitive, gjithsesi!
E ardhmja:
E ardhmja e OJQ-ve do të përcaktohet në bazë të asaj se sa do të jenë të gatshme të përballen me luftimin e fenomeneve negative që po e gërryejnë shoqërinë dhe themelet e shtetit siç janë, në radhë të parë korrupcioni dhe krimi i organizuar, krimi politik dhe etnik! Për ta ndryshuar mënyrën e sjelljes së pushtetarëve që prodhojnë procese negative, shumica e OJQ-ve duhet ta ndryshojnë në radhë të parë veten e tyre! Ato duhet të profilizohen, profesionalizohen dhe organizohen! A do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë?! Do ta shohim! Është një rregull i pashkruar se OJQ-të janë ana e tjetër e pasqyrës së qeverisë së një vendi. As Kosova nuk bën përjashtime në këtë rast!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi