Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kushtuar demostratave të Tetoves 1968

Shko poshtë

Kushtuar demostratave të Tetoves 1968 Empty Kushtuar demostratave të Tetoves 1968

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 24, 2008 1:06 am

Kjo shkresë na erdhi nga Ulku. Ne ia plotsojmë dëshirën Ulkut duke e falenderuar e njëherit duke e publikuar në kategorinë "Speciale" pa nderhyrjen tonë.



Ulku Tue Dec 23, 2008 9:53 pmi nderuar z. administrator po ju dërgoj një poezi të poetit Kasam Shaqirvela, kushtuar demonstratave të 22 dhe 23 dhjetorit të vitit 1968 që u mbajtën në Tetovën e kuqe, e që qenë një paralajmërim për gjërat që ndodhën më vonë.

me respekt Ulku

Nga Kasam ShAQIRVELA

DIKUR QE ’68-ta


Dikur qe gjashtëdhjetëeteta
Sot e mot qe njizet vjet
E kujtoj këtë përvjetor
Sa me dhimbje, po aq me pietet

Kur doli murrlani me stuhi t’vet
Nga Kosova fryni era …!
Gjith’ shqiptarët i shpoj ferra
Për Flamur, për Univerzitet ?!

Nji parullë me nji sllogan
E nxori demonstrata n’shesh
Roftë Kosova Republikë!
T’madhi e t’vogli i ra n’vesh

N’Tetovë ndaloi balozi zi
Kërkoj kurban, kërkoj haraç
Dhe djelmnia i doli n’log
Ta frenoj kët sistem hutaç

Kacafitje ball’ për ball’
Me policë e me tradhtarë
Përmes plumbash të kordonit
U mbrojt flamuri i kombit

Provokime dhe shantazhe
Rrodhën pastaj pa ndërpre
Si ndër shkolla edhe fabrika
Shum’ procese të montueme
I banë njerzit edhe nga frika

Dënime ma t’randa mori arsimi
Ndër kuadro gjuheshin shtriga
Me proceset si diferencimi
Çe do o zot punë ma t’liga?!

Burgjet mbushun me shqiptar ’
Akuzat vinin varg e vij’
S’pat pardon as dhe mëshir’
Bile dënoheshin edhe fmij’

Por, ideali s’asht thye dot?!
Ideja do gjej’ rrugë tjera!!
Mbase shpresa nuk më pritet
Zemra ime kështu ma thot

Se, ka burra Shyptaria!!
Edhe ktë e besoj plot
Ata ma trimat i thirr Liria
Qi t’punojn për komb o zot
Amaneti, se s’ban do ruhet
E realizofshin brezat për mot.



dhjetor, 1988
shkruar me rastin e 20 vjetorit të demonstratave të vitit 1968 në Tetovë, nga autori pjesëmarrës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi