Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

POEZI NGA IZET SHEHU

Shko poshtë

POEZI NGA IZET SHEHU Empty POEZI NGA IZET SHEHU

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 17, 2009 3:04 pm

POEZI NGA IZET SHEHU




LETRA NGA HADI



Më vijnë letra nga Hadi

Çdo orë,

Çdo ditë,

Çdo natë:

“Çfarë pret tjetër nga gjarpëri,

Çfarë pret tjetër, mor plak?

Kur ishim atje lart

Në tokën e të vdekshmëve

Pikcikim patëm fat

Dhe fshehjen midis njerëzve.

Ndaj merri këto letra,

Shpërndaji anembanë

Që prej kohërave të vjetra

Na mban ky Had katran”



* * *

Më vijnë letra nga Hadi,

Unë Elizeun dua.

Ngaqë s’e shtypa gjarpërin,

Pickimin e tij vuaj.



* * *



Se Hadi, dihet Hadi

Dhe Elizeu dihet.

Kush pati fat prej gjarpëri,

Edhe në Had s’i rrihet.



KËNGA



Unë zën’ e dytë e bëja mirë,

Babai bënte zën’ e parë,

Në mes të barit në çair,

Ku iso mbante plep i bardhë.



Dhe trembesha mos binte kënga

Si zog i kaltër përmbi bar,

Unë zën’e dytë e thekja mirë,

Babai thekte zën’ e parë



Eh, kur një ditë m’i morën të gjitha:

Babanë, çairin, plepin e bardhë,

Unë zën’ e dytë e qava mirë

Po s’gjeja dot zërin e parë.





* * *



Mbaj mend

Nga mesi i muajit maj

M’u bë sikur një melodi:

Zërin e parë bënte babai

Dhe ishte krejt si zë i tij.



Dhe unë pas zën’ e dytë,

Një zë të dridhur si në vaj.

Me lotë krejt m’u mbushën sytë,

Këndoja unë dhe babai.



Kënduam këngën e përjetësisë,

Se s’duhej lënë përgjysmë kënga.

Ah, dheu ynë! Më i shtrenjti vis,

S’të ndamë asnjë çast nga zemra!





TULIPANI NË MAJ





Ajo lulëzon brenda meje si tulipani në maj,

Qan hallet me mua, me të unë hallet qaj.



Dor’ e saj e brishtë këput lule yjore nga qielli,

Me thotë zëdrithëruar : hë, ke turp, të lutem, merri !



Se s’jemi ne të parët, as të fundit s’jemi ne,

Që shkrijmë te njëri – tjetri e askush nuk na sheh.



Zjarre ndizen brenda meje, zjarre ndizen brenda saj,

Kapërcejmë dhe ylberin, edhe qeshim, edhe qajmë.



Valle gjethesh fëshfërijnë, bie borë, breshër, shi,

Po askush s’na ka parë ( vërtet s’na ka parë njeri ?! )



Ne grindemi me njëri – tjetrin, sajojmë sherre pa një shkak,

Unë si dhëndri prej qëmoti, ajo nusja me duvak.



Edhe rrjedhim, edhe s’rrjedhim, brenda meje, brenda saj,

Zoti e di ku po vemi. ( Na ndëshkoftë në kemi faj).





EROTIKE



Atje, nën plepin e bardhë, atje

Në shtrat të kujtesës shtrihem e fle.



Nën këmbët tona: lumi lëviz e s’lëviz,

Përqark xixëllonjat feksin në tis.



Dhe bëmë, çfarë s’bëmë, kurora me yje

Ja vumë njeri-tjetrit në gjokse, në krye.



U puthëm, u shkrimë, dhe qeshëm, dhe qamë,

Nën plepin e bardhë, mbi bar të dy ramë.



Dhe fjetëm aq pranë, dhe fjetëm aq shumë,

Në shtrat të kujtesës: nën plepin mbi lumë.





***



Prapë u ktheva te plep i bardhë,

Duke mbledhur xixëllonja.

Po ti ku qe fshehur vallë?

Si i marrë të kërkoja.



***





Shyqyr, që më mban kujtesa,

Njëmijëherë them: shyqyr!

Përmbi bar sërish ndrin vesa,

Lumi rrjedh sërish i fryrë.





KALI



Me fre në gojë mbeti gjithë jetën

Me shalën ngrirë përmbi shpinë

Dhe ujin e pinte në ecje,

Në ecje e hante tagjinë.



S’e lanë të lirë ndër livadhe,

S’e lanë të bridhte kurrë azat,

Po me të katra nëpër male,

Po me të katra dit’ e natë.



Ku kishte kohë të puthte lulet,

S’i erë vinte, shkonte si erë,

Gjersa iu mpinë të ngratit gjunjët

Dhe s’mbante dot as shalë, as fre.



Dhe kur u plak,

U bë gërdallë,

I thanë: Shko, jeto i lirë,

Bridh ku të duash në mëhallë,

Bridh ku të duash në çair!

Kur dhëmbët krejt i kishin rënë,

Kur gjunjët krejt i ishin mpirë.

Me turfullimë mënjanë lënë,

E shprehu dhimbjen kafsh’ e lirë.



***

Unë po iki, vijnë të tjerët

Sipër muzgjeve të artë,

Jeta ime në të errët

Nëpër zheg, shi e baltë,

Nuk e di se çfarë do të thonë,

Çfarë do të thonë s’dua ta di,

Mbetur pa dhëmbë në gojë,

Jetoj fundin në liri.



***



Ishte një kalë i bardhë,

Shkelte mbi një rrugë të artë.

Kishte dalë nga një përrallë,

Nga patkonjtë nxirrte flakë.



Dikush tha: është Pegasi,

Dikush tha: është sajesë kali,

Dikush tha: zbriti nga Marsi,

Dikush tha: zbriti nga mali.



Tek dëgjoja këto zëra,

Më zu gjumi rrëzë malit.

Kur u zgjova, më la ëndrra,

Veshët m’i lëpinte kali.







NJË PELË E BARDHË HARBON NË MUZG



Një pel’ e bardhë harbon në muzg

Dhe hingëllin,

Dhe krifkën shkund.





Kë vallë ajo kërkon me ngulm?

Kë vallë kërkon nëpër lëndinë?





Një pel’e bukur,

Një kafshë fisnike,

Me gjuhë muzgun e lëpin.





Mbase në sy zë i fanitet

Një kal’ i artë në vezullim.





Një pel’ e bardhë harbon në muzg

S’i mund të shkosh pa i vënë re?

Dhe hingëllin,

Dhe krifkën shkund,

Dhe këmbët i përplas përdhe.





***



M’u bë sikur ngisja një pelë të bukur,

Pastaj u shndërrova si lule, si flutur,

Pastaj u rrëzova si petale mbi bar,

Pastaj si valëz e bardhë mbi valë,

Pastaj u zgjova ... tingëlloi një zile,

Ah, ëndërr çapkëne ma bëre me hile!





Hapmani rrugën





Hapmani rrugën të shkoj para,

Mos më gjuani me shigjetë!

As një mizë në jëtë s’vrava,

Dhe pse s’vrava , s’jam i shenjt.





Mos më vini në rrugë prita,

Si dikur në rini!

Shtëpia ku unë u rrita,

Më bekoi të jem njeri.





Hapmani rrugën të paudhë,

Mos i lini shpirtit mbetje!

Dhe mos gjuani më me gurë,

Se në fund na prêt një vdekje.





***





Vërtet qenkam shpirt njeriu,

Butësia paska kufi,

Kur më prek në nder ariu,

Kurrë s’e puth putrën e tij.







Kurrë s’ia kthej faqen tjeter ,

S’po u them ndonjë çudi:

Me ngacmon instikt i vjetër

Nuk jam shenjt, jam njeri.





Si fije bari





As më shihni,

Çdo ditë që vjen,

Hollohem si fije bari ?

Fët, një zog,

Me sqep më merr,

Më lëshon rrëzë një mali .

Më lëshon tek një urelë,

Që këndon në një rrëpirë.

Aty hesht. Në sy më çelin

Lulet e shpirtit të lirë.





Rrapi





Kur isha filiz,

Në pyllin e gjelbër,

Drurët më lëpinin me gjuhë gjethesh.





Kur u bëra rrap,

Kur pashë diellin,

Më thyen brinjët me bërryla degësh.





Tani s’më mbajnë dot në hije,

S’ma fshehin dot qiellin.

Sado të më godasin brinjëve,

Sado të ma shprehin mllefin.



I lindur për kafaz





Pashë yje, qiej, kometa,

Pashë dete me tallaz,

Po ai që isha, mbeta

Zog i lindur për kafaz.





Dhe e ndala fluturimin.

Ku të vete? Ku të rri?

Zotit i kërkoj bekimin,

Që të ruaj emrin njeri.





Cinka e ngrirë





Çukit e çukit me sqep

Ditën, ne mesditë,

Pas mesdite,

Asnjë shpesë strehë s’i jep,

Asnjë cicërimë mike.

Çukit e çukit me sqep

Natën,

Në mesnatë,

Pas mesnate.

S’e prêt asnjë fole,

Ku të futej cinkë ngrata?







E lodhur

Nga çukitjet e kota ,

Nga pritjet e ftohta si akull,

Me sqepin ngulur në tokë,

Ngriu nën qiellin e hapur.







Kërcënim





Më thua:

Grise zemrën!

Sikur të ishte letër.

I zbritur je nga Marsi,

A nga një planet tjetër?





Më thua:

Fshij kujtesën,

Asgjë mos lër të ndezur

Dhe endu dorë më dorë

Si një lahut’ e vjedhur!





Kështu ti rri i qetë,

Kështu ti livadhis,

Pas perdeve të skenës,





BARAKA





Sa afër shtëpisë sime,

Engritën një barakë,

Me copëza llamarine

Me thupra dhe me baltë.







Të gjithë i futën Brenda,

Po mua më lane jashtë,

Më kishin përjashtuar

Nga viti dyzet e gjashtë.





Dhe sot barak’ e gjorë,

Ka mbetur si rrënojë;

E mban e njëjta dorë,

Që luan të vjetrën lojë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi