Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vdes shkrimtari i njohur Dhimitër Xhuvani

Shko poshtë

Vdes shkrimtari i njohur Dhimitër Xhuvani Empty Vdes shkrimtari i njohur Dhimitër Xhuvani

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 20, 2009 10:20 pm

Vdes shkrimtari i njohur Dhimitër Xhuvani

Vdes shkrimtari i njohur Dhimitër Xhuvani U1dhimiterxhuvani1c

Nga Express

Një humbje e madhe është shënuar sot për letrat shqipe, pasi shkrimtari Dhimitër Xhuvani ka mbyllur sytë për të fundit herë, duke u ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare për shkaqe natyrale. Autor i mjaft veprave artistike, Xhuvani njihet si një ndër figurat kryesore që bënë epokë në letërsinë shqiptare gjatë dekadave të fundit.

I lindur në vitin 1934 në Pogradec, ai do të studionte letërsi në Tiranë dhe më pas do t’i vijonte studimet e larta edhe në Institutin e Letërsisë "Gorki" të Moskës.

Në vitin 1958, do të botohej vëllimi i parë i tregimeve të Dhimitër Xhuvanit me titullin "Kambanat e fundit", për të vijuar më pas, në vitin 1962 me vëllimin e dytë të tij, “Midis dy netëve".

Ndërsa romani i tij, i botuar në vitin 1966 “Tuneli”, do të paraqiste gjendjen e vërtetë në Shqipëri në ato vite, dhe për këtë arsye, shkrimtari i njohur u dëbua nga Tirana dhe punoi në Cërrik e në disa fabrika të qyteteve tjera.

Pas kthimit, Dhimitër Xhuvani “i rehabilituar” botoi në vitin 1970 romanin "Përsëri në këmbë".

Për të vijuar më pas me botimin e disa romaneve si ai në vitin 1976 me titullin "Zgjimi i Nebi Surrelit", në vitin 1979 romani me titullin "Do të jetojmë ndryshe", në vitin 1981 romani "Vdekja e zotit Kaloti", ndërsa në vitin 1984, ai me titullin “Bota ime” etj.

Bashkë me të, letërsia shqiptare humbi një nga zërat kryesorë të shekullit të kaluar.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdes shkrimtari i njohur Dhimitër Xhuvani Empty Kryeministri Berisha ngushëllon familjen e shkrimtarit Dhimitër Xhuvani

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 21, 2009 12:29 am

Kryeministri Berisha ngushëllon familjen e shkrimtarit Dhimitër Xhuvani



Vdes shkrimtari i njohur Dhimitër Xhuvani _--ngushellime-1.JPG
Berisha ngushëllon familjen e shkrimtarit Dhimitër Xhuvani

Kryeministri Berisha i shprehu sot në mbrëmje ngushëllime familjes së shkrimtarit të njohur Dhimitër Xhuvani, i cili u nda sot nga jeta. Kryeministri Berisha e cilësoi Dhimitër Xhuvanin një ndër krijuesit më të fuqishëm të letërsisë shqipe, i admiruar po ashtu për mirësinë, intelektualizmin dhe qytetarinë e tij.

“Letrat shqiptare, - tha Kryeministri Berisha - humbin një prej princërve të tyre më të shquar, një nga krijuesit më të fuqishëm të letërsisë shqipe. Bota intelektuale humbet intelektualin e madh. Dhimitër Xhuvani është një personalitet i rrallë në botën e letrave dhe të mendimit shqiptar, i cili sintetizoi, ndofta më mirë se kushdo tjetër, krijuesin e shquar e të talentuar me qytetarin me integritet të lartë moral dhe njerëzor. Kushdo që e ka njohur e ka admiruar për romanet e tij, por ata që e kanë njohur nga afër e kanë admiruar po kaq për njerëzinë, mirësinë, intelektualizmin dhe qytetarinë që ai rrezatonte. Ai lë një emër të madh, lë një boshllëk të madh.”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdes shkrimtari i njohur Dhimitër Xhuvani Empty Presidenti Topi nderon artistin e madh Dhimitër Xhuvani

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 21, 2009 12:30 am

Presidenti Topi nderon artistin e madh Dhimitër Xhuvani

Nderohet figura e Dhimitër Xhuvanit


Vdes shkrimtari i njohur Dhimitër Xhuvani TO-NDERIMI
Presidenti Topi u shpreh ngushëllimet familjarëve të artistit të madh, Dhimitër Xhuvani


Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi vizitoi sot familjen e Dhimitër Xhuvanit, shkrimtarit, skenaristit, regjizorit, artistit të madh, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.
Pasi u shprehu të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të shtrenjtë, Presidenti i Republikës vlerësoi lart krijimtarinë dhe veprën e Dhimitër Xhuvanit si një thesar i vyer i traditës dhe kulturës sonë kombëtare. “Me punën dhe përkushtimin e tij, ai u kthye në një model të pastër të krijuesit dhe artistit me ndjenja, vlera e virtyte të çmuara njerëzore dhe të një profesionisti virtyoz me një personalitet të spikatur e karakter mbresëlënës”, - vuri në dukje Kryetari i Shtetit. Duke shprehur mirënjohjen për kontributin e z. Xhuvani në edukimin dhe formimin e brezave më të rinj të artistëve, regjizorëve e skenaristëve në kinematografinë shqiptare, Presidenti Topi nënvizoi se kujtimi i tij do të mbetet përgjithnjë i pashlyeshëm në memorien e artdashësit shqiptar përmes librave dhe filmave, personazheve të spikatur, skenave të gjalla e plot dinamizëm të skalitura thellë ndër vite në mendjen e adhuruesve të kinemasë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdes shkrimtari i njohur Dhimitër Xhuvani Empty Re: Vdes shkrimtari i njohur Dhimitër Xhuvani

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi