Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Besa Dodaj:Gjurmohet varreza hebraike e Prishtinës

Shko poshtë

Besa Dodaj:Gjurmohet varreza hebraike e Prishtinës Empty Besa Dodaj:Gjurmohet varreza hebraike e Prishtinës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 17, 2009 8:03 pm

Gjurmohet varreza hebraike e Prishtinës

Besa Dodaj



Besa Dodaj:Gjurmohet varreza hebraike e Prishtinës Varrezat%20foto%20(Small)
Shumica e pllakave të varreve ruajnë mbishkrime nekrologësh në gjuhën dhe alfabetin hebraik. Projekti i varrezës është mbështetur financiarisht nga ambasada e republikës së Çekisë, ndërsa premtime janë dhënë edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Ekspedita e Institutit të Monumenteve dhe Muzeu Rajonal i Prishtinës, i kryesuar nga arkeologu Haxhi Mehmetaj, ku po marrin pjesë skulptorë konservues, student dhe mjeshtër, është duke bërë gjurmime dhe konservime të varrezës hebraike në Taukbashqe të Prishtinës. Varreza e vjetër hebraike në Prishtinë është monument i shpallur i trashëgimisë kulturore historike. Vendi ku gjejnë prehje të ndjerët është zgjedhur një kodër e butë me pjerrtësi në drejtim të veriut, buzë anës së majtë të përroit të Vellushës.
Ngastra e varrezës përfshinë sipërfaqe prej 67 ari. Nuk dihet saktësisht numri i varreve, të cilat kryesisht kanë qenë të murosura me gurë dhe llaç në trajtë arke dhe mbylleshin me nga një pllakë mermeri cilësor të ngjyrës së bardhë, në trajtë katërkëndëshi dybrinjënjëshëm apo me pllaka anepigrafike nga guri ranor. Shumica e pllakave të varreve ruajnë mbishkrime nekrologësh në gjuhën dhe alfabetin hebraik. Ato janë zbukuruar më motive ornamentesh të ndryshme si shprehje e preokupimeve artistike të shpirtit krijues hebraik. Ornamentet përbëhen kryesisht nga motivet bimore siç janë lulet, trungu i thyer, palma, dhe nga motivi i yllit të Davidit, motivit të qiririt që fikët etj. Secili motiv veç e veç është një lloj kodi në vete që ruan mesazhe të filozofisë se jetës apo simboleve të vdekjes, të kujtesës nacionale hebraike.
Varreza është në gjendje shumë të keqe. Pjesa ma e madhe e varrezës është mbuluar nga shkurret dhe barojat . Një pjesë e varreve janë dëmtuar dhe plaçkitur, që në kohën e administrimit serb, ashtu si është shëmtuar e degraduar terreni i varrezës nga vendosja e shtyllave të tensionit të lartë të rrymës elektrike të vitit 1950.
Shumica e pllakave janë zhvendosur dhe larguar nga varret, sa që do të jetë i vështirë kthimi i tyre in situ, ashtu siç do të jetë i pamundur kthimi i disa pllakave në varret përkatëse. Terreni i varrezës është degraduar e shëmtuar nga vendosja e shtyllave të tensionit të lartë të rrymës elektrike.
Në dukje të parë vetëm rrethoja e ngritur nga Asambleja komunale e Prishtinës në vitin 2002 dhe emërtimi popullor “Varret e Jahudive” ruajnë kujtimin për varrezën e dikurshme hebraike.
Projekti i varrezës hebraike do të shtrihet ne katër faza.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi