Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mujë Buiçpapaj: Dita e tetë e javës

Shko poshtë

Mujë Buiçpapaj: Dita e tetë e javës Empty Mujë Buiçpapaj: Dita e tetë e javës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 23, 2008 4:09 am

Mujë Buiçpapaj: Dita e tetë e javës






Mujë Buiçpapaj: Dita e tetë e javës U1_GjekeMarinaj
Gjekë Marinaj
Dita e tetë e javës
Nga Mujë BUÇPAPAJ
Gjekë Marinaj është një poet i universalizmit të atillë, ku dijenia e jetës dhe e artit japin bashkë pamjen më të përkyer të krijimtarisë. Me librin e fundit “Lutje në ditën e tetë të javës”, ai po sfidon emrat më të mëdhenj të poezisë bashkëkohore amerikane, duke tronditur formalitetin poetik dhe format tradicionale të të shkruarit. Marinaj bën atë që nuk e kanë bërë të tjerët para tij, duke bashkuar imazhe, legjenda, profile e filozofi të popujve, racave e kombeve, dhe e bën me lehtësinë e një poet që vjen nga Ballkani, vend i poezisë, legjendave e miteve. Marinaj, i cili provokoi në rininë e tij regjimin komunist me poezinë “Kuajt”, tani provokon bibliotekën e poezisë botërore, pas shumë vuajtjesh njerëzore, në fillim si emigrant që ka kaluar telat me gjemba, pastaj si student i shkelqyer dhe pedagog i letërisë bashkohore në Universitetin e Richlandit në Dallas të SHBA-ve.
Marinaj ka eksperimentuar me një guxim të qartë, duke ndërtuar një kod të ri poetik të sofistikuar, i vlerësuar me shumë çmime letrare në Amerikë.
E përpunuar në laboratorin e poezisë amerikane, krijimtaria e Gjekë Marinjat është një majë e poezisë bashkohore, ku rifilllimi i jetës zhvesh pamjen optimiste të poetit prej ëndërrës mashtruese, pasi për atë ka gjithnjë një ditë të tetë, e cila mund të quhet dita e lutjes, mallkimit apo lumnisë së poetit. Autori i përgjigjet me dinjitet nevojës për ndryshime në poezinë shqipe, duke sygjeruar një leksion të shkruari përfekt, si një “autorportret i avancuar” i stilit të poetit dhe jetës së tij, mes imazhit të Atdheut të braktisur dhe gjykimit për dashurinë e botës së pafund.
Nëse Walt Whitmani i dha fund imitimit të shkollës europiane të poezisë në Amerikë, duke krijuar vargun i tij biblik e origjinal, edhe Marinaj me “Lutje në ditën e tetë javës” ka krijuar një civilizim të ri për poezinë shqipe, duke ndihmuar jo vetëm vendin e tij, por edhe poezinë europiane.
Autoportret i avancuar
Forma e poezisë së Gjekë Marinaj ndryshon nga njëri cikël te tjetri. Një shpërthim lëndesh universale ringrenë mendimin shijues të poezisë së autorit në stade të reja, të frekuentuara nga motive filozofike dhe shpirti human, që e dallon atë nga poetë tjerë bashkëkohorë amerikan. Poezia amerikane e shekullit të XXI përbehet nga një aradhë poetësh të shquar, që ecin në një garë me shumë krosi, pa patur ende një lidër. Siç vëren kritika vendase, ndryshe nga shek.XX kur Amerika lindi një numër të madh poetësh, si Wallace Stevens, Ezra Paund, T.S. Eliot (i lindur në Amerikë), William Carlos Williams etj, në shekullin e ri disa nga poetët më të shquar të saj janë amerikanë të natyralizuar, si Ferderik Turner, Eduard H. Gracia, Rainer Schulte etj. Në këtë grup bën pjesë edhe poeti me origjinë shqiptare Gjekë Marinaj, i cili unifikon sipër botës dashurinë e dhimbjen, si një bashkëvuajtjes i vetëdijshmë I planetit.
Libri hapet me ciklin “Mesnatë pa kalendar”, cikël filozofik dhe i sofistikuar, i shkruar për një elitë lexuesish. Poezia “Autoportret i avancuar” është një minipoemë, një esencë e librit. Poezitë e ndihmojnë lexuesin të transformojë vizionin, të shyrtojë vetvetën e të arrijë përfundimet e duhura, ato dallojnë për strukturën, mënyrën e të shprehurit dhe imazhet e kërkuara mes dashurisë e dhimbjes që dalin prej demokarcisë së shpirtit të tij dhe përsosjes morale e artistike. Poezia e tij ka fituar admirues të spikatur, sidomos tek ai grupim që është i dhënë pas poezisë filozofike. Ashtu si Gary Snyder, edhe Gjekë Marinaj sjell në poezinë bashkëkohore amerikane e shqiptare një prani të fuqishme autoriale
Cikli i dytë, “24 orë dashuri”, është shkruar për t’u kuptuar nga të gjithë. Poezitë ndërtohen me formë tradicionale, por me një tekst të papërdorur më parë. Për shëmbull, poezia “24 orë dashuri” përsos kodet poetike të realizuara shumë dekada më parë nga poeti i shquar Lasgush Poradeci.
Siç shprehet kritika, “në pikëpamje të formës, lirika e Marinajt mbart në vete konceptin e përsosmerisë ritmike, një parim organizues simetrik, ku gradacioni poetik, aluzionet e vargjeve në përpikmëri gërshetohen mes përmbajtjes e formës.”
Rrëfimi i Rozafës
Në këtë cikël, risjellja e vlerave humane dhe e zermës së tij lënë “në duart e nënës”, krijojnë një pamje që mund ta zgjojnë vetëm poetë të thelbit poetik si Gjekë Marinaj, i cili ka fituar famë të merituar në poezinë bashkëkohore amerikane. Ashtu si poeti i njohur Ted Kooser, në këtë cikël edhe Marinaj praktikon një universalizëm të gjuhës poetike të përshtatur për një lexues të thjeshtë, por me intuitë të mprehtë për të zbuluar vlerat. Kjo është shumë pozitive, pasi përmes detajesh konkrete merr një zhvillim abstarkt, por dhe të përbotshëm, metafora e fshatit dhe e Nënës.
Krahasuar me dy vëllimet tjera, “Mos më ik larg (1995) dhe “Infinit”(2000), “Lutje në ditën e tetë të javës” shënon kapërcim të sigurt. Këtë e shohim edhe në ciklin “Rrefimi i Rozafës”, që Marinaj i ka kushtuar Shkodrës, Kosovës, Rozafës, Nënë Terezës, Skendërbeut etj. Poezitë konceptojnë dashurinë humane, jo erotike. Në këtë concept ka pasqyruar çdo vuajtje nga Nënë Tereza deri te Rozafa e murosur. Rerefimi i Rozafës është më origjinali me këtë temë në poezinë shqipe. Marinaj e sheh Rozafën si Viktimë dhe jo si heroinë: “Nën iluzionin se një grua vlen më pak se një burrë,/ Më murosën mua./…Nën pretekstin se te gjithë patën të drejtë,/ Edhe unë murosa brenda vetës fjalën “vrasje.”
Sygjerim me zë të ulët
Mujë Buiçpapaj: Dita e tetë e javës U2_Marinaj-LibriCikli “Sygjerim me zë të ulët”, mbart një trishtim të ndjeshëm, pasi Marinaj ka përfshirë poezi që kanë të bëjnë me disfatat njerëzore, humbjet e veshtirësitë e njeriut në jetën tonë. Ato përcjellin sygjerimin për të përballuar sfidat e jetës, të cilat shpesh bëjnë shkrumb e hi ëndërrat tona, prej nga na duhet t’ia rinisim nga e para. Megjithatë, ashtu si te Maya Angelou, një tjetër poete e shquar amerikane, edhe te Marinaj ndjehet përsoanliteti human i poetit, i cili para së gjithash i drejtohet me tone kritike vetvetes, duke ndihmuar pastaj lexuesin që të arrijë në përfundimin e duhur. Në këtë cikël, si një dëshmitar i Zotit, autori i bën gjërat të duken edhe nga fundi i dheut. Përmes konstrastit të zymtësisë së pamjes së padëshiruar dhe humbjes, ai mjaftueshëm i ndez një kujtesë njeriut për të mos harruar jehonën vajtuese të artdheut të tij.
Në gjygjin e fjalës
Në një botë të kërcënuar nga shpërbërja e zjarrit të urrjetjes, rrënimi tronditës ndalet vetëm nga poetët, thotë Gjekë Marinaj. Ai vëren se graviteti i javës e tërheq poetin në vertikalitetin e intuitës njerëzore gjatë shtatë ditëve, ndërsa të hënën poeti e rifillon përsëri nga e para, e kështu si një mallkim i përjetshëm, duke shënuar ditën e tetë të javës.
Siç ka vërejtur kritika, “ky vellim poetik që në titull implikon nivelin e leximit intertekstual të poezisë, që këtu nënkupton kontekstin e shtatë ditëve të krijimit biblik. Kjo lojë poetike, përveçse reflekton koncepsionet për krijimin, këtë akt të magjishëm, e sforcon aktin krijues deri në kod kulturologjik universal e të përejtmë. Poeti Marinaj i shton krijimit hyjnor një ditë për vete (dhe krijuesit), nga shtatë ditë të krijimit biblik, ngase kësisioj përmbushet plotënia e universit apo “ëngjëjt të zbresin nga parajsa dhe të bëhen poetë”, “Lutje në ditën e të të javës.”
Vokacioni i vuajtjes për racën e poetëve është i pashmangshëm për penën dytehëshe e Marinajt, si vetë jeta e poetëve të mëdhenj që njohin njëkohësisht edhe lavdinë, edhe përbuzjen. Ky cikël pasuron me tej shumllojshmërinë stilistike të librit, ku dallon intelekti i një profesori letërsie dhe studiuesi pasoinant të poezisë botërore. Cikli u kushtohet poetëve që kanë jetuar në realitete të ndryshme vuajtjesh apo lavdie, si Fishta i mohuar për 50 vjet dhe i ripranuar përsëri, Emili Dikinsonin, apo tragjizmi i poetit Frederik Reshpja që vdiq i vetmuar. Te “Me Nerudën pranë Atlantikut”, poeti shkruan se, sa herë që jep shpirt një poet, diçka vdes brenda meje.” “Ailuropoja në gjygjin e fjalës” i është kushtuar poetëve Blloshmi dhe Leka, të pushkatuar nga regjimi komunist.
Labirinthet e mendimeve
Këto janë poezi, që e trajtojnë botën si pjesë e qenies njerëzore të të gjithë shoqërisë poetike. Cikli fillon me malin e Fuxhit, që e pat shkatërruar Tokion, prej nga u desh të krijohej një e re, sepse Vullkani mbuloi qytetin.
Një tjetër poezi është për arkitekturen e Nju Jorkut, ku Marinaj ndjek traditën e shumë poetëve të shquar amerikanë e botërore që kanë shkruar për qytetin gjigand.
Një poezi interesnate është “Labirinthet e mendimeve të Tanugunit”. E bazuar në mitologjinë koreane, Marinaj “na del më specifik se kushdo në komunitetin tonë letrar, i pakrahasueshëm me format dhe mënyrën si e organizon materien poetike, si e koncepton temën e si i mishëron vargjet me figura dhe sistemin e brendshëm të rimimit e ritmit.” Në këtë poezi janë marrë kafshë si tigri, arusha etj., të cilat implikojnë koncepsione universale. Poezitë përcjellin idenë se çfardo përpjekje që të bëjë njeriu në jetë, nëse ka rezultat zero, nuk ka bërë asgjë. Poezia është kundër famës dhe meritave të rreme, që janë të përkohshme. Interesante është edhe poezia për kullën “Eifel”, që poeti e sheh si “një peizazh i humbur në përkthim”.
***
Vëllimi i Gjekë Marinajt, që juri e Qendrës Ndërkombëtare e nderoi me çmimin letrar “Pjetër Arbnori”, shënon një pikë kthese në poezinë shqipe. Ajo është një lendë universale plot trazime shpirtërore, dijesh, kulturash dhe emocioneve të thella. Ato kanë dëndësi artistike, forcë e imazhe që shkojnë nga ato të drejtpërdrejtat, deri te surrealistet. Siç ka vlerësuar kritika, “poeti në cilësinë e orakullit evokon me gjuhën e së bukurës dhe sublimes përceptimet për jetën dhe universin.”
Njohuritë e fituara nga studimet e gjata dhe komplekse reflektohen në një ekperiment të suskeshëm letrar, si një bazament i ri për formën poetike në poezinë bashkëkohore, por edhe si një koncpet universal human. Poezia e Marinajt mbart në vetvete inteligjencë, pasion, ndjeshmeri dhe spontanitet. “Lutje në ditën e tetë të javës” është një deshmi poetike për njerëzimin, e cili ka ende shumë sfida e punë për të bërë, duke mbartur ideale të forta të jetës dhe të lirisë. Ndoshta prandaj, në ditën e tetë të javës, në këtë ditë metaforike, me vjen si vetiu një lutje në buzë, kësaj here për vetë Poetët.

Gazeta “Albania”,21 Dhjetor 2008 - Dërgoi për zemrën shqiptare Këze (Kozeta) Zylo
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi