Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ismet M. Hasani: "Reka e Keqe" dha luftëtarë të mirë

Shko poshtë

Ismet M. Hasani: "Reka e Keqe" dha luftëtarë të mirë Empty Ismet M. Hasani: "Reka e Keqe" dha luftëtarë të mirë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 15, 2009 2:41 am

Ismet M. Hasani: "Reka e Keqe" dha luftëtarë të mirë U1_IsmetHasani
"Reka e Keqe" dha luftëtarë të mirë
Nga Ismet M. Hasani, Seudi

Në këtë publikim të Jahë Sadrisë (Gjaku i njomë i dëshmorit, Gazmend Imeri, dritë dhe nder i Rekës së Keqe dhe i historisë) bëhet fjalë për luftëtarët dhe dëshmorët e një regjioni të Kosovës, që thirret "Reka e Keqe", regjion i cili përfshinë disa fshatra të komunës së Gjakovës, e që janë kryesisht përafër "kufirit" me Shqipërinë, e që dikur është quajtur "Zona Kufitare" dhe atëherë banorët e këtyre fshatrave kanë qenë të paisur me LETËRNJOFTIME në të cilat shënohej "Zona kufitare" që dalloheshin nga letërnjoftimet e regjioneve tjera, e krejt me qëllim që cdo ai njeri që ka ardhë mysafir në këtë regjion, me shiqim ne letërnjoftimin e tij, policia apo xhandarmeria e Sërbisë e ka pasë të dijtur që nuk është vendës, dhe në radhë të parë kanë dyshuar, e kanë trajtuar: " ky po don me ikë e me dalë në Shipni!?" dhe ajo shtëpi ku ky "i dyshuar" ka qenë mysafirë, është percjellë nga organet policore, është përcjellë lëvizja e mysafirit. Pra, i Zoti i asaj shtëpie ka pasë për obligim të lajmëroi policinë që ka mysafirë nga regjionet tjera.
Në së më lejohet edhe një Sqarim:
Termi, apo emërtimi "Reka e Keqe" ka historikun e vet. UNë po e shpjegoj njërën nga variantat:
- Në kohën kur nuk ka ekzistuar kufiri me Shipninë, grupe të ndryshme rebelesh, bandash e hajdutësh, kryesisht të fshatrave përtej kufirit, kanë dalë n'këtë anë, dhe kanë vjedhë shtazë, placka... dhe duke u kthyer natën të ngarkuar, asht dashtë të kapercejnë nëpër Erenik, Gushë, e përrocka tjera, të cilat në kohën e pranverës dhe vjeshtës janë rritë shumë nga uji i shiut. Një natë, këta hajdutë, duke ikur me plakat e vjedhura e të ngarkuara, e duke mos e ditur vendin e përshtshëm për ta kaluar lumin, kanë pësuar keq, memzi kanë pështuar gjallë, e plackat ua ka merthye teposhtë uji i rrëmbyeshëm. Kur kanë dalë n'atë anë, dhe i kanë pa të lodhur e të merzitun e pa placka, i kanë pyetur: "Po qysh kaluat more burra?" - "A mos pyetni, se kemi hjekë e jemi munduar shumë, memzi kemi pështue gjallë pa na marrë uji teposhtë, se ishte një rekë e keqe, e sa për placka s'po merzitemi!" - janë përgjigjur.
Pra, sipas këtij tregimi të mocëm, edhe i ka mbetë emri "Reka e Keqe" ( lexo :Lum i Keq)
Kjo ishte njëra nga "historitë e Rekës së Keqe". Në së dikush ka njohuri dhe histori tjera, i jam shumë mirënjohës.
Edhe një e vërtetë:
Në kohën e "Pajtimit të gjaqeve" diku në vitin 1990-91, në Pajtimin që u bërë në fshatin Smolicë (fshat i "Rekës së Keqe"), prof. dr. Zekirja Cana (i ndjerë) pat thënë: "Prej sot këtu të thirret: "LENDINA E PAJTIMIT -LUMI I PAJTIMIT"[/size]
Postuar Këtu
Suedi, 14 prill 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi