Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një kërkesë për anën emocionale të Evropës

Shko poshtë

Një kërkesë për anën emocionale të Evropës Empty Një kërkesë për anën emocionale të Evropës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 05, 2009 1:06 am

Një kërkesë për anën emocionale të Evropës

Nga takimi i grupit të ekspertëve të filmit në Ruhr të Gjermanisë

Një kërkesë për anën emocionale të Evropës Rurh%20(Small)
Pjesëmarrësit e takimit të kineastëve në Ruhr të Gjermanisë (në mesin e të cilëve është edhe Kujtim Çashku) së bashku me kryetarin e komisionit evropian Mannuel Barosso
Në këtë takim mori pjesë edhe Kujtim Çashku, regjisor/ rektor i Shkollës së Filmit & Multimedias Marubi nga Shqipëria.


Grupi i ekspertëve (Think Tank) të EFA “Imazhi i Europës” me Presidentin e EU Barosso, rezultoi me një thirrje të kineastëve për edukimin e filmit në shkolla.Njëzet krijues lider nga fushat e regjisë, skenarit, aktrimit, produksionit, distribucionit dhe edukimit, u takuan me José Mannuel Barosso, president i Komisionit Europian, për të shkëmbyer këndvështrimet e tyre mbi impaktin që imazhet dhe kinemaja kanë mbi identitetin e Evropës dhe mënyrën se si evropianët identifikohen me kontinentin e tyre mëmë.Presidenti, i cili ndoqi ftesën e Akademisë për ta marrë takimin nën patronatin e tij, u shpreh se Unioni Evropian shpesh shihet nga qytetarët e tij si ”bashkim kryesisht ekonomik”, dhe deklaroi se: “Ne duhet të përqëndrohemi më shumë në anën emocionale të Evropës”.Takimi u vendos në dritaren e grupit të ekspertëve (think tank) Imazhi i Europës, organizuar nga Akademia evropiane e Filmit, në Ruhr të Gjermanisë, kryeqytet i kulturës evropiane 2010, me mbështetjen e Fondacionit të Filmit North Rhine-Westphalia dhe Ruhr 2010.Me ftesën e Wim Wenders and Volker Schlöndorff, pjesëmarrësit diskutuan mbi shumë tema si dëmi i vazhdueshëm që vjen nga pirateria dhe problemet e distribucionit jashtë vendit të origjinës së një filmi. Siç Wim Wenders shprehu: “ Është një kinema e re nga një gjeneratë e re dhe optimiste, e cila lëviz lirshëm përmes kontinetit pa kufij. Vetëm se filmat e tyre brilantë nuk udhëtojnë po aq sa kineastët e tyre”.
Në këtë takim mori pjesë edhe Kujtim Çashku, regjisor/ rektor i Shkollës së Filmit & Multimedias Marubi nga Shqipëria. Në mënyrë unanime u ra dakort se filmi mund të luajë një rol të pamatur, në mënyrën e mardhënjeve të evropianëve me kontinentin e tyre dhe se një sensibilitet për kultura e vende të tjera mban gjallë shpirtin e diversitetit, si dhe krijon një vlerësim mbi pasurinë e kulturës evropiane. Siç nënvizoi Volker Schlöndorf, është koha “të konsiderojmë një tjetër gjuhë, gjuhën e imazheve”.Diskutimet i drejtuan pjesëmarrësit t'i bëjnë thirrje vendeve anëtare të Unionit Evropian që të përfshijnë filmin, ashtu si literaturën, në kurrikulat e shkollave e t´u mësohet studentëve që jetojnë në një botë të dominuar nga imazhe, duke nisur që nga shkolla fillore e më tej, mbi gramatikën e imazheve në lëvizje po siç mësojnë gramatikën e fjalës së shkruar.Pjesëmarrësit e Grupit të Ekspertëve EFA, ku përfshiheshin Costantin Costas Gavras (France, MISSING, AMEN), Agniezska Holland (Poland, EUROPA EUROPA), Marjane Satrapi (Iran/France PERSEPOLIS), Istvàn Szàbo (Hungary, MEPHISTO, COLONEL REDL) and Fernando Trueba (Spain, BELLE EPOQUE, LA NINA DE TUS OJOS) i ofruan Komisionit Evropian ndihmën e tyre në formësimin e së ardhmes së Kinematografisë Evropiane si pjesë e identitetit Evropian.Pjesëmarrësit do të shërbejnë si ambasadorë në vendet e tyre, për të shpërndarë përmbajtjen dhe rezultatet e këtij takimi.Wim Wenders dhe Volker Schlöndorff deklaruan se Akademia Evropiane e Filmit është gati të marrë përsipër një rol më madhor duke kontribuar në zhvillimin e një programi pan-evropian për edukimin filmik dhe duke eksploruar rrugë dhe mjete të tjera që mund të ndihmojnë në formësimine e “Anës Emocionale të Europës”.
M. Halili
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi