Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

10 mënyra si mund ta humbisni një femër?!

Shko poshtë

10 mënyra si mund ta humbisni një femër?! Empty 10 mënyra si mund ta humbisni një femër?!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 20, 2009 10:24 pm

10 mënyra si mund ta humbisni një femër?!

E përgatiti: Diella XHOKLI
Ju e pyesni veten se pse ajo nuk iu përgjigjet telefonatave tuaja? Ne po ju paraqesim 10 mënyra se si mund ta humbni një femër. Djem lexojeni me kujdes!



10 mënyra si mund ta humbisni një femër?! Gruja

Kujdes ushqimin: Ngrënia e keqe-asgjë nuk e çmend më shumë një femër se sa shikimi i një mashkulli derisa e përtyp një copë mishi. Femrat e urrejnë kur meshkujt flasin me gojën plot, dhe i shtrëngojnë thikën e pirunin egërsisht sikur nuk po prenë ushqim. Djema, nëse dëshironi të keni një takim të dytë hani mirë.
Turpi nga punët e shtëpisë: Përtesa-gratë mund të falin shumë, por jo edhe sorollatjen nëpër shtëpi pa bërë asnjë punë. Gratë urrejnë kur burrat tregohen përtacë dhe nuk kujdesen të paktën për gjërat e veta. Është e pafalshme rrëmuja e krijuar në shtëpi, me rroba e gjëra të tjera të lënë në dysheme.
10 mënyra si mund ta humbisni një femër?! Duhani
Hedhe atë: Duhanpirësit-tymosja e cigareve, apo papastërtia e dhëmbëve nga cigarja nuk do të ju ndihmojë të shkoni mirë me të dashurën tuaj. Posa t’ju afrohet ajo do të dëgjoj erën e keqe të duhanit, dhe do të ju thotë: unë dua të puth një mashkull e jo një taketuke.
Sytë e gjelbër të një vampiri: Inatosja-veprimet e juaja të një vampiri, ngritja e zërit pa arsye nuk janë një nga ato gjërat që i pëlqejnë vajzat. Xhelozia e juaj e paarsyeshme, apo takimet për “qërim të hesapeve” janë gjëra që ju pengojnë vajzave më së shumti. Prandaj kujdes fjalorin dhe kontrolloni veten.
Një baba: Një fëmijë në skenë është shumë për dëshirat e një vajze. Ajo do të preferonte më shumë një djalë beqar se sa një burrë me një fëmijë jashtë martesës.
I bërë prej flokësh: Ajo do të ik nesër kur është fjala te flokët, llogaritni mirë. Nuk do të jeni aspak tërheqës nëse keni qime në hundë dhe i gjithë trupi juaj është i mbuluar nga ato. Kjo është një gjë neveritëse për femrat.
Dhëmbët: Higjiena e papastër: të jesh i papastër nuk është bekim. Vajzat rrëqethen nga meshkujt me dhëmbë të palarë. Ato e urrejnë erën, frymëmarrjen me erë të hudhrës dhe thonjtë e papastër.
10 mënyra si mund ta humbisni një femër?! Lojerat
Lojërat kompjuterike: Aspak tërheqëse-dhënia pas lojërave kompjuterike nuk është aq argëtuese për vajzat sa është për meshkujt. Ajo do të lodhet një ditë nga lojërat tuja dhe nga ti.
Të sharat: Përdorimi i fjalëve të ndyta-më mirë një bisedë e vogël por e këndshme, se sa përdorimi i fjalëve të ndyta gjatë tërë kohës. Vajzat nuk e arsyetojnë këtë. Është irituese kur një mashkull e ndjen të nevojshme përdorimin e shpeshtë të fjalëve të ndyta!
E veshura pa shije: ‘Scruffiness’-veshja e bukur tek djemtë është po aq e rëndësishme sa edhe për vajzat. Nuk është krenari të vishesh pa shije, dhe veshja juaj të jetë aspak e modës. Vajzave u pëlqen kur i dashuri i tyre duket bukur. Nëse ndonjëherë ju shkon mendja të vishni sandale me çorape, atëherë do t’i keni punët keq.
10 mënyra si mund ta humbisni një femër?! Veshura
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi