Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova është vendi më i izoluar në botë

Shko poshtë

Kosova është vendi më i izoluar në botë Empty Kosova është vendi më i izoluar në botë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 16, 2009 8:52 pm

Kosova është vendi më i izoluar në botë

Ismail Shabani
Tryezë diskutimi me temën Të Jetosh Në Geto!


Kosova është vendi më i izoluar në botë Smajli
“Qytetarët e Kosovës janë aplikuesit më të refuzuar për vizë Shengen në rajon. Hulumtimi i bërë në muajin prill të këtij viti dhe në periudhën shator-nëntor 2008, tregon se numri i të refuzuarve që kanë aplikuar për një vizë Shengen në ambasadat e vendeve të BE-së në Prishtinë dhe Shkup, është 37 për qind për aplikuesit në Prishtinë dhe 26 për qind për ata në Shkup, që krahasuar me vendet tjera rajonale është disa herë më shumë”, tha Shllaku

Prishtinë, 16 korrik-Forumi 2015 ka publikuar studimin “Të jetosh në Geto”, ku Kosova paraqitet si vendi më i izoluar në Evropë. Diskutuesit në debat thanë se kosovarët refuzohen më së shumti për marrjen e vizave Shengen si dhe paguajnë tarifa më të larta sesa qytetarët tjerë të rajonit. Kosova është vendi më i izoluar në botë. Vetëm në katër shtete qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza, u tha në debatin rreth problemit të liberalizimit të vizave, i organizuar nga Forumi 2015. Gjithashtu, këtu u tha se problemi i liberalizimit të vizave është më shumë problem politik sesa teknik. “Kosova nuk ka forcë për mbrojtjen e dinjitetit të qytetarëve të saj”, theksoi Muhamet Mustafa, duke shtuar se institucionet e Kosovës janë të brishta dhe për këtë jemi të detyruar të jemi të durueshëm sa i përket procesit për liberalizimin e vizave. “Niveli i zhvillimit ekonomik dhe fakti se më shumë se 300 mijë qytetarë të Kosovë konsumojnë më pak se 1 euro gjatë ditës detyron një pjesë të madhe të qytetarëve tanë e veçmas të rinjët që të gjejnë një zgjidhje, duke injoruar rregullat e udhëtimit normal dhe të qytetëruar si një rrugëdalje nga kjo gjendje dhe mungesa e lirisë së lëvizjës dhe problemeve të mëdha që pasqyrohen në raport e që kanë të bëjnë edhe më marrjen më leht të vizave për të udhëtuar normalisht përtej kufijve tonë”, thotë Muhamet Mustafa. Në anën tjetër, Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i KFOS-it, ka thënë se qytetarët e Kosovës janë tri herë më të refuzuar për marrjen e vizës shengen sesa vendet e tjera të Ballkanit. Sipas tij, Kosova është në izolim ndërkombëtar pasi që qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza vetëm në katër vende. “Çështja e vizave është në rend të parë çështje politike e më pas teknike”, theksoi Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv, i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur. Shllaku tha se nga hulumtimi i bërë janë nxjerrë 10 çështje që do t’i kualifikonim si më të rëndësishme për të argumentuar se Kosova sot është vendi më i izoluar në botë, sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve të saj. “Qytetarët e Kosovës janë aplikuesit më të refuzuar për vizë Shengen në rajon. Hulumtimi i bërë në muajin prill të këtij viti dhe në periudhën shator-nëntor 2008, tregon se numri i të refuzuarve që kanë aplikuar për një vizë Shengen në ambasadat e vendeve të BE-së në Prishtinë dhe Shkup, është 37 për qind për aplikuesit në Prishtinë dhe 26 për qind për ata në Shkup, që krahasuar me vendet tjera rajonale është disa herë më shumë”, tha ai. Sipas tij, Qytetarët e Kosovës paguajnë vizat më të shtrenjta në rajon. Po ashtu Kosova është i vetmi vend ballkanik të cilës i duhen viza për të udhëtuar edhe brenda këtij rajoni.
Myzejene Selmani, deputete në kuvend nga radhët e AKR-së, tha se qeveria e Kosovës nuk e ka në agjenden e saj çështjen e liberalizimit të vizave. “Kosova po përballet me embargo ekonomike dhe nuk ka kod shtetëror. Po ashtu po përjeton një import të madh dhe qytetarët e Kosovës po pësojnë shumë nga qeveria e cila duhet të punojë më shumë për qytetarët e saj. Institucionet tona duhet t’i zbatojnë ligjet. Dhe duhet të bëhet një organizim për parandalimin e krimit të organizuar nëpër kufi. Qevria e Kosovës duhet të jetë më dinamike, pasi që në Kosovë ka papunësi dhe varfëri të madhe”, tha Myzejene Selmani. Ndërsa, Artan Duraku, këshilltar i ministrit Zenun Pjazti, liberalizimi I vizave nuk është një dhuratë nga Bashkimi Evropianë, është proces politik dhe teknik. Pjesa teknike është shumë e vështirë dhe kërkon reforma thelbësore. “Ne jemi të interesuar të futemi në procesin e reformave me përkrahjen e Qeverisë së Kosovës në plotësimin e kushteve prë liberalizimin e vizave”,th ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi