Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Bogaj: Skënder Sherifi

Shko poshtë

Halit Bogaj: Skënder Sherifi Empty Halit Bogaj: Skënder Sherifi

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 15, 2009 8:37 am

Halit Bogaj: Skënder Sherifi U1_HalitBogajSkënder Sherifi

Nga Halit Bogaj

Pas çlirimit të Kosovës dhe frymarrjes së saj më të lire, është duke na ndodhur edhe një mrekulli tjetër nga e cila ishim të privuar me vite të tëra.Është fjala me njohurinë tone shumë më të madhe me njerëzit tanë në diasporë të cilët kanë bërë emra të shquar nëpër vendet ku jetojnë përkohësisht ose që aty janë vendosur disa dekada më pare. Në mesin e asaj plejade të njerëzve tanë të artit dhe kulturës bën pjesë edhe poeti I talentuar Skënder Sherifi për të cilin lexuesit tanë kanë ditur fare pak ose aspak..Vitet kalonin.Çlirimi I Kosovës u arrit. Shqipëria bëri shumë mediume, prandaj edhe mundësia e komunikimit me krijuesit tanë të dalluar ishte shumë më e madhe se më pare.Mes tjerash kishim rast që të njiheshim edhe me një poet të talentuar I cili kishte bërë emër të shquar në botën frankofone, duke hyrë edhe në Enciklopedinë më të famshme’’Larus’’. Ai është Skënder Sherifi, I biri I një patrioti të madh nga Tropoja I cili pas burgut që e kishte mbajtur në kohën e diktatorit Enver Hoxha arratiset në Jugosllavi dhe për një kohë jeton në Viti në Kosovë ku lindi Skënder Sherifi I cili do të bëhet një poet I madh francez me origjinë shqiptare nga Kosova e robëruar nën pushtetin e egër serbo-sllav.

Siç e pohon edhe vetë poeti, ai nuk e dinte fare se çka do të thoshte identiteti shqiptar gjersa një ditë babai nga Belgjika e dërgon në Kosovë për ta gjetur vetëveten dhe për t’u njohur me popullin e tij nga I cili I kishte rrënjët ..Ardhja në Kosovë në vitet shtatëdhjeta bën kthesë të madhe në jetën e mëtejme të skënder Sherifit I cili ishte rritur dhe zhvilluar në Perëndimin e tëhuajësuar nga ndikimi I të cilit gati e kishte humbur edhe përkatësinë e vetë kombëtare dhe familjare.


Halit Bogaj: Skënder Sherifi U1_skender-sherifi
Skënder Sherifi
Në Francë ishte orientuar në drejtim të kulturës franceze, amerikane dhe angleze, për të harruar se diku larg në Ballkan ishte ushqimi I tij më I madh shpirtëror që e tërhiqte si magneti. E dëgjon babain dhe vjen tek ne për t’u njohur me të rinjtë e atyre viteve dhe Ibrahim Rugovën I cili atëherë ia kishte nxitur që të lidhej me truallin dhe atdheun e të parëve të tij dhe për të vjershëruar në gjuhën shqipe. Siç e thotë në një rast, atij I kishte ndihmuar shumë Rugova duke bërë punë të dyfishtë.I kishte thënë ne në Kosovë po t’I botojmë poezitë tuaja kurse ti do t’na I botojsh poezitë tona në formë antologjie në Francë.Dhe vërtet kishte ndodhur ajo mrekulli sepse Skënder Sherifi ishte shumë I njohur në Francë dhe emri I tij I beri te njohur disa poete kosovare atje..Pra të mirat ishin reciproke dhe në dobi të dy palëve.


Dr.Rugova ia kishte përkthyer poezitë nga frengjishtja në edicionin e shtëpisë botuese ‘’Rilindja’’, duke I dhënë atij vullnet që të angazhohej që të shkruante edhe në gjuhën shqipe.Pra Skënder Sherifi filloi të mendonte dhe të fliste edhe shqip., ndonse këtë gjuhë e kishte folur dhe kultivuar në familjen e tij në Bruksel në të cilën nuk flitej gjuhë tjetër.Bile babai, siç thamë edhe më pare, ishte bërë shkaktari kreyesor që Skënderi t’I shpëtonte asimilimit perëndimor.

Poeti I ardhshëm shqiptar në Kosovë kishte filluar të shkonte nëpër odat tradicionale shqiptare dhe familjet tona për t’u njohur me traditën dhe kulturën e popullit të vetë të cilat dita ditës I hynin në gjak dhe I bëheshin pjesë e pandarë e jetës së tij rinore.Ai e shihte se njëmend qenka edhe një botë tjetër dhe një anë e medaljes të cilën nuk e kishte njohur.Ato tradita I hyjnë së shpejti në gjak dhe për të gjitha ato transformime të thella individuale ai I falenderohet babait të tij dhe Presidentit të ardhshëm Rugova që ia bëri të mundur që përmbledhja e parë e Skënder Sherifit të botohej në gjuhën shqipe.

Vitet kalonin dhe poeti I ri shqiptar bëhej edhe më I shquar duke u inkuadruar thellë e më thellë në letrat dhe kulturën franceze për t’u bërë edhe profesor I letërsisë në Universitet.

Skënder Sherifi vazhdon të shkruajë dhe të mendojë frengjisht e shqip, duke u radhitur ndër njerëzit tanë që ia shtojnë krenarinë popullit dhe atdheut të vetë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi