Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Besa Dodaj:Me Mozartin e pikturave

Shko poshtë

Besa Dodaj:Me Mozartin e pikturave Empty Besa Dodaj:Me Mozartin e pikturave

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 15, 2009 10:19 pm

Me Mozartin e pikturave

Besa Dodaj



Besa Dodaj:Me Mozartin e pikturave --Jan%20Lievens%20
Jan Lievens


Artisti holandez nuk arriti majat si shoku i tij Rembrandt, por ai zotëronte dhuntinë e krijimit të pikturave të mëdha në moshën e fëmijërisë.
Fëmijët e talentuar janë më të shumtë në muzikë se sa në artin e pikturës. A do të thotë kjo se një pjesë e trurit të njeriut, që qeverisë zhvillimin muzikor, bëhet në moshë më të hershme se sa mendja vizuale.
Por Mozarti ka kompozuar dhe ka luajtur në instrumente që fëmijëri, në standardet më të larta tradicionale, siç ishte performanca e dy pjesëve të kompozuara kur ai ishte vetëm 8 vjeçar, të cilat janë dëshmuar shumë më herët. Piktura e Mikelanxhelos e krijuar në moshën e adoleshencës qëndron aktualisht në Nju Jork.
Talentët e vegjël të pikturave, në fakt ekzistojnë. T’i referohemi piktorit Jan Lievens, që së fundi u hap ekspozita për këtë piktor holandez të shekullit 17.
Kjo ekspozitë u zhvendos në Amsterdam nga Galeria Kombëtare e Arteve në Uashington. Aty shihet piktori, që vërtet krijoi vepra “të rritura”, kryevepra kur ai ishte shumë i ri.
Kur Lievens ishte vetëm 14 vjeçar, ai pothuajse po mahniste qytetin me ambiciet për pikturat historike dhe nga skena e jetës.
Vërehej një origjinalitet në këto vepra të një adoleshenti, ndriçimi i art, butësia heroike, fisnikëri dhe liri argëtuese që e bënë atë të njohur dhe të veçantë.
Arti i tij rinor është serioz dhe i thellë, nuk është vetëm teknikisht por edhe emocionalisht i avancuar.
Lievens ka disponuar me dhunti mbi artin bashkëkohor dhe mund të quhet Rembranti i ri. Ata ishin shokë dhe Rembrant ishte i ndikuar nga veprat mahnitëse të shokut të tij.
Ai huazoi stilin heroik dhe të guximshëm që Lievens asnjëherë nuk e arriti.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi