Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"O sa mire me qene mesues ne Korene Jugore"

Shko poshtë

"O sa mire me qene mesues ne Korene Jugore" Empty "O sa mire me qene mesues ne Korene Jugore"

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 17, 2009 2:54 pm


"O sa mire me qene mesues ne Korene Jugore"


16.07.2009
Ndoshta ju duket e pabesueshme, por në Korenë Jugore mësuesia është profesioni më i preferuar, pasi një mësuses fiton më shumë se çdo profesion tjetër. Për shkak të konkurencës së madhe për t'u regjistruar në universitete, gati 99% e nxënësve të shkollave ...
... të mesme janë të detyruar të marrin mësime private nga mësuesit, nëse dëshirojnë të fitojnë degën e preferuar.

Për këtë arsye, shumica e mësuesve japin mësime private duke shtuar kështu ndjeshëm të ardhurat e tyre.

Viteve të fundit, këtë vend e ka kapluar edhe "moda e internetit" dhe tashmë mësuesit në vend të mësimit privat në shtëpi, preferojnë klasat online duke pranuar me mijëra nxënës në një klasë.

Mësuesja më e famshme, ajo që tashmë është bërë simbol i këtij shteti, është Woo Hioncel. Në klasën online ku ajo u spjegon matematikë, ka plot 50.000 nxënës të regjistruar, dhe fitimi vjetor i Woo Hioncel është 4 milionë dollarë.

Edhe të tjerët nuk janë shumë ndryshe, pasi përveç punës që kanë, të gjithë mësuesit kanë edhe nga 50-100 nxënës, të cilëve u ofrojnë mësim privat me pagesë shtesë.

E ky lajm, padyshim i bën mësusesit tanë ti kenë zili kolegët e tyre nga Koreja Jugore, pasi përdallim prej tyre, mësuesit në vendin tonë janë nënpunësit me rroga më të ulta. (albeu.com)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi