Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bangguo: Kina ruan lidhjet tradicionale me Shqipërinë

Shko poshtë

Bangguo: Kina ruan lidhjet tradicionale me Shqipërinë Empty Bangguo: Kina ruan lidhjet tradicionale me Shqipërinë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 14, 2009 4:41 pm

Bangguo: Kina ruan lidhjet tradicionale me Shqipërinë

Bota sot, Tiranë
Vitet e fundit, marëdhënia dypalëshe ka patur një zhvillim të mbarë, bashkëpunimi praktik në fusha të ndryshme ka qenë frutdhënës. Asambleja Popullore Kombëtare e Kinës dëshiron të nxisë më tej shkëmbimin dhe bashkëpunimin me Kuvendin e Shqipërisë, për të çuar më tej së bashku zhvillimin përpara të marrëdhieve Kino-Shqiptare dhe të bashkëpunimit miqësor.


Bangguo: Kina ruan lidhjet tradicionale me Shqipërinë KINAA
Ambasadori i Kinës, i dorëzon Kryetares së Kuvendit letrën e urimit të Kryetarit të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Popullore Kombëtare të Kinës, Wu Bangguo.



Ambasadori i Kinës, Wang Junling i dorëzoi sot Kryetares së Kuvendit letrën e urimit të Kryetarit të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Popullore Kombëtare të Kinës, Wu Bangguo. Duke e uruar përzemërsisht Kryetaren e Kuvendit për rizgjedhjen e saj në krye të Kuvendit, ambasadori Junling i dorëzoi personalisht letrën e urimit të Kryetarit Bangguo në të cilën ai shkruan: “Me rastin e rimandatimit të Shkëqesisë suaj si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë në emër të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Popullore Kombëtare të Republikës Popullore të Kinës dhe në emrin tim personal, ju shpreh Shkëlqesisë suaj urime të përzemërta dhe të ngrohta.Ekziston një miqësi tradicionale dhe e thellë midis dy popujve Shqiptar dhe Kinez. Vitet e fundit, marëdhënia dypalëshe ka patur një zhvillim të mbarë, bashkëpunimi praktik në fusha të ndryshme ka qenë frutdhënës. Asambleja Popullore Kombëtare e Kinës dëshiron të nxisë më tej shkëmbimin dhe bashkëpunimin me Kuvendin e Shqipërisë, për të çuar më tej së bashku zhvillimin përpara të marrëdhieve Kino-Shqiptare dhe të bashkëpunimit miqësor.”Duke falënderuar ambasadorin e Kinës dhe duke i përcjellë atij përshëndetje të sinqerta për Kryetarin e Komitetit të Përhershëm të Kinës, Kryetarja e Kuvendit shprehu konsideratën më të lartë për Kryetarin Bangguo, të cilin e cilësoi një lider të spikatur dhe shumë të rëndësishëm.Për Kryetaren e Kuvendit marrëdhënia mes dy vendeve dhe dy popujve është shumë e veçantë dhe me një traditë miqësie të fortë. “Për ne, tha ajo, bashkëpunimi me Kinën është shumë i rëndësishëm dhe shkëmbimet e vizitave mes komisioneve parlamantare do të jenë në prioritet e diplomacisë parlamantare.Ambasadori Junling tha se vizita e Kryeministrit Berisha dhe ajo e Kryetares së Kuvendit në Kinë, kanë qenë vizita shumë të suksesshme, që kanë ndikuar konkretisht në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Duke u ndalur në karakterin ekonomik të diplomacisë parlamentare, Kryetarja e Kuvendit theksoi se shkëmbimet e vizitave të komisioneve si ai i ekonomisë apo i bujqësisë që pritet të vijë në nëntor në Shqipëri do të ndikojnë ndjeshëm në forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi