Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Urumqët kërkojnë pavarësi nga Kina

Shko poshtë

Urumqët kërkojnë pavarësi nga Kina Empty Urumqët kërkojnë pavarësi nga Kina

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 13, 2009 9:45 pm

Urumqët kërkojnë pavarësi nga Kina



Qe pse Kina nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Sepse është shtet hegjemonist që brenda territorit shtetëror mban të shtypur shumë popuj e kombe, të cilat, sipas kartave të OKB-së, ku Kina është faktor i rëndësishëm vendimmarrës në Këshillin e Sigurimit, dhe se po ta pranonte të drejtën për vetëvendosje të popujve të tjerë në botë, do t’i duhej të heqë dorë nga hegjemonia e saj shtetmadhe e tipit okupator sovjetik. Në Kinë këto ditë po ndodh gjakderdhje e madhe, vriten mijëra veta dhe censura kineze komuniste minimizon shifrat. Kjo Kina që ndan drejtësi në Këshillin e Sigurimit, si aleate tradicionale e Rusisë, i përlyen duart me gjakun e atyre qytetarëve të saj që kërkojnë një të drejtë elementare: të vetëvendosin, të jetojnë të lire, të mos jenë të varur! Dihet se në kohët antike iliro-helene, kur Gadishulli Ilirik ishte qendra e botës së civilizimit të lartë, ku koncepti mbi shtetin e Platonit ishte vënë si bazë e filozofisë elementare politike që nuk u tejkalua kurrë deri në ditët e sotme, filozofisë antike të cilës do t’i duhen 2 mijë vjet të evoluojë fare pak, kur demokracia (zëri i popullit, demos-kratia) ishte platformizuar filozofikisht në librin “Politika” të Aristotelit, 1500 vjet më vonë do t’i duhen Evropës, të humanizohet dhe të rilindet në civilizimin antik (humanizmi dhe renesanca) duke e zbuluar bazën e artit dhe shkencës antike, mbi të cilën sot u përparua civilizimi evropian. Pra në shoqërinë antike të standardit suprem civilizues u organizuan lojërat olimpike. Po pse përsërisim këtu ato që dihen? Për ta rikujtuar një të dhënë historike: gjatë mbajtjes së lojërave olimpike në antikë, pushonin të gjitha luftërat e kohës, shpallej armëpushimi. Pra civilizimi antik ka pasur kode, jo vetëm politike, po edhe morale. Derisa sot, 2400 vjet më vonë, një shtet i Kinës përgjak pacifistët që me urtësi dhe pa dhunë kërkojnë atë që është elementare civilizuese, pavarësinë, dhe në saje të saj – lirinë! Miqësia ndër kombe e shtete, bashkëpunimi, sot është i vetmi “parlament” gjithëbotëror, ku bota bëhet bashkë, bota e miqësisë, bota paqësore, humane. Si mund ta pajtosh krejt botën “e pajtuar” së paku në një aspekt (Këshilli i Sigurimit) kur brenda kufijve artificialë të “shtetit” ti i përgjak dhe i vret ata që kërkojnë lirinë? Marshin e paradokohshëm paqësor të priftërinjve budistë të Tibetit, shteti i Kinës së sotme e cilësoi si “punë e forcave të errëta të manipuluara nga jashtë”, nga shtetet e tjera. Pra komploti ndërkombëtar kundër Kinës ende po vazhdon, edhe pse ajo i bën këto komplote bashkë me Rusinë. Po pse ato shtete të tjera “manipuluakan” me budistët paqësorë që kërkojnë liri? “Manipulohen” nga jashtë budistët, sipas shtetit kinez, janë lidhur me “armikun e jashtëm” të Kinës, a ka ndonjë “armik të jashtëm” që nuk është i Kinës? Shërbimet e huaja sekrete “që nxisin” budistët tibetas, a mund të futën në Kinë? Kina, okupatore e Tibetit, i cili ka histori dhe traditë hiç më pak se vetë Kina, ende ka kriter dyfytyrësinë komuniste, nuk i vjen turp të shtirët paqësore dhe e mirëkuptueshme me gjithë botën, kurse me Tibetin le që nuk është paqësore, po e përgjak, e okupon, nuk do kurrfarë marrëveshje me të. Po sa nga “armiqtë e jashtëm” konsiderohen ata që mbështesin lirinë e Tibetit? Kina nuk shpall armëpushim, por i vret ata që kërkojnë liri. Ndërkaq presidenti Sarkozi thotë se nëse Kina nuk heq dorë nga derdhja e gjakut në Tibet, nuk do të mbetemi indiferentë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi