Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:NË NDERIM TË 11 MARSIT, NISMËS SË DEMOSTRATAVE STUDENTORE PËR KOSOVËN REPUBLIKË, ME Ç´RAST MORI NISMË EPOKA E RE DARDANE!

Shko poshtë

Mentor Thaqi:NË NDERIM TË 11 MARSIT, NISMËS SË DEMOSTRATAVE STUDENTORE PËR KOSOVËN REPUBLIKË, ME Ç´RAST MORI NISMË EPOKA E RE DARDANE! Empty Mentor Thaqi:NË NDERIM TË 11 MARSIT, NISMËS SË DEMOSTRATAVE STUDENTORE PËR KOSOVËN REPUBLIKË, ME Ç´RAST MORI NISMË EPOKA E RE DARDANE!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 13, 2011 8:38 pm

Mentor Thaqi:NË NDERIM TË 11 MARSIT, NISMËS SË DEMOSTRATAVE STUDENTORE PËR KOSOVËN REPUBLIKË, ME Ç´RAST MORI NISMË EPOKA E RE DARDANE! 174356_100000582437455_6602030_n

Mentor Thaqi:NË NDERIM TË 11 MARSIT, NISMËS SË DEMOSTRATAVE STUDENTORE PËR KOSOVËN REPUBLIKË, ME Ç´RAST MORI NISMË EPOKA E RE DARDANE!

11 Marsi i Vitit 1981 ishte dhe mbeti Jehona e Kushtrimit Dardan për Republikën e Kosovës!
Nderim të gjithë nismëtarëve, vazhduesve dhe përkrahësve të kësaj nisme, e nderimi më
i madh le të shkoj drejt atyre që u sakrifikuan dhe ranë në mbrojtje të Kauzës së Shenjtë Kombëtare!


PRANVERË STUDENTORE

Eh, mbaj mënd njëherë,
pa më thënë kush,
rrëmuja dhe pamjet nga TVP,
folën e thanë
ato që nuk i thoshin Reporterët,
as berberët, as beterët,
më shumë flisnin mermerët
me grrithje e gërvishtje,
nga dy shkronja, histori në vete,
për të nesërmen, se helbete...!


Atë ditë, shumëçka u thye,
jo vetëm pjatat,
shumëçka u përlye,
jo vetëm surratet,
shumëçka u përmbys,
epokat, etapat
dhe shumëçka u ngrys,
na mateshin dhe hapat!


Cakërr këtu, cakërr atje,
deklarata pa afishe,
pa pllakata, fjalë njëshe!
E tevona, ecjejona,
me dy shkronja, me dy gishta,
n´rrugë, n´fletore,
nëpër banga me gërvishtje.
Dhe, ska njeri, plak as i ri,
që nuk e di dhe nuk i njeh,
shkronjat e shekullit K dhe R
dhe dy gishtat në formën V,
një Legjendë, e shkruar dje!


Janë Studentët, si Disidentët,
sjellin vlera,
e thonë fjalën paksa ndryshe,
pa komplekse, pa medyshje,
dhe, kërkojnë Vetadministrim,
si ti tëndit, unë Popullit tim!


Ah, fjalë e lirë,
nga dheu e mbirë,
a ka tank që mund ta shtypë?
A ka plumb që mund ta vrasë?!
Jo qebesa, se fyt për tytë,
edhe shekulli, le t´pëlcas!
Kalama isha, s´kuptoja shumë,
çfarë po bëhej, çfarë po ngjiste?!
Por, radhëve të gjata si lum,
iu bashkova, gjë s´më priste!
Nëpër rrugë, fabrika, shkolla,...
me afishe, me parolla:
"Republikë, Kushtetutë,
o me hater, o me Luftë!"


Atë ditë në Prishtinë,
Praga vetë!
Tanket Ruse në marshim,
aty e mbi dhjetë vjet.
Atje të të pesëdhjetave,
e këtu të të shtatëdhjetave,
koinçidencë nuk pat,
Pranvera e Pragës në Prishtinë, plot gjak!


Eh,
thyerja e pjatave, shumëçka theu,
shumëçka mbërtheu e zbërtheu,
u tha shumëçka, por, pak u tha,
se ishte më shumë se një hata,
studentët ishin ne, e ne ata,
e thyerja, ah, thyerja mori krah!
Cakërrima e bërtima,
thyen heshtjen, rrenën,
e V-B-së inekzistent,
nostalgjinë e të huajes së turpshme, ...
theu, po po, mbi të gjitha theu gënjeshtrat
dhe Mitin për të pathyeren
dhe pasthyeshmërinë e tanimë të thyerës,
atij Monstrumit të bashkimit të përgjakshëm,
e vetëm guximin, e zbërtheu,
e rriti e nuk e theu
dhe krejt kjo në Marsin e nxetë,
datë simbolike e njëmbëdhjetë,
mbet e gdhendur, në Kujtesë për Jetë!


Mentor Thaqi VS., 11.02.2011

Kjo Poezi u lexua të Dielën e kaluar (më 06.03.2011) në
Manifestimin e 30 Vjetorit të Demostratave Studentore të Vitit 1981
që u mbajt në Zürich nga vet (disa prej) organizatorët e tyre!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi