Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA, terrorizmi, tre shqiptarë rrezikojnë burgim të përjetshëm

Shko poshtë

SHBA, terrorizmi, tre shqiptarë rrezikojnë burgim të përjetshëm Empty SHBA, terrorizmi, tre shqiptarë rrezikojnë burgim të përjetshëm

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 23, 2008 4:18 am

SHBA, terrorizmi, tre shqiptarë rrezikojnë burgim të përjetshëm


Nga Erion Kaçorri
Tre shqiptarë nga Dibra e Madhe rrezikojnë burgim të përjetshëm pas provave të zbuluara se mund të kenë lidhje me Al Qaedën. Një juri në Nju Xhersi ka shpallur fajtor pesë persona, mes të cilëve tre shqiptarët pasi akuzohen se kanë tentuar të kryejnë një sulm në bazën ushtarake Fort Dix, pas një lidhje me Al Kaedën. Arrestimi i tyre u bë një vit më parë pasi në bazë të disa provave dhe xhirimeve në videokaseta DVD, u zbulua se ishin duke stërvitur me uniforma ushtarake dhe rroba kamollfazhi me qëllim kryerjen e sulmeve terroriste.
NJU XHERSI - Pese personat, tre prej te cilëve shqiptare nga Dibra e Madhe të cilët akuzoheshin per komplot ne bazen ushtarake ne fort Dix te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, jane shpallur fajtore nga nje juri Camden ne Nju Xhersi. Të akuzuarit Dritan Duka 28 vjeç, Shain Duka 26 vjeç, Elvir Duka 23 vjeç, që të tre shqiptarë nga Dibra e Madhe, dhe i akuzuari me origjinë turke Serdar Tatar 23 vjeç, dhe një jordanez Mohamad Ibrahim Shneëer, 22 vjeç, akuzoheshin se kishin pasur si qëllim të kryenin sulm në bazën ushtarake Fort Dix. Me kete vendim te pese personat mund te perballen me burgim te perjetshem.
Sipas prokuroreve, te peste kerkonin te nisnin nje lufte te shenjte por mbrojtja e te akuzuarve i hodhi poshte deklaratat. Ndonese nuk ishin akuzuar se kishin lidhje me ndonje grup terrorist nderkombetar, hetuesit dolen ne perfundimin se te peste ishin frymezuar nga kryeterroristi i Al Kaedes, Osama Bin Laden. I arrestuar ka qenë dhe shqiptari tjetër, Agron Abdullahu, i cili është liruar duke ju dhënë një dënim i cili ishte i barabartë me kohën sa ai kishte qëndruar në burg.
Juria që dha vendimin përbëhej nga 11 veta. Arrestimi i tyre u bë një vit më parë pasi në bazë të disa provave dhe xhirimeve në videokaseta DVD, u zbulua se ishin duke stërvitur me uniforma ushtarake dhe rroba kamollfazhi.

(O.Zh/ News24/ BalkanWeb)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi