Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vdes kirurgu i njohur, Ali Zatriqi

Shko poshtë

Vdes kirurgu i njohur, Ali Zatriqi Empty Vdes kirurgu i njohur, Ali Zatriqi

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 21, 2009 10:52 pm

Vdes kirurgu i njohur, Ali Zatriqi




Ka vdekur sot, në moshën 80-vjeçare, Prof. dr. Ali Zatriqi, për vite të tëra profesor i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë dhe kirurg i njohur në QKUK.

Varrimi i të ndjerit bëhet të mërkurën, në varrezat e qytetit në Prishtinë, në ora 13.

Ali Zatriqi lindin në Novi Pazar, më 1929, në një familje zejtare rrobaqepëse me prejardhje nga Gjakova. Aty e kreu shkollën fillore, kurse të mesmen e vazhdoi në Prishtinë. Me 1952 regjistroi Fakultetin e Mjekësisë në Beograd të cilin e përfundoi më 1960. Me 1966 kreu specializimin në Klinikën e Kirurgjisë në Beograd. Me 1971 pranohet si asistent në Universitetin e Prishtinës ku vazhdoi të punojë në Repartin e Kirurgjisë e më pastaj në Klinikën e Kirurgjisë të QKUK në Prishtinë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdes kirurgu i njohur, Ali Zatriqi Empty Re: Vdes kirurgu i njohur, Ali Zatriqi

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 21, 2009 10:56 pm

Sot (e martë) në Prishtinë ka ndërruar jetë prof. dr. Ali Zatriqi

Vdes kirurgu i njohur, Ali Zatriqi Ali_zatriqi_170X130 Sot me, 21.07.2009, ka ndërruar jetë Prof. dr. Ali Zatriqi, për vite të tëra profesor i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, kirurg i palodhshëm në QKUK, nënshkrues i Apelit 215 dhe punëtor i palodhshëm humanitarë. Varrimi i të ndjerit behet nesër (22 korrik) në varrezat e qytetit në Prishtinë, në ora 13:00.
Prof. dr. Ali Zatriqi u lind në Novi Pazar, me 11.04.1929, në një familje zejtare rrobaqepëse me prejardhje nga Gjakova. Shkollën fillore e kreu në Novi Pazar kurse të mesmën në Prishtinë. Me 1952 regjistroi Fakultetin e Mjekësisë në Beograd të cilin e përfundoi më 1960. Me 1966 kreu specializimin në Klinikën e Kirurgjisë në Beograd. Me 1971 pranohet si asistent në Universitetin e Prishtinës ku vazhdoi të punojë në Repartin e Kirurgjisë e më pastaj në Klinikën e Kirurgjisë të QKUK në Prishtinë.

Me 1977 mbrojti tezën e doktoratës në Beograd dhe me 1983 zgjidhet profesor i rregullt i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë.

Ishte në nënshkrues i apelit 215 dhe punëtor i palodhshëm humanitarë. Në mënyrë të tërthortë prof Zatriqi mori pjesë edhe në luftën e fundit të popullit shqiptar, gjithnjë duke dhënë kontributin e tij të palodhshëm humanitarë e intelektual.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, me 22 korrik ’09, në varrezat e qytetit të Prishtinës, në ora 13:00.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi